Ja fjalimi i plote i presidentit te SHBA, Obama

Amerikė! Pėrballė rreziqeve tona tė pėrbashkėta, nė kėtė dimėr tė vėshtirė, le t’i kujtojmė kėto fjalė qė nuk njohin kohė. Me shpresė dhe virtyt, le t’u bėjmė ballė edhe njė herė me guxim rrymave tė acarta dhe t’i kapėrcejmė ēfarėdo stuhish qė do na rrahin.





Bashkėatdhetarėt e mi!

Qendroj sot para jush me respektin pėr detyrėn qė kemi pėrpara, mirėnjohės pėr besimin qė mė keni dhėnė, i vetėdijshėm pėr sakrificat qė kanė bėrė paraardhėsit tanė. Falenderoj Presidentin Bush pėr shėrbimin e tij ndaj vendit, si dhe pėr bujarinė dhe bashkėpunimin e tij gjatė gjithė kėtij tanzicioni.

44 amerikanė e kanė bėrė kėtė betim presidencial. Fjalimet janė mbajtur gjatė periudhave tė intensifikimit tė begatisė dhe kohėve tė paqes sė qendrueshme.Megjithatė, hera herės, betimi ėshtė bėrė edhe nė kohė stuhish tė ashpėra.Nė kėto momente, Amerika ka ēarė pėrpara, jo vetėm si rezultat i aftėsive tė atyre qė kanė mbajtur kėtė post tė lartė, por sepse Ne Populli kemi patur besim nė idealet e paraardhėsve tanė dhe dokumentet e themelimit tonė.

Kėshtu ka qėnė. Kėshtu duhet tė jetė pėr tė gjitha brezat e amerikanėve.

Qė ne jemi tani nė mes tė krizės, kjo ėshtė mjaft e qartė. Vendi ynė ėshtė nė luftė kundėr njė rrjeti tė gjerė dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonė ėshtė dobėsuar sė tepėrmi, pasojė e etjes sė pakontrolluar pėr fitime dhe papėrgjegjėsisė qė kanė treguar disa, por gjithashtu edhe pėr shakak tė dėshtimit tonė kolektiv pėr tė bėrė zgjedhje tė vėshtira dhe pėr ta pėrgatitur vendin pėr njė epokė tė re. Shumė njerėz kanė humbur shtėpitė dhe vendet e punės, shumė biznese janė mbyllur. Shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė shumė i kushtueshėm, shkollat tona kanė lėnė shumė tė zhgjėnjyer, dhe ēdo ditė sjell tė dhėna tė mėtejshme se mėnyrat si ne e pėrdorim energjinė, i shėrbejnė forcimit tė kundėrshtarėve tanė dhe kėrcėnojnė planetin tonė.

Kėto janė tregues tė krizės, sipas zėrave dhe statistikave. Mė pak e matshme, por jo mė pak e rėndėsishme ėshtė humbja e besimit nė mbarė vendin, njė frikė ngacmuese se rėnia e Amerikės ėshtė e pashmangshme dhe se brezi ynė i ardhshėm duhet tė ulė standardin.

Ju them sot se sfidat qė kemi pėrballė janė reale. Ato janė serioze dhe tė shumta. Ato nuk do tė kapėrcehen lehtė ose gjatė njė harku tė shkurtėr kohor. Por, Amerikė duhet ta dish se ato do tė kapėrcehen.

Ne jemi mbledhur sepse kemi zgjedhur shpresėn ndaj frikės, bashkimin pėr njė qėllim ndaj konfliktit dhe grindjeve.

Nė kėtė ditė ne proklamojmė fundin e etjes sė papėrmbajtur pėr fitim dhe premtimeve falso, justifikimeve dhe demagogjisė sė demoduar, qė pėr njė kohė shumė tė gjatė i kanė mbytur politikat tona.

