Njė zbulim i pavetėdijshėm i Zigmund Frojdit

Njė pėrfytyrim i pavetėdijshėm ėshtė i tillė, se ne nuk e vėmė re atė, ekzistencėn e sė cilės e vėrtetojmė mbi bazė tė shėnjave qė na jep (Uni dhe Esi)-, na sqaron Frojdi.

Kjo ėshtė pavetėdija e njeriut e pa zotėrueshme nga vetėdija e tij. Nė botkuptimin e tij Frojdi ėshtė ateist, nė asnjė mėnyrė nuk e beson zotin.

Mjafton tė citojmė veprėn e tij qė tė bind pėr kėtė: "Ne i themi vetes, qė do tė ishte diēka e mrekullueshme sikur tė ekzistonte njė zot si krijues i botės dhe i hyjnisė hirėplote, vėndi etik i botės dhe jeta e pėrtej varrit, mirėpo habia qėndron nė faktin, qė tė gjitha kėto janė pikėrisht siē do ti dėshironim"(E ardhmja e njė iluzioni). (d.m.th. iluzion dhe aspak realitet.)

"Nė qoftė se ka njeri qė mund ta dėmtojė ky punim, ky jam unė vetė. Mua do tė mė duhet tė dėgjoj qortime aspak dashamirėse pėr sipėrfaqshmėri, mediokritet, pamjaftueshmėri idealizmi dhe moskuptim i interesave mė tė larta tė njerzimit." Po aty: " Por mė vonė i bėra vetes pyetjen: Mos vallė botimi i kėtij libri do tė dėmtojė ndokėnd?

Nė tė vėrtetė nuk kam parasysh njė person tė veēuar, por ēėshtjen e psikoanalizės"?"Psikoanaliza ėshtė vepra ime, tani do tė thonė: Duket se ku tė ēon psikoanaliza.

Maska u hoq: ajo, psikoanaliza, ēon nė mohimin e zotit dhe tė idealit."?"Kritika e ka minuar fuqinė argumentuese tė dokumentave fetare, shkencat e natyrės i kanė nxjerrė nė shesh gabimet qė ato kishin, studimit krahasues i ra nė sy ngjajshmėria fatale e pėrfytyrimeve fetare qė ne nderojmė, me krijimet shpirtėrore tė kohėve dhe popujve primitivė.?

Por pajtohuni me mua?qė vlejnė pėrpjekjet pėr tė ndėrmarrė njė eksperiment edukimi antifetar."(E ardhmja e njė iluzioni). "Njė rėndėsi tė veēantė kėrkon rasti, qė njė numur i madh njerzish e pranojnė sė bashku pėrēapjen e kėtij transformimi tė ēmėndur tė realitetit; tė shpresojnė lumturi dhe mosvuajtje.

Si njė ēmėnduri e tillė masive duhen konsideruar besimet fetare."(E pa kėndshmja nė kulturė.) Ky ėshtė Zigmund Frojdi i vetėdijshėm, por edhe materjali i tij i dijeve fjetur nė pavetėdijen e tij vetjake(d.m.th. pa ndėrhyrjen e autorit natyrė) mbetet ateist, ose ateizmi i tij ėshtė pjellė e njė kamuflazhi tė vetė autorit natyrė. Aq sa mund tė themi se vetė zoti ia ka mbushur mėndjen Zigmund Frojdit qė nuk ka zot.

Krijesa inteligjente


Gjithmonė flitet pėr krijesa inteligjente, pėr mbartės mėnēurie. E tillė ėshtė quajtur nė mbarė botėn krijesa njerzore.

Ndonėse mėnēuria ose inteligjenca ėshtė e pranishme nė vetė botėn qė na rrethon, nė mijra krijesa e sajesa, aq sa duhet tė dyshojmė: Jemi ne, krijesa inteligjente,qė xhvasim mėnēuritė e natyrės apo ėshtė vetė autori natyrė qė na i servir ato? Pėr kėtė na shėrben pjesa e pavetėdijshme e vetė Zigmund Frojdit nė veprėn e tij.

Nė aktivitetin e pavetėdijshėm, trajtuar gjėrėsisht nė veprėn e Frojdit, brėnda kėtij aktiviteti me tė njėjta "vegla pune"qė i ndeshim kudo edhe nė veprėn e tij, operojnė dy lloje pavetėdijesh mbi tė njėjtin themel.

Njėra ėshtė pavetėdija vetjake e njeriut dhe tjetra pavetėdija me ndėrhyrje tek njeriu.

