Tiranė (start)-Nė fjalėn e rastit kryeministri Sali Berisha tha se sot ėshtė njė ditė e madhe pėr ne, ndėrsa e konsideroi Berluskonin si njė mik tė madh tė shqiptarėve. Berisha theksoi se me kryeministrin Berluskoni janė nėnshkruar disa marrėveshje tė rėndėsishme me vlerė 2.6 miliardė eurosh.

Kryeministri shqiptar ka premtuar lehtėsira pėr biznesin italian nė vendin tonė, duke pėrmendur kėtu taksat mė tė ulėta qė Shqipėria ka nė Evropė. Kreu i qeverisė shqiptare tha mė tej, se ishte diskutuar edhe pėr marrėveshje nė fushėn e turizmin, ku ėshtė firmosur pėr ndėrtimin e parqeve tė para turistike nė bregdetin shqiptar, kryesisht nė zonėn e Vlorės, ku biznesi italian do tė jetė financues.

Disa nga marrėveshjet mė tė rėndėsishme kanė qenė ato nė fushėn e energjisė, ku Berisha theksoi se Shqipėria do tė shndėrrohej nė njė nga zonat energjetike mė tė mėdha nė Ballkan, ku Shqipėria, siē vlerėsoi kryeministri i vendit tonė, ka resurse tė mėdha. Nė temė tjetėr e diskutimeve ka qenė edhe nė fushėn e luftės ndaj krimit tė organizuar.

Ndėrsa kryeministri italian Berluskoni tha se Shqipėria ka vuajtur nga diktatura komuniste, teksa ka afruar mbėshtetje tė fuqishme pėr integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.

"Te qeveria dhe autoritetet shqiptare, investitorėt italianė do tė gjejnė njė mundėsi pėr thjeshtimin e burokracive dhe jo ashtu siē ndodh shpesh, dhe tė gjithė jemi dėshmitarė pėr atė qė u ndodh firmave tė ndryshme italiane kur operojnė dhe veprojnė jashtė shtetit", u shpreh Kryeministri Berlusconi.

Duke u ndalur te aspirata euroatlantike e Shqipėrisė, Kryeministri Berlusconi vlerėsoi sukseset e arritura deri tani nga pala shqiptare. "Italia do tė ketė krenarinė dhe nderin tė mbėshtesė Shqipėrinė nė momentin qė ju do tė vendosni tė paraqesni kėrkesėn pėr statusin e vendit kandidat nė BE", tha Kryeministri italian.

Nė kėtė kuadėr, ai shprehu bindjen se "tė gjitha konfliktet e sotme nė Ballkan do tė marrin fund pėrgjithmonė vetėm me hyrjen e vendeve ballkanike nė familjen e vendeve europiane".

Nė pėrfundim, Kryeministri Berlusconi i bėri njė ftesė publike Kreut tė Qeverisė shqiptare qė tė marrė pjesė nė kursin njė javor i cili do tė organizohet nė muajin mars tė vitit tė ardhshėm nė Itali. "Besoj se do tė jetė njė kėnaqėsi e vėrtetė tė dėgjojmė leksionin e tij pėr tė kuptuar se si njė popull mund tė kalojė nga diktatura e plotė drejt njė demokracie tė plotė", tha nė pėrfundim, Kryeministri italian.

Pėrfundon takimi Berluskoni Berisha

ora 13:08 (start)-Ka pėrfunduar takimi midis kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe homologut tė tij shqiptar Sali Berisha. Pas takimit kokė mė kokė, tė dy kryeministrat kanė dhėnė njė konferencė pėr shtyp. Fillimisht ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje pėr Kodin e punės, midis ministrit shqiptarė tė Punės Ēėshtjeve Sociale Anastas Duro dhe ambasadorit italian nė Tiranė D’Elia. Njė tjetėr marrėveshje e rėndėsishme ėshtė nėnshkruar pėr ndėrtimin e njė impianti gazi nė Fier, marrėveshje pėr ndėrtimin e njė fabrike ēimentoje nė Balldre, ndėrtimin e njė parku energjetik nė Vlorė, etj.

Gazeta start