Milan e Fiorentina, nė gjurmėt e Migjen Bashes
Njė tjetėr yll kosovar ka filluar tė shkėlqejė nė futbollin ndėrkombėtar. Bėhet fjalė pėr Migjen Bashėn, qė me paraqitjet e shkėlqyera me fanellėn e Riminit nė Serinė B, ka tėrhequr vėmendjen e shumė skuadrave nga elita e futbollit italian.




Mes ekipeve tė interesuara pėr shėrbimet e mesfushorit janė edhe gjigantėt e pėrtej Adriatikut, Milan e Fiorentina. Kėtė e ka konfirmuar kosovari me pasaportė zvicerane, i cili ėshtė shprehur i befasuar pėr interesimin e treguar nga 7 herė kampionėt e Evropės dhe klubit toskan.

“Tė shtunėn, menaxheri mė tregoi se pėr shėrbimet e mia kanė shprehur interes Milani e Fiorentina. Jam befasuar kur e mėsova kėtė gjė”, ka thėnė Basha pėr kosovaren “Express”. Megjithatė, sipas 21-vjeēarit, pėrveē kuqezinjve dhe ekipit nga Firence, nė gjurmėt e tij janė edhe disa klube tė tjera nga Seria A. “Tė interesuar pėr mua janė edhe Palermo, Leēe, Rexhina, Katania e Bolonja”, theksoi lojtari, i cili ėshtė pjesė e pėrfaqėsueses U-21 tė Zvicrės.

Ish-mesfushori i Viarexhos ka kontratė deri nė vitin 2011 me ekipin e Riminit. Por, Basha nuk e pėrjashton mundėsinė e largimit nga stadiumi “Romeo Neri” gjatė merkatos sė janarit.

“Rimini pretendon shumė para pėr kartonin tim. Por nėse nė adresė tė tyre vjen ndonjė ofertė e kėnaqshme nga klubet e interesuara, atėherė ka gjasa qė gjatė janarit tė largohem nga kjo skuadėr drejt njė klubi elitar nė Itali”, theksoi ai. Nėse kalimi nė njė prej skuadrave tė interesuara nuk realizohet gjatė kėsaj periudhe, objektivi i Bashės ėshtė qė sė bashku me Riminin tė qėndrojė nė Serinė B.

“Nėse mbetem te Rimini, synim kryesor ėshtė tė mbijetojmė nė kėtė ligė. Por, nėse na jepet shansi, do tė mundohemi qė tė arrijmė njė vend pėr ‘play-off’, edhe pse pėr momentin jemi larg kėsaj zone”, tregon kosovari.

Pas 20 ndeshjeve nė kategorinė e dytė italiane, Rimini ndodhet nė vendin e 14-tė, me 23 pikė tė grumbulluara: aq sa edhe Ankona e Frozinone. Basha ėshtė transferuar nė radhėt e Riminit gjatė dimrit tė vitit tė kaluar nga skuadra italiane, Viarexho. Edhe pse nė moshė ende tė vogėl, ai ka luajtur pėr disa ekipe, duke u pėrfaqėsuar me ngjyrat e italianėve tė Lukezes dhe zviceranėve tė Luzanė-Sport, ku aktualisht aktivizohet vėllai i tij i vogėl, Vullneti.