Receta Gatimi

Erjon Bogdani, nė "orbitėn" e Romės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Erjon Bogdani, nė "orbitėn" e Romės

    Roma kėrkon tė pėrforcojė sulmin nė merkaton e janarit dhe afrimi mė i mundshėm ėshtė Erjon Bogdani. Sulmuesi shqiptar mund tė transferohet menjėherė nė klubin verdhekuq, ndėrkohė qė nga largimi i tij Kievo do tė pėrfitojė shėrbimet e Okakas. Shkėmbimin e mundshėm ndėrmjet dy klubeve tė Serisė A e ka konfirmuar drejtori sportiv i veronezėve, Xhovani Sartori. Duke folur pėr merkaton nė "romanews.eu", ai i hapi "dritėn jeshile" transferimit tė lojtarit tė Kombėtares shqiptare. "Shkėmbimi Okaka-Bogdani ėshtė ideja jonė. Kievos mund t‘i interesojė ky ndryshim dhe kemi diskutuar me menaxherėt. Ndoshta ishin kėta tė fundit qė e publikuan kėtė lėvizje", deklaroi Sartori.



    "Gjithsesi do tė presim dhe tė shohim nėse ky shkėmbim i intereson edhe Romės. Pėr momentin, bisedimet janė nė fazėn fillestare". Nga kėto fjalė zbulohet se tre prej katėr protagonistėve kanė dhėnė pėlqimin pėr kėto ndryshime. Kievo ka gjetur marrėveshjen me dy menaxherėt e futbollistėve, me Alesandro Moxhin pėr Bogdanin dhe avokatin Domeniko Skopeliti pėr Okakan. Pėr tė plotėsuar tablonė mungon vetėm "Ok" i Romės, qė nuk duhet harruar se nė tė kaluarėn ka treguar nė disa raste interes pėr sulmuesin kuqezi, i cili u transferua nė kampionatin italian nė janar tė vitit 2000, kur filloi tė luante me Rexhinėn.

    Pėr momentin, drejtuesit e Romės preferojnė tė fitojnė kohė dhe nuk shprehen publikisht. Por, diēka ėshtė e sigurt: ekzistojnė tė gjithė parametrat pėr tė arritur marrėveshjen, ku kryesorja ėshtė ana ekonomike. Bogdani te Kievo pėrfiton afro 750 mijė euro neto nė sezon, rrogė e cilėsuar e lartė pėr arkat e veronezėve, por qė gjithsesi ėshtė paguar pėrgjysmė nga klubi. Pra, deri nė qershor, 31-vjeēari do t‘u kushtonte verdhekuqve diēka mė pak se 600 mijė euro. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Okakan, i cili sė fundmi ka rinovuar kontratėn pėr tė qėndruar nė kryeqytetin italian deri nė vitin 2012, pėr mė pak se 500 mijė euro neto nė sezon. Palėt e interesuara pritet tė takohen nė ditėt nė vazhdim, sepse mė parė drejtori sportiv i Romės, Daniele Prade, duhet tė diskutojė me trajnerin Luēiano Spaleti. Nėse drejtuesi i stolit do t‘i hapė rrugė shkėmbimit, gjithēka mund tė realizohet sa hap e mbyll sytė, madje Erjon Bogdani mund tė jetė i gatshėm pėr nėnkampionėt e Serisė A qė prej 14 janarit. Nė kėtė datė, Roma dhe Sampdoria luajnė sfidėn e prapambetur, ku verdhekuqtė janė pa kapitenin Franēesko Toti (i dėmtuar) dhe malazezin Vuēiniē (i skualifikuar). Bogdani nė stol nė vend tė Okakas shihet si zgjidhja e duhur.

    Roma, qė pėrveē kampionatit mendon edhe pėr Ligėn e Kampioneve, po shqyrton edhe alternativa tė tjera pėr merkaton e verės, ku nė listėn e dėshirave janė argjentinasi i Fiorentinės, Osvaldo dhe sulmuesi i Kombėtares gjermane, Lukas Podolski. Ndėrkohė, pėr Bogdanin kanė shprehur interes edhe disa skuadra tė tjera nė Itali. Bolonja kėrkon njė sulmues me peshė dhe synon shqiptarin, ndėrkohė qė te Kievo mund tė kalojė Bernaēi. "Er-Bomber" ndiqet edhe nga Palermo, qė kėrkon njė qendėrsulmues dhe mundėsia e transferimit nė Sicili nuk ėshtė fantazi.
    Futbolli-shqiptar.
    Ja dhe Videoja http://www.youtube.com/watch?v=hRz_Ez-9aew

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Roma i mbyll derėn Erjon Bogdanit

    Roma i mbyll derėn Erjon Bogdanit
    Roma refuzon Erjon Bogdanin. Edhe pse vetėm pak ditė mė parė transferimi i sulmuesit shqiptar te verdhekuqtė dukej i pėrfunduar, nė orėt e fundit gjithēka ka ndryshuar.




    Pas konsultimit me trajnerin Luēiano Spaleti, drejtuesit e klubit tė kryeqytetit italian refuzuan ofertėn e Kievos pėr shkėmbim 6-mujor, ku Bogdani do tė luante te nėnkampionėt e Italisė, ndėrsa te veronezėt do tė kalonte Okaka.

    Gazeta sportive “Corriere dello sport” citonte: “Transferimi i sulmuesit tė ri Okaka te Kievo pėrfundimisht nuk do tė mund tė realizohet. Roma ka refuzuar shkėmbimin me Bogdanin”. Pėr sulmuesin e Kombėtares kuqezi, skuadra e Spaletit ishte alternativa mė e mirė.

    Aty Bogdani do tė luante nė nivele tė larta (Roma ėshtė mes 16 skuadrave qė u kualifikuan nga faza e grupeve nė Ligėn e Kampioneve) dhe aktivizimi nuk do tė mungonte. Verdhekuqtė garojnė nė tre kompeticione dhe nuk kanė nė kontingjent njė sulmues me karakteristikat e 31-vjeēarit. Tashmė qė kjo mundėsi u venit, pėr lojtarin alternativat mė tė mira mbeten Bolonja e Palermo.

    Tė dyja kėto klube, qė konkurrojnė pėr mesin e klasifikimit nė Serinė A e vlerėsojnė lojėn e Bogdanit, por ende nuk janė interesuar zyrtarisht.

    E ardhmja e Bogdanit ėshtė e pasigurt edhe pėr shkak tė “Calciopolit” nė kampionatin italian. Largimi i tij nga Kievo duket i sigurt, por destinacioni nuk ėshtė i qartė.

    Pėr tė pėrkeqėsuar situatėn vetėm pak orė mė parė ėshtė zyrtarizuar edhe vendimi pėr menaxherin e sulmuesit, Alesandro Moxhi (djali i famėkeqit Luēiano Moxhi), qė u dėnua nga Gjykata e Shkallės sė Parė me njė vit e dy muaj burg.

    Pėr shkak se ngjarjet kanė ndodhur pėrpara aprovimit tė ligjit (nė vitin 2006), menaxheri nuk do tė shkojė pas hekurave, por impenjimi pėr t’u shpallur i pafajshėm nė Gjykatėn e Apelit, natyrisht qė nuk do t’i lejė shumė kohė pėr sistemimin e Erjon Bogdanit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. "Metro" do te quhet "Windows 8"
    Nga vaaldr1n nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 09:06 PM
  3. Si Te Krijoni Nje "ICE" TEXT EFFECT"
    Nga Diu Hacker Albania nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2010, 11:12 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM