Receta Gatimi

Kaka Refuzon Sheiket,qendron tek Milani


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kaka Refuzon Sheiket,qendron tek Milani

    Kaka Refuzon Sheiket,qendron tek Milani


    “Kaka do tė qėndrojė tek Milani“. Ky ka qenė verdikti i njė dite tė nxehtė nė Milano, ku bisedimet mes dy klubeve, Milan dhe Macester Siti, kishin arritur nė pikėn kulmore, ku duhej marrė njė vendim. Vendim tė cilin e ka marrė vetė lojtari, qė nė fund ka qetėsuar tifozėt kuqezinj, nė Itali, por edhe anembanė botės. Ka lėnė mėnjanė paratė, ofertėn marramendėse tė bosėve tė Mancester Sitit, duke vėnė mbi gjithcka ndjenjėn, zemrėn e tij, e cila tashmė mund tė konsiderohet pa frikė kuqezi. Sihariqin e mirė, kur dukej se gjithcka kishte pėrfunduar dhe ylli brazilian do tė transferohej nė Angli, ka qenė presidenti i Milanit, njėherazi kryeministėr i Italisė, Silvio Berluskoni, i cili, nė njė lidhje direkte nė njė program televiziv ka deklaruar: Kaka qėndron me ne. Paratė s’janė gjithcka pėr tė. Refuzimi ka ardhur nga vetė lojtari, pikėrisht kur pritej „ok“-i i tij pėr tė pėrfunduar transfertėn. Dy klubet kishin rėnė dakort me shifrėn prej 130 milionė eurosh, ndėrkohė qė lojtari do tė pėrfitonte 18-20 milionė euro pėr sezon. Sidoqoftė, vendosi zemra e Kakasė, e cila tashmė ėshtė kuqezi.“ Nė fakt, njėfarė konfirmimi kishte ardhur qė gjatė mbrėmjes sė tė hėnės, kur dhjetėra tifozė tė Milanit ishin mbledhur poshtė apartamentit tė futbollistit, duke protestuar kundėr transferimit tė tij. Nė njė moment Kaka` u shfaq nė dritare duke vėnė njė dorė nė zemėr dhe duke mbajtur nė dorėn tjetėr njė bluzė tė Milanit. Ndoshta vendimin e kishte marrė qė nė atė cast, pėr t’u konfirmuar pak mė vonė nga presidenti i Milanit, Berluskoni.



    Telenovela “KAKA” e sė hėnės, 19 janar 2009


    Tė hėnėn, paradite, nė Milano nisi njė bisedė mes drejtuesve tė tė dyja klubeve, pėr modalitetet e transferimit tė lojtarit tek Mancester Siti. I pranishėm ishte edhe babai i Kakasė, Boske Kaka Lejte, qė ėshtė edhe menaxheri i brazilianit kuqezi. Klubi anglez e ka bėrė ofertėn e tij tashmė. Propozimi pėr blerjen e Kakasė kap shifrėn e 100 milionė stėrlinave (rreth 111 milionė euro), prej sė cilės Milani duhet tė paguajė 4% nė formėn e taksave. Ndėrkohė qė Siti duhet tė paguajė edhe 5 pėr qind (rreth 6 milionė euro) nė llogaritė e klubit brazilian tė San Paolos, ku lindi e u rrit si futbollist Kaka, si ēmim i rivlerėsimit tė lojtarit.

    (Ora 11:00) Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, u shpreh se nuk i kupton protestat e tifozėve. “Nuk e di se ēfarė do tė bėjė Kaka. Por, mund tė them se ai nuk ka firmosur asgjė. Megjithatė, nuk jam nė gjendje qė tė bėj njė parashikim pėr atė qė mund tė ndodhė”.

    (Ora 11:35) Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, pohoi se do tė bėjė merkato nė Premier Ligėn angleze. Nė shenjestėr janė sulmuesi Adebajor (Arsenal), mesfushori Fabregas (Arsenal) dhe mbrojtėsi Ager (Liverpul). Berluskoni ka vendosur t’i hapė rrugė transferimit tė Kakasė tek Mancester Siti. Ndėrkohė, mediat franceze shkruanin se Bajerni i Munihut kishte kėrkuar nga Milani 35 milionė euro, plus transferimin pėrfundimtar tė Masimo Odos, pėr tė lėshuar mesfushorin e njohur tė Bajernit, francezin Frenk Riberi, qė pėrflitej se e kėrkon Milani.

    (Ora 12:10) Mediat angleze bėjnė tė ditur se njė delegacion i Manēester Sitit fluturoi drejt Milanos, me qėllimin e vetėm pėr tė realizuar blerjen e Kakasė. Objektiv ėshtė dhe presioni ndaj lojtarit, pasi njė ofertė e majme ėshtė bėrė edhe nga ana e Realit tė Madridit.

