Receta Gatimi

17-vjeēari Marius Ēano, gjeniu me 20 gjuhė tė huaja


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    17-vjeēari Marius Ēano, gjeniu me 20 gjuhė tė huaja

    17-vjeēari Marius Ēano, gjeniu me 20 gjuhė tė huaja

    Ermelinda Hoxhaj

    Djalė i urtė dhe kur komunikon me tė kupton se ėshtė shumė fjalėpak. Pyetjeve u pėrgjigjet shumė shkurt, ēdo fjali qė thotė e mat disa herė. Kėshtu mund tė portretizohet mė pak fjalė 17- vjeēari Marius Ēano, nxėnės i vitit tė tretė nė gjimnazin "Petro Nini". Por ajo qė e bėn tė veēantė Mariusin tė duket si njė gjeni, ėshtė fakti se ai ka arritur tė studiojė 20 gjuhė tė huaja. Nėse njė moshatari tė tij tė rrijė mbi libra do i dukej e mėrzitshme, pėr atė ėshtė krejt e kundėrta. Kohėn, ai nė asnjė mėnyrė nuk e kalon kot, gjatė gjithė ditės ai ėshtė duke studiuar. "Librat janė miqtė e mi mė tė mirė. Nuk kam asnjėherė kohė tė lirė, pasi gjatė gjithė kohės lexoj", - tregon Mariusi. Ai ėshtė krejt ndryshe nga moshatarėt e tij; nuk ka shkuar asnjėherė nė Pub, nuk e kalon kohėn nė bare dhe shpeshherė lexon edhe nė autobus. Dėshirėn pėr tė studiuar gjuhė tė huaja ai e ka pasur qė i vogėl. Nė klasė tė gjashtė atij i kishte rėnė nė dorė njė fjalorth shqip-italisht dhe pa e ditur askush, ai kishte filluar qė ta mėsonte vetė italishten. Kur njė ditė fare rastėsisht nėna e vet e kishte parė, ai kishte treguar se po mėsonte italisht sepse donte qė njė ditė tė shkonte tė studionte nė Itali, pasi atje kishte dhe dajat e tij. Mariusi ka filluar tė studiojė gjuhė tė huaja nė moshėn 14-vjeēare dhe ka mundur qė pėr dy vjet tė mbrojė 20 gjuhė tė huaja. Por edhe pse ai di kaq shumė gjuhė, nuk arrin dot qė tė bėjė njė diferencė se cila prej tyre ėshtė mė e bukur, pasi pėr tė gjuhėt e botės janė tė bukura njėlloj. Dėshira e Mariusit ėshtė qė gjatė kohės qė studion nė gjimnaz t'i jepet mundėsia tė ndjekė edhe universitetin. Por edhe pse nė shumė vende tė tjera tė botės talentet pėrkrahen, nė vendin tonė njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur. Pasi prindėrit e tij, pėr t'i plotėsuar dėshirėn kanė bėrė disa herė kėrkesė nė Ministrinė e Arsimit, nė mėnyrė qė Mariusit si njė talent i rrallė, t'i jepej shansi tė ndiqte universitetin ende pa mbaruar gjimnazin. Por edhe pas shumė kėrkesave qė ata kanė bėrė, nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje nga Ministria e Arsimit. Ndėrkohė qė edhe nė periudhėn e komunizmit talente tė tilla mbėshteteshin, shembulli mė konkret ishte rasti i Lisandėr Saraēit, i cili edhe pse ishte nė klasėn e 6-tė, ishte regjistruar nė Fakultetin e Matematikės.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: 17-vjeēari Marius Ēano, gjeniu me 20 gjuhė tė huaja

    Bravo Mariusi! I uroj sukese te metejshme

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjeniu 15 vjeēar regjistrohet nė Cambridge
    Nga ardona nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-06-2011, 05:06 PM
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 10:46 PM
  3. Gjeniu maqedonas, paraqitet sėrish nė skenė
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 08:05 PM
  4. Gėzuar Vitin e Ri nė 500 Gjuhė tė huaja
    Nga ReniX nė forum Arkivi Forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 09:12 PM