Itali, procedurat pėr bashkimin familjar
(gazeta shqiptare)
Vėshtirėsitė janė nė rritje pėr emigrantėt nė Itali qė duan tė bėjnė bashkim familjar. Por vėshtirėsia do tė rritet edhe pėr pėrfitimin e pensionit social. Pasi nga 1 janari 2009, pėr tė pėrfituar pension social nė Itali, veē tė tjerave do tė duhen edhe 10 vjet rezidencė nė kėtė vend. Tashmė kjo risi ėshtė ligj dhe ėshtė shpallur nė Gazetėn zyrtare mė 21 gusht. Ky kusht i vendosur rrezikon qė edhe atyre personave qė kanė marrė pension mė parė, por ende nuk kanė mbushur 10 vjetėt e rezidencės nė Itali, ka mundėsi qė t'u ndėrpritet pensioni. Gjithashtu nga 1 janari, personat qė do pėrfitojnė pensionin social nė Itali, duhet tė jetojnė atje, pėrndryshe u tėrhiqen edhe pensionet e kaluara qė u janė dhėnė mė parė. Nė 5 nėntor do tė hyjė nė fuqi njė dekret legjislativ (i publikuar nė datė 21 tetor 200 qė rrit nivelin e kushteve dhe fut rregulla tė reja pėr tė evituar abuzime. Bashkimi familjar do tė jetė i mundur me fėmijėt minorenė edhe me bashkėshortin, me kusht qė tė jetė tė paktėn 18 vjeē. Pėrfitojnė nga rregullat e reja fėmijėt mbi 18 vjeē vetėm nė rast se janė nė ngarkim dhe tė jenė plotėsisht invalidė, ndėrsa mė parė mjaftonte qė pėr arsye shėndeti nuk mund tė kujdeseshin pėr veten e tyre. Ndėrsa pėr prindėrit do tė jetė e mundur vetėm nėse nuk kanė fėmijė tė tjerė nė atdhe, ose janė mbi 65 vjeē dhe fėmijėt e tjerė qė ndodhen nė Shqipėri nuk kanė mundėsi t'i mbajnė pėr arsye shėndeti, dhe kjo tė jetė e vėrtetuar dhe dokumentuar. Kusht tjetėr ėshtė qė minimumi i tė ardhurave pėr tė prezantuar kėrkesėn, i njėvlefshėm me tė ardhurat vjetore tė ēekut social (rreth 5 mijė euro) rritet 50% pėr ēdo familjar qė bėn kėrkesėn pėr ta tėrhequr nė Itali. Vetėm pėr tė bėrė kėrkesėn pėr bashkim familjar pėr dy ose mė shumė fėmijė tė moshės nėn 14 vjeē, ose pėr dy apo mė shumė familjarė do tė ketė njė vlerė jo mė pak se sa dyfishi i ēekut social. Nė llogaritjet do tė llogariten dhe tė ardhurat vjetore tė familjarėve qė jetojnė me personin qė bėn kėrkesėn pėr bashkim familjar. Ndėrkohė, nėse mė parė pėr 90 ditė autoritetet e ngarkuara (Sportello per l'Immigrazione) nuk i pėrgjigjeshin kėrkesės pėr bashkim familjar, personi mund tė kėrkojė qė t'i jepet menjėherė viza e hyrjes, tani kjo periudhė ėshtė zgjatur mė shumė, nga tri muaj ėshtė bėrė gjashtė muaj. Njė pikė tjetėr e rregullave tė reja ėshtė qė, nėse lidhja familjare ėshtė e dyshimtė ose mungojnė dokumente tė besueshme, ambasada apo konsullata mund tė kėrkojė testin e ADN-sė dhe shpenzimet e kėtij testi do t'i paguajnė shtetasit qė presin tė marrin vizė pėr bashkim familjar.