    (Ora 12:30) Nė Milano mbėrriti avioni qė mbante nė bord babain-menxher tė lojtarit kuqezi, Bosko Lejten.

    (Ora 13:10) Agjenti Oskar Damiani pohoi pėr radion “Anch’ io Sport” se shifra i kalon 100 milionėt e deklaruar, por Kaka ende nuk ka vendosur se ēdo tė bėjė.

    (Ora 13:16) Berluskoni dhe Galiani takohen dhe bisedojnė se ēfarė do tė bėjnė me Kakanė, pėrpara se tė takohen me Bosko Leiten, babain-menaxher tė lojtarit.

    (Ora 13:30) Mancester Siti, klubi anglez, bėri tė ditur se kishte Kreig Belami i Uest Hamit kishte kryer vizitėn mjekėsore dhe se “ēekiēat” kishin pranuar ofertėn prej 13 milionė eurosh tė Sitit.

    (Ora 13:45) Dhjetėra tifozė lėnė mesazhet e tyre tė firmosura nė hyrjen e pallatit ku banon Kaka, duke kėrkuar qė idhulli i tyre tė mos e lėrė Milanin pėr Manēester Sitin.

    (Ora 14:23) Trajneri i kombėtares italiane, Marēelo Lipi, beson se Kaka do tė qėndrojė te Milani. Tė njėjtėn gjė kėrkon edhe Arrigo Saki.

    (Ora 15:10) Babai i Kakasė, Boske Lejte, deklaroi se ka akoma shumė gjėra pėr t’u sqaruar me Milanin, nė lidhje me tė ardhmen e Kakasė.

    (Ora 15:36) Diogo Kotshko, zėdhėnėsi i Kakasė, pohoi se nėse Milani do tė niste tratativat me Manēester Sitin, edhe Kaka do tė merrte mė pas njė vendim tė tij, por ēdo gjė varet se ēfarė projekti ka Siti pėr tė ardhmen e skuadrės, duke parė edhe paratė qė kanė sheikėt.

    (Ora 16:20) Nisėn protestat pranė selisė sė Milanit. Tifozėvt kėrkojnė tė mos shitet Kaka te Manēester Siti.

    (Ora 17:15) Manēester Siti nuk ndalet, pas Belamisė. Hamburgu komunikoi se kishte pranuar ofertėn e Sitit pėr mesfushorin holandez De Jong, pėr 18 milionė euro.

    (Ora 17:25) Midis trajnerit tė Manēester Sitit, Mark Hjuxh, dhe Riki Kakasė u zhvillua njė bisedė. Kaka e falėnderoi Hjuxh pėr telefonatėn, por sipas njezėrve tė brazilianit, Kaka kishte qėndruar shumė i ftohtė.

    (Ora 18:03) “Milan Channel” bėri tė ditur se u mbyll takimi midis Galianit dhe babait tė Kakasė, Bosko Leite, por pa dhėnė asnjė detaj.

    (Ora 19:15) Pas bisedės me Galianin, babai i Kakasė, bisedoi me presidentin ekzekutiv tė Manēester Sitit, Geri Kuk.

    (Ora 20:00) Futbollisti i Milanit shkon nė shtėpi, duke mbajtur nė krah bluzėn e tij kuqezi. Tifozėt e Milanit thirrin nė kor: “Gjashtė vite nuk harrohen, qėndro me ne kapiten”.



    (Ora 22:45) Kulmi i skenės. “Kaką qėndron te Milani”. Kėtė e konfirmon vetė presidenti i Milanit, Berluskoni. “Eshtė njė fitore e Kakasė kjo. Kaka diti t’u rezistojė milionave, sepse e dashuron Milanin.Ne ruajtėm mesfushorin mė tė mirė nė botė, nė rolin e tij, por edhe njė burrė tė vėrtetė kuqezi. Shpresoj tė jenė tė kėnaqur edhe tifozėt, qė kėrkonin me ngulm qėndrimin e idhullit tė tyre nė Milano dhe Kaka nuk i zhgėnjeu. Ua plotėsoi dėshirėn.”

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Re: Kaka Refuzon Sheiket,qendron tek Milani

    Kaką rrėfen: Zgjodha zemrėn, jo paratė!


    Kampioni i Milanit ėshtė prekur nga mbėshtetja e njerėzve: Nė fund, rėndėsi ka historia ime

    Qėndroi nė heshtje gjatė gjithė ditės, por, pas mesnatės, Rikardo Kaką i rigjeti fjalėt: “Tė gjitha mesazhet qė mė vinin mė thoshin tė zgjidhja me zemėr. Nuk ishte absolutisht njė zgjedhje ekonomike. Milani mė ka ndihmuar gjithnjė, aty ka njerėz tė jashtėzakonshėm”.