Ne mbetemi njė vend i ri, por sipas fjalėve tė Biblės, ka ardhur koha pėr tė lėnė mėnjanė sjelljet fėminore. Ka ardhur koha tė riafirmojmė shpirtin tonė tė fuqishėm, tė zgjedhim atė ēka ėshtė e mirė nga historia, tė ēojmė pėrpara atė dhuratė tė ēmuar, atė ide fisnike, tė trashėguar nga brezi nė brezi: Premtimin e Zotit se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė, tė gjithė janė tė lirė dhe tė gjithė meritojnė shansin tė jenė plotėsisht tė lumtur.

Duke riafirmuar madhėshtinė e vendit tonė, ne e kuptojmė se madhėshtia nuk ėshtė kurrė dhuratė. Ajo duhet fituar. Rrugėtimi ynė nuk ka qėnė kurrė i lehtė dhe me kėrkesa minimale. Nuk ka qėnė rrugėtimi i tė dobėtit, i atyre qė zgjedhin argėtimin ndaj punės, ose qė pėrpiqen vetėm pėr kėnaqėsinė qė jep pasuria dhe fama. Por kanė qėnė ata qė kanė marrė parasysh rreziqet, ata qė kanė sakrifikuar, ata qė kanė krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra qė kanė punuar shumė dhe pa u dukur, qė na kanė ēuar pėrpara nė rrugėn e vėshtirė drejt begatisė dhe lirisė.

Pėr ne, ata n morėn me vete sendet e tyre dhe udhėtuan pėrmes oqeanesh nė kėrkim tė njė jete tė re.

Pėr ne, ata iu drejtuan Perėndimit, kapėrcyen vėshtirėsi dhe punuan tokėn e fortė.

Pėr ne, ata luftuan dhe dhanė jetėn, nė vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahni.

Kėta burra dhe gra u pėrpoqėn, sakrifikuan dhe punuan pa pushim derisa duart u zunė kallo, qė ne tė mund tė gėzonim njė jetė mė tė mirė. Pėr ta, Amerika qėndronte mbi ambicjet tona personale, mbi origjinėn tonė tė ndryshme, mbi pasurinė apo grupimet.

Nė kėto gjurmė ne vazhdojmė sot. Ne vazhdojmė te jemi vendi mė i begatė dhe mė i fuqishėm nė botė. Punonjėsit tanė nuk janė mė pak produktivė tani sesa para se tė fillonte kriza. Mendjet tonė nuk janė mė pak krijuese, mallrat dhe shėrbimet tona janė po aq tė nevojshme sa ē’ishin para njė jave, njė muaji, njė viti. Aftėsitė tona nuk janė pakėsuar. Por koha pėr tė ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes sė interesave tė ndryshme, e shtyrjes sė vendimeve tė pakėndshme ka kaluar. Duke filluar qė sot, duhet tė ngrihemi, tė lėmė mėnjanė plogėshtinė dhe tė fillojmė pėrsėri punėn e rindėrtimit tė Amerikės.

Sepse ngado t’i hedhim sytė ka punė pėr tė bėrė. Gjendja e ekonomisė kėrkon ndėrhyrje tė guximshme dhe energjike dhe ne do tė veprojmė jo vetėm pėr tė hapur vende pune, por pėr tė vėnė themele tė reja pėr zhvillim. Do tė ndėrtojmė rrugėt dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale qė mbėshtesin tregėtinė dhe na lidhin me njėri-tjetrin. Do ta rikthejmė shkencėn nė vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugėn mrekullive tė teknologjisė pėr tė rritur cilėsinė e kujdesit shėndetėsor dhe pėr t’ia ulur atij koston. Ne do tė pėrdorim energjinė diellore, erėn dhe tokėn pėr makinat dhe fabrikat tona. Si edhe do t’i transformojmė shkollat dhe universitetet tona pėr tė plotėsuar kėrkesat e epokės sonė tė re. Ne mund t’i bėjmė tė gjitha kėto. Dhe do t’i bėjmė tė gjitha.

