E Merkure, 14 Shkurt 2007
Zgjedhja e dhuratave kthehet ne ankth per te rinjte e kryeqytetit. Ata pohojne se festa e te dashuruarve eshte simbolike dhe se jane kunder paradave masive drejt parkut te Liqenit Artificial
Luljeta NDOKA
Shetitje nga Liqeni Artificial, xhiro nga bulevardi dhe per ata me te kamurit, darka ne restorantet me luksoze. Kjo eshte menyra e vetme per te kaluar festen e Shen Valentinit ne Tirane. Te pakten keshtu ka qene deri tani. Ndersa kete vit, te rinjte pretendojne se i ka lodhur kjo menyre te festuari. Duan me shume intimitet, se, ne fund te fundit, kjo nuk eshte feste kolektive, sipas tyre. Ndersa ka nga ata te dashuruar qe e kane alergji Shen Valentinin, duke ndjekur parimin Ne dashurojme perdite, kjo feste eshte thjesht nje hipokrizi. Gjithsesi, duan apo s“duan ata, me 14 shkurt te gjithe festojne. Bejne dhurata, marrin te tilla, dhe fytyren e kane te veshur me nje buzeqeshje qe nuk u vihet re perdite.
Dhuratat
Pikerisht ketu fillon edhe stresi. Pothuaj qe ne fillim te muajit me te shkurter te vitit, te dashuruarit fillojne te kursejne parate per t“i blere dicka partnerit. Keto dhurata me shume se simbolike, jane te shtrenjta. Parfume, komplete te brendshmesh, veshje, kremra nga me te kushtueshmit jane me te kerkuarat neper dyqane. Erioni, student per mjekesi, duket teper i shqetesuar per dhuraten qe do t“i beje te dashures. Parate ka mundur t“i kurseje, por nuk di cfare ti bleje. Do t“i pelqeje, apo jo, kjo dileme nuk eshte vetem e tij, por e te gjitheve qe duan te bejne dhurata. Dhe e kane gjetur zgjidhjen. Meshkujt kane zgjedhur te marrin me vete per t“i kerkuar mendim shoqes me te ngushte, ndersa vajzat, shoket e tyre. Vetem ata e dine se c“mund t“u pelqeje personave te gjinise se tyre.