William Shakespespear (sq. Uiliam Shekspir) ėshtė dramaturgu me i njohur anglez dhe ėshtė bėrė i njohur me "Hamletin" pastaj me veprėn e "Makbeth-it" etj. Uiliam Shekspir lindi nė Stratford mbi Avon mė 23 prill tė vitit 1564. Interesante ėshtė fakti se 23 prilli pėrkujtohet njėkohėsisht edhe si dita e vdekjes sė tij, 23 prill 1616.
Uiliami ishte biri i tretė i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetė fėmijėt e tyre mbijetuan katėr, dy prej tė cilėve u bėnė aktorė: Uiliami dhe vėllai i tij mė i vogėl Edmund, lindur mė 1580, i cili shkoi me tė nė Londėr.
Shekspiri konsiderohet si shkrimtari mė i shkėlqyer i gjuhės angleze dhe, nė mėnyrė absolute, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai ka qenė komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetėm qė shkroi disa tragjedi tė jashtėzakonshme tė cilat hynė nė historinė e letėrsisė botėrore, por edhe shumė komedi dėfryese qė nuk u shfaqen kurrė nėpėr skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatėve dhe i njė numrit tė madh tė poemave, disa prej tė cilave janė konsideruar si shembuj mė tė shkėlqyer tė letėrsisė angleze qė ėshtė shkruar ndonjėhere.
Aftėsia e tij qėndronte nė tė hedhurit e rrėfimit-pėrtej, pėr tė pėrshkruar kėshtu pamjet e brendshme dhe tė thella tė natyrės njerėzore. Mendohet se pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij ti ketė shkruar mes viteve 1585 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave qė i atribuohen atij nuk njihen me saktėsi, duke shkaktuar kėshtu mangėsi nė lidhje me hartimin e njė biografie tė thellė dhe tė plotė pėr kėtė figurė madhore tė letėrsisė.
Disa nga tragjeditė mė tė famshme tė Shekspirit janė: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndėrsa nga komeditė pėrmendim: Shumė zhurmė pėr asgjė, Nata e dymbėdhjetė, etj.
Veprat letrare
* Hamleti,
* Romeo e Xhuljeta,
* Henriku IV,
* Makbeth,
* Shumė zhurmė pėr asgjė,
* Nata e dymbėdhjetė
* Mundimet e kota tė dashurisė