Ka nga ata qė i vėnė nė pikėpyetje ambicjet tona, qė thonė se sistemi ynė nuk i pėrballon dot kaq shumė plane tė mėdha. Kujtesa e tyre ėshtė e shkurtėr. Sepse e kanė harruar atė qė ka bėrė ky vend; se ēfarė mund tė realizojnė burrat dhe gratė kur imagjinata pėrdoret pėr njė qėllim tė pėrbashkėt dhe kur nevoja kthehet nė kurajo.

Ajo qė cinikėt nuk e kuptojnė ėshtė se toka nėn kėmbėt e tyre ka lėvizur, se argumentat e vjetra politike qė na kanė konsumuar pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk vlejnė mė. Pyetja qė shtrojmė sot ėshtė jo nėse qeveria jonė ėshtė shumė e madhe, apo shumė e vogėl, por a funksionon, nėse ndihmon familjet tė gjejnė punė tė mira, nėse siguron kujdes shėndetėsor tė pėrshtatshėm, nėse mundėson njė pension me dinjitet. Nėse pėrgjigjia ėshtė po, duhet tė bėjmė pėrpara, nėse pėrgjigja ėshtė jo, ato programe duhet tė eliminohen. Dhe ata qė menaxhojnė paratė e publikut do tė mbahen pėrgjegjės, tė shpenzojnė me kujdes, t’i ndryshojnė prirjet e gabuara dhe t’i bėjmė bizneset tona hapur, sepse vetėm ashtu mund tė rikthejmė besimin e vital mes njerėzve dhe qeverisė sė tyre.

Pėrsa i pėrket mbrojtjes tonė tė pėrbashkėt, ne hedhim poshtė si tė gabuar zgjedhjen mes sigurisė dhe idealeve tona.Themeluesit e Kombit tonė, pėrballuan vėshtirėsi qė ne as mund t’i imagjinojmė, ata hartuan njė kartė pėr tė garantuar sundimin e ligjit dhe tė drejtat e njeriut, njė kartė qė i ka rrėnjėt nė gjakut e brezave. Ato ideale ende hedhin dritė mbi botėn dhe ne nuk do tė heqim dorė prej tyre, pėr pėrfitime tė ēastit.Prandaj pėr gjithė njerėzit e dhe qeverisė qė po na ndjekin sot, nga kryeqytetet mė tė mėdha e deri tek fshati i vogėl ku lindi babai im, ta dinė se Amerika ėshtė mikja e ēdo vendi dhe ēdo burri, gruaje dhe fėmije, qė pėrpiqen pėr njė ardhme nė paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati pėr tė udhėhequr edhe njė herė.

Mos harroni se brezat e mėparshėm u pėrballėn me fashizmin dhe komunizmin, jo vetėm me raketa dhe tanke, por me aleanca dhe bindje tė qėndrueshme. Ata e kuptuan se vetėm pushteti nuk mund tė na mbrojė dhe as na jep tė drejta tė bėjmė si tė duam. Ata e dinin se fuqia jonė shtohet pėrmes pėrdorimit tė kujdesshėm, siguria jonė buron nga drejtėsia e kauzės sonė, forca e shembullit tonė, modestia dhe pėrmbajtja.

Ne jemi ata qė mbajė mbi shpatulla kėtė trashėgimi.Tė udhėhequr edhe njė herė nga kėto parime, ne do t’i pėrballojmė kėrcėnimet e reja qė kėrkojnė pėrpjekje mė tė mėdha, madje edhe bashkėpunim dhe mirėkuptim mė tė madh mes vendeve. Ne do tė fillojmė me pėrgjegjshmėri t’ia lėmė Irakun popullit tė tij dhe tė forcojmė paqen e arritur me sakrica tė mėdha nė Afganistan.Me miq tė vjetėr dhe ish armiq, ne do tė punojmė pa u lodhur pėr tė pakėsuar rrezikun bėrthamor dhe do tė pėrpiqemi pėr tė ngushtuar spektrin e ngrohjes globale.Ne nuk do tė kėrkojmė falje pėr mėnyrėn tonė tė jetesės, as nuk do tė heqim dorė nga mbrojtja jonė, dhe pėr ata qė kėrkojnė tė ēojnė pėrpara qėllimet e tyre duke mbjellė terror dhe duke vrarė njerėz tė pafajshėm, ne u themi se shpirti ynė ėshtė i fortė dhe nuk mund tė thyhet, ju nuk mund tė fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.