Nė tė dyja kėto"vegla kryesore" qė operon pėr tja servirur njeriut nga pavetėdija nė vetėdije nė trajtesėn tonė ėshtė A s o c a c i o n i (Lidhje mendimesh,p.sh. del nga lokali dhe sheh nė rrugė njė njeri me ēadėr nė dorė, ti kujtohesh menjėherė qė ēadrėn tėnde e ke harruar nė lokal).

Sa e magjishme dhe e zhdėrvjellshme ėshtė roli i asocacioneve nė punėn brėnda sferės sė pavetėdijes pėr tė nxjerrė nė vetėdije pėrmėndjen e njė harrese i referohemi Frojdit:

Njė afresku tė famshėm nė Orvieto tė Italisė nuk i kujtohej pėr qamet autori i tij (Signorelli). Nėpėrmjet rrugėsh asociative nxirrnin krye dy emra tė tjerė piktorėsh: Botticelli dhe Boltraffio, por duke qėnė njėkohėsisht i bindur qė nuk ishin ata emri i kėrkuar. Pra harresa e emrit S i g n o r e l l i duhet kėrkuar nė njė veēori tė vetė kėtij emri ose nė varėsi tė njė karakteri psikologjik ku ai pėrfshihet.

Me njė tė huaj bėra njė udhėtim nga Raguza pėr nė Dalmaci. Pėrpara se ta pyesja bashkudhėtuesin, nėse kish qėnė nė Orvieto dhe kish parė afreskun e famshėm tė ?. Kemi biseduar pėr zakonet e turqve qė jetonin nė B o s n j ė dhe H e r c e g o v i n ė.

Unė i tregova nga ēkisha dėgjuar nga njė koleg praktikant nė ato mjedise, qė ata (turqit) shfaqin besim tė plotė ndaj mjekut dhe nėnshtrim tė plotė ndaj fatit. Kur iu thua atyre qė tė sėmurin nuk e ndihmojmė dot, ata tė pėrgjigjen: Zotėri(H e r r) ēka pėr tė thėnė? Unė e di, nėse ishte pėr tu shpėtuar, ju do ta kishit shpėtuar! ( karakteri psikologjik i asocacionit H e r r (Zotėri nė gjermanisht).

Fillimisht nė kėto fjali gjinden emrat: B o s n i e n (Bosnjė, H e r z e g o ė i n a (Hercegovina) dhe fjala H e r r (zotėri) qė tė lejojnė futjen nė njė radhė asocacionesh ndėrmjet S i g n o r e l l i dhe B o t t i c e l l i - B o l t r a f f i o (duhet patur parasysh qė tė gjitha kėto veprime kryhen nė pavetėdijen e njeriut, vetėdija e tij ėshtė krejtėsisht nė pa dijeni tė kėtyre veprimeve).

Mua pikėrisht mė kujtohet qė doja tė tregoja njė anekdodė tė dytė qė nė kujtesėn time prehej pranė sė parės. Turqit e mbivlersonin kėnaqsinė seksuale dhe bjerrja e saj pėrqasej me rrezikun e vdekjes. Kolegut tim njė pacient i ishte shprehur dikur:"Ti e di zotėri(H e r r) kur ajo nuk funksionon mė s'ia vlen tė jetosh".

Ndodhesha akoma i trysnuar nga njė lajm qė e kisha marrė mė parė gjatė njė ndalese tė shkurtėr nė T r a f o i : Njė pacient me tė cilin u pėrpoqa shumė, pėr shkak tė difektit seksual tė pa shėrueshėm, i dha fund jetės. Pėrputhja Trafoi - Boltrafio kishte efektshmėri nė pavetėdije.

Nuk dua tė merrem me hollėsitė e veprės sė botuar nė shqip; Psikopatologjia e jetės sė pėrditėshme nga janė cituar dhe shėmbujt e nxjerrė nga origjinali. Qėllimi ėshtė pasqyrimi i kėtij sulmi tė madh asocacionesh nė pavetėdije pėr tė nxjerrė nė vetėdije emrin e harruar S i g n o r e l l i pėrgjithsuar shkurtimisht me ndėrlidhjet Signor - e l l i, Bottic - e l l i, ngjajshmėria fonetike - e l l i

Signor(zotėri) - H e r r(zotėri) H e r zegovina(H e r r), Zotėri ( H e r r) ēka pėr tė thėnė??Ti e di zotėri(H e r r) kur ajo nuk funsionon mė?.Pra nė pavetėdije duket qartė sulmi asocativ H e r r pėr tė nxjerrė nė vetėdije S i g n o r - e l l i.