Digo-Juventus, marrėveshja ėshtė afėr


Javėn e ardhshme Alesio Seko do t’i bėjė ofertėn zyrtare klubit gjerman

Po bėhet gjithnjė edhe mė i mundshėm operacioni qė synon tė ēojė te klubi bardhezi Diegon, asin brazilian qė luan me Verder Bremen. Mesfushori i avancuar i kombėtares sė Brazilit kohėt e fundit ka shprehur vlerėsimin e tij pėr Juventusin; kėshtu, javėn e ardhshme drejtori sportiv i klubit torinez, Alesio Seko, do tė udhėtojė pėr nė Gjermani, pėr t’i bėrė njė ofertė zyrtare klubit gjerman.

Pėr momentin, Diego ka njė kontratė qė i skadon nė qershor tė 2011-s dhe vlerėsohet 25 milionė euro. Mundėsia qė kjo marrėveshje tė arrihet ėshtė shumė e madhe. Braziliani ka dėshirė tė ndryshojė ambient dhe tė luajė nė nivelet maksimale europiane, nė njė klub qė synon tė fitojė Champions Ligėn, ndėrsa Verderi ka lėnė tė kuptohet se, pėrpara njė oferte tė mirė ekonomike, nuk do tė bėjė rezistencė pėr tė mbajtur talentin e saj.

Mė pas, do tė mbeten pėr t’u diskutuar dy detaje. I pari ka tė bėjė me pagesėn qė mesfushori do tė marrė me fanellėn bardhezi, duke e dhėnė pėr tė sigurt faktin se Diego do tė jetė i gatshėm ta ulė kėrkesėn e tij, nė krahasim me 4,5 milionė eurot nė vit tė kėrkuara nė fillim.

I rėndėsishėm do tė jetė dhe pozicionimi i tij taktik, duke parė se flitet pėr njė mesfushor tė avancuar klasik dhe pėr ta vėnė nė kushte ku ai mund tė japė maksimumin. Klaudio Ranierit do t’i duhej tė ndryshonte modulin e lojės, duke kaluar nga 4-4-2 te 4-3-1-2.

Pra, ėshtė e vėshtirė tė mendohet qė Diego tė aktivizohet nė krahun e majtė, si zėvendėsues i Nedvedit. Ndėrkohė qė ka tė reja edhe pėr njė brazilian tjetėr, pėr tė cilin flitej se ėshtė interesuar Juventusi. Alesio Seko e ka mbyllur pėrfundimisht kapitullin “Mationi”, duke deklaruar se lojtari nuk ka qenė asnjėherė nė planet e klubit bardhezi.