Ne e dimė se mozaiku i trashėgimisė tonė ėshtė forcė dhe jo dobėsi. Ne jemi njė vend tė krishterėsh dhe myslimanėsh, hebrejsh dhe hindush, si dhe vend jo besimtarėsh. Ne jemi formuar nga ēdo gjuhė dhe kulturė qė vjen nga ēdo skaj i botės dhe sepse ne kemi ndjerė shijen e hidhur tė luftės civile dhe ndarjes racore, dhe kemi dalė nga ai kapitull i errė mė tė fortė dhe mė tė bashkuar, ne besojmė se urrjetjet e vjetra njė ditė do tė shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do tė zhduken, dhe ndėrkoqė qė bota po zvogėlohet, njerėzimi ynė i pėrbashkėt do tė rishfaqet dhe Amerika duhet tė luajė rolin e saj pėr nxitjen e njė epoke tė re paqeje.

Botės myslimane i themi se ne kėrkojmė njė rrugė tė re pėrpara, bazuar nė interesat e pėrbashkėta dhe respektin reciprok.Atyre udhėheqėsve tė botės qė kėrkojnė konflikt apo fajėsojnė perėndimin pėr mangėsitė e shoqėrive tė tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojė pėr ēfarė do tė ndėrtoni dhe jo pėr ēfarė do tė shkatėrroni.Atyre qė mbahen nė pushtet pėrmes korrupsionit dhe mashtrimit, nėpėrmjet shtypjes sė disidencės, u themi se tani qė ju jeni nė anėn e gabuar tė historisė, ne do t’jua zgjasim dorėn, nė qoftė se ju jeni tė gatshėm tė zgjasni dorėn tė parėt.

Ndaj vendeve tė varfėra tė botės, ne angazhohemi tė punojmė sėbashku pėr lulėzimin e fermave tuaja, pėr ujė tė pijshėm, pėr tė ushqyer njerėzit dhe mendjet e uritura. Dhe atyre vendeve si i yni qė gėzojnė relativisht shumė, ne u themi se nuk mund tė jemi indiferentė ndaj vuajtjeve pėrtej kufijve tanė dhe as do tė vazhdojmė tė konsumojmė burimet e botės pa marrė parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet tė ndryshojmė bashkė me tė.

Ndėrkohė qė po nisim rrugėn qė kemi pėrpara, ne kujtojmė me mirėnjohje ata amerikanė tė guximshėm qė pikėrisht nė kėto momente patrullojnė nė shkretėtirat dhe malet e largėta.Ata kanė diēka pėr tė na thėnė sot, po ashtu si heronjtė qė prehen pėr jetė nė kodrėn e Arlingtonit. Ne i nderojmė ata jo vetėm si ruajtės sė lirisė sonė, por sepse ata mishėrojnė shpirtin e shėrbimit, vullnetin pėr tė gjetur diēka mė tė madhe se vetja. Madje, nė kėtė moment, njė moment qė do tė pėrcaktojė njė brez, ėshtė pikėrisht ky shpirt qė duhet tė jetojė tek tė gjithė ne.