    Atmosfera qė ishte tė shtunėn nė “San Siro”, para, gjatė dhe pas ndeshjes me Fiorentinėn, e ka prekur shumė. “Ishte njė ndeshje aspak e zakonshme, kishte fėmijė qė mbanin parulla nė duar pėr mua, - vazhdon braziliani. - Kur u largova nga Sao Paolo, njė pjesė e tifozėve filluan tė protestonin, ndėrsa tė hėnėn ishin tė gjithė nė mbėshtetjen pėr mua, nė selinė kuqezi dhe poshtė shtėpisė sime.”

    Pastaj, njė mendim edhe pėr familjen: “Ka pasur shumė spekulime, qė kėto ditė kanė krijuar edhe njė ide tė keqe ndaj babait tim. Nuk ėshtė kėshtu, - shpjegon Kaką. - Unė nuk jam grindur asnjėherė me tė. Familja ime ka qenė shumė e aftė dhe nė asnjė moment nuk mė ka nxitur tė shkoj kėtej apo andej. Nė fund, pati rėndėsi historia ime”.

    LEONARDO - Edhe menaxheri i merkatos sė skuadrės kuqezi, Leonardo, njeri qė e njeh shumė mirė brazilianin, ndihet i lumtur. “Ishte njė mbrėmje e gjatė dhe nė fund jemi tė lumtur. Jemi tė gjithė pak tė lodhur, por emocionet ishin shumė tė forta.” Drejtuesi kuqezi vazhdon: “Kur gjithēka mbaroi, ai ishte i qetė dhe i lumtur. Ka pėrjetuar situata tė ndryshme, ishte njė situatė e vėshtirė qė tė kuptohej, me shumė njerėz tė pėrfshirė, por tifozėt ishin vendimtarė, edhe presidenti Berluskoni ishte i zoti. Ishte diēka qė duhej vlerėsuar dhe, nė fund, njė gjė qė u ndodh tė gjithėve, triumfoi dashuria”.

    GALIANI - “Mbizotėroi zemra mbi arsyen.” Kėshtu u shpreh Adriano Galiani, administratori i deleguar milanist, mbi vendimin pėr tė mos vazhduar bisedimet me Manēester Sitin pėr Kakanė.

    “Tifozėt duhet ta falėnderojnė edhe njė herė presidentin Berluskoni pėr kėtė sforcim ekonomik, - tha Galiani, sipas tė cilit, ajo qė dėshmoi gjithēka ishte dashuria pėr ngjyrat kuqezi, - sepse ishte njė tentativė e madhe, para njė shifre superrekord nė botė.”

    MALDINI - Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, ka qenė i shqetėsuar pėr ēėshtjen “Kaką”, deri nė momentin kur doli lajmi se Kaką kishte hequr dorė nga milionat e arabėve tė Sitit: “Jam shumė i kėnaqur, shpresoja tė mbaronte kėshtu.

    Pėrqafimi i sė shtunės? Ėshtė normal kur fitohet njė ndeshje, por ishte edhe shpresa qė tė qėndronte me ne. Kaką u prek shumė nga mbėshtetja e njerėzve. Unė u druajta mos e humbisja si shok dhe kishte frikė edhe im bir qė, kur dėgjonte lajmin, thuajse qante”.

    KUBICA - “Jam shumė i lumtur pėr konfirmimin e Kakasė, nuk e dija, mė mirė tė kemi njė si ai te Milani, sesa kundėr.” Kėshtu u shpreh Robert Kubica, piloti i BMW-Sauber. “Unė jam tifoz i madh i Milanit, jam i kėnaqur qė ēėshtja e parave nuk ndikoi nė konfirmimin e tij.”



    Lexuar Nga Sporti Shqiptar

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Kaka Refuzon Sheiket,qendron tek Milani

    Mire qe nuk e beri dhe ky gabimin e Sheves... me pelqen qe zgjodhi milanin

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ku qendron problemi?
    Nga Arjol nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2012, 10:21 PM
  2. Sekreti qėndron te pantallonat
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-05-2011, 07:15 PM
  3. Gruaja qendron shtatzene per 60 vjet
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2011, 12:31 PM
  4. Qėndron nė rrugė me mbishkrimin: Kam tradhtuar gruan!
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2009, 02:54 PM
  5. 243 milionė funte pėr Kaka? Milani pranon?
    Nga Negativ nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 06:35 PM