Guvernatori i BSH-sė: Janė krijuar hapėsira pėr manovrim nė tė ardhmen e afėrt

Banka e Shqipėrisė ėshtė duke shqyrtuar uljen e normės bazė tė interesit. Sipas parashikimeve dhe analizės sė treguesve, Autoriteti Mbikėqyrės bankar do tė marrė vendimin brenda muajve tė parė tė vitit tė ardhshėm. Vetė guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė nė fjalėn e fundit pėrmbyllėse pėr kėtė vit ka theksuar se tashmė ka mė shumė hapėsira pėr manovrim. “Zhvillimet dhe informacioni mė i fundit sugjerojnė se balanca e rreziqeve pėr inflacionin nė tė ardhmen ėshtė e zhvendosur nė kahun zbritės, duke krijuar hapėsira pėr manovrim nė tė ardhmen e afėrt”, ėshtė shprehur pak ditė mė parė guvernatori Ardian Fullani.

Normat e interesit

Banka e Shqipėrisė ka mbajtur tė pandryshuar gjatė gjithė vitit 2008 normėn bazė tė interesit duke e lėnė atė nė nivelin 6,25 pėr qind. Tė gjitha rritjet e kėsaj norme janė bėrė njė vit mė parė. Gjatė vitit 2007-s, Banka e Shqipėrisė rriti normėn bazė tė interesit tre herė. Nė prill tė 2007-s norma bazė ishte 5,50 pėr qind, nė qershor ėshtė rritur me 0,25 pėr qind, nė shtator ėshtė rritur edhe me 0,25 pėr qind, duke kapur nivelin 6,00 pėr qind dhe qė prej nėntorit 2007 norma bazė e interesit ėshtė fiksuar nė 6,25 pėr qind. “Mbėshtetur nė analizat mė tė fundit tė zhvillimeve ekonomike dhe financiare nė vend, si dhe bazuar edhe nė parashikimet e bėra pėr ecurinė e inflacionit nė tė dy vitet nė vijim, dėshiroj tė theksoj se ka njė ankorim tė mirė tė pritjeve inflacioniste rreth objektivit numerik prej 3 pėr qind tė Bankės sė Shqipėrisė”, ėshtė shprehur Fullani.

Kreditė

Ulja e normės bazė tė interesit, sipas ekspertėve tė Bankės ė Shqipėrisė, ėshtė njė nga mėnyrat se si institucioni mbikėqyrės bankar operon me anėn e politikave monetare. Ulja e normės bazė do tė sillte njė ulje tė normave tė interesit nė tregun bankar, qė do tė thotė se edhe bankat e nivelit tė dytė qė kryejnė aktualisht veprimtarinė e tyre nė Shqipėri do tė kenė mė shumė mundėsi kreditimi pėr individėt dhe pėr ekonominė. Mbajtja nė norma tė larta interesi deri mė tani e ka ngushtuar dhėnien e kredive pėr individėt, raport qė mund tė ndryshojė nė tė ardhmen.

Depozitat

Nė kah tė kundėrt vepron ndryshimi i normės bazė tė interesit me depozitat e qytetarėve. Sipas ekspertėve tė Bankės sė Shqipėrisė nėse normat e interesit janė shumė tė larta njerėzit janė tė prirur qė tė depozitojnė mė shumė. Qė do tė thotė se ata marrin mė shumė pėrfitime nga interesat dhe nuk i qarkullojnė paratė e tyre. Me uljen e normės bazė tė interesit, rriten shanset pėr rritjen e kredidhėnies nė bankat e nivelit tė dytė. Por depozitat e qytetarėve do tė ecin nė kahun e kundėrt, pra atė rėnės