Sepse sado qė mund dhe duhet tė bėjė qeveria, nė fund tė fundit vendi mbėshtetet tek besimi dhe vendosmėria e popullit amerikan. Ajo qė na bėn t’i kapėrcejmė orėt tona mė tė vėshtira, ėshtė mirėsia pėr tė marrė nė shtėpi njė njeri tė panjohur pas shkatėrrimit tė digave, altruizmi i punėtorėve qė pranojnė tė pakėsojnė orėt e tyre tė punės, pėr tė mos lejuar shokėt e tyre tė humbin punėn. Ėshtė guximi i zjarrfikėsve pėr tė hyrė nė njė korridor tė mbushur me tym, por edhe dėshira e njė prindi pėr tė rritur me dashuri njė fėmijė, qė nė fund tė fundit pėrcaktojnė fatin tonė.

Sfidat tona mund tė jenė tė reja. Mjetet qė ne pėrdorim pėr t’i pėrballuar ato mund tė jenė tė reja. Por vlerat nga tė cilat varet suksesi ynė, puna dhe ndershmėria, kurajoja dhe drejtėsia, toleranca dhe kureshtja, besnikėria dhe patriotizmi, tė gjitha kėto kanė qenė me ne gjithmonė. Kėto janė tė vėrteta. Kanė qenė forca qė ka nxitur pėrparimin tone gjatė gjithė histories. Ajo qė duhet, ėshtė kthimi tek kėto tė vėrteta.Ajo qė kėrkohet prej nesh, ėshtė njė epokė e re pėrgjegjėsish, qė ēdo amerikan tė kuptojė se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botės, qė ne nuk i pranojmė me ngurrim por i marrim pėrsipėr me kėnaqėsi, tė bindur se nuk asgjė nuk e kėnaq mė shumė shpirtin, asgjė nuk i jep mė shumė formė karakterit, sesa pėrmbushja pa rezerva e njė misioni tė vėshtirė.

Ky ėshtė ēmimi dhe premtimi i tė qenit qytetar.

Ky ėshtė burimi i besimit tonė – vetėdija se Zoti na bėn thirrje t’i japim formė njė fati tė pasigurt.

Ky ėshtė kuptimi i lirisė dhe i kredos sonė – qė i bėn burrat dhe gratė dhe fėmijėt e tė gjitha racave dhe tė gjitha besimeve tė mblidhen nė kėtė festė tė mrekullueshme dhe pse njė burrė, babait tė tė cilit mė pak se 60 vjet mė parė mund t’i ishte mohuar shėrbimi nė restorant, qėndron sot para jush pėr tė bėrė betimin mė tė shenjtė.

Pra le ta shėnojmė kėtė ditė duke kujtuar se cilėt jemi dhe sa pėrpara kemi ecur. Nė vitin e ditėlindjes sė Amerikės, nė muajin mė tė ftohtė, njė grup i vogėl patriotėsh u mblodh rreth zjarrit qė pėrpėlitej nė brigjet e njė lumi tė akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po pėrparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Nė momentin kur rezultati i revolucionit tone ishte mė shumė se kurrė nė dyshim, babai i kombit tone porositi qė kėto fjalė tė lexoheshin para njerėzve.

“Ta marrė vesh bota e ardhshme … qė nė zemėr tė dimrit, kur tė vetmet qė mund tė mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi tė alarmuar nga njė rrezik i pėrbashkėt, u mblodhėn sė bashku pėr t’i bėrė ballė”.

Amerikė! Pėrballė rreziqeve tona tė pėrbashkėta, nė kėtė dimėr tė vėshtirė, le t’i kujtojmė kėto fjalė qė nuk njohin kohė. Me shpresė dhe virtyt, le t’u bėjmė ballė edhe njė herė me guxim rrymave tė acarta dhe t’i kapėrcejmė ēfarėdo stuhish qė do na rrahin. Le tė rrėfejnė fėmijėt e fėmijėve tanė se kur ne u vumė nė provė, ne nuk pranuam qė ky udhėtim tė ndėrpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsėm; dhe me sytė nga horizonti dhe me mirėsinė e zotit mbi ne, ne e ēuam pėrpara kėtė dhuratė tė madhe tė lirisė dhe ia pasuam tė paprekur brezave tė ardhshėm.



Marre nga ikubinfo