"Apologjia e vėrtetė e Sokratit", rrėmbeu vlerėsime dhe duatroktije nė vendin fqinj duke nxjerrė nė pah edhe njėherė mjeshtėrinė e aktorit dhe zotėrimin qė ai i bėn skenės.

TIRANE- Pas 12 vitesh "Apologjia e vėrtetė e Sokratit" shkon nė atdhe. 22 janari shėnoi edhe kėtė vizitė tė sajėn nė Athinė. Ishte pikėrisht teatri i bashkisė sė kėtij qyteti "Polihoros", vendi ku u shfaq monodrama e interpretuar me mjeshtėri nga aktori shqiptar Mirush Kabashi. Pas interpretimit tė tij tė mrekuluueshėm, spekatorėt shqiptarė dhe grekė ndiheshin tė kėnaqur dhe krenarė pėr kėtė interpretues tė madh. Duke u larguar me ndjenėn e bukur dhe me shpresė se kjo monodramė do tė shfaqet sėrish nė Greqi.
Pėr aktorin kjo ishte njė lloj premiere, meqėnėse ajo u shfaq pėr herė tė parė nė vendlindjen e autorit tė monodramės. Ai ėshėt ndjerė shumė ilumtur qė teatri shqiptar u prezantua nė mėnyrė dinjitoze nė vendin fqinj. "Apologjia e vėrtetė e Sokratit" ėshtė pjesa e vetme teatrale qė ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė shumė festivale tė botės. E orgaznizuar nga kryetari i Bashksiės sė Athinės Nikita Kaklamani nė bashkėpunim me ambasadėn shqiptare nė greqi, ajo u shfaq pėr publikun grek nėn interpretimin mjeshtėror tė Kabashit. Kjo e bėri publikun tė preket, tė qeshė, tė qajė dhe njėkohėsisht tė ndjejė njė revoltė tė brednshme. Interpretimi nė gjuhėn shqipe u admirua sė tepėrmi por moment tronditės ishte edhe ai kur Kabashi interpretoi nė greqisht pėr tė respektuar publikun grek dhe Sokratin. Pas shfaqjes, skena u mbush me shqiptarė e grekė qė i shtrėngonin duart aktorit.
Vlerėsimet e aktorėve grekė
Njė numėr i madh artistėsh grekė e kanė ndjekur me interes shfaqjen e aktorit tė mirėnjohur shqiptar. Duke pasur parasyhs pėrmsat e Sokratit nė tokėn helene, kuroziteti pėr "Sokratin shqiptar" ka qenė i madh. Por, ndtyshe nga ēe prisnin, ata janė mahnitur dhe tronditur nė tė njėtėn kohė, duke e vlerėsuar interpretimin e mjeshtrit Kabashi. Dhefkalin Komis, Drejtor i Pėrgjithshėm i Programeve Artistike nė Bashkinė e kryeqytetit grek, pėrveē kėsaj ėshtė edhe njė aktor i cili para disa vitesh ka luajtur rolin e nxėnėsit tė Sokratit ėshtė shprehur se e ka parė me vėmendje shfaqjen dhe ėshtė befasuar nga interpretimi i Kabashit. " Ishte me tė vėrtetė njė aktori i pėrsosur qė na nderoi me shfaqjen e tij nė teatrin "Alekos Aleksandris" tė Polihoro Neo Kosmo. Kjo ishte njė nga shfaqjet mė tė veēanta qė janė paraqitur nė kėtė teatėr dhe do tė kishim dėshirė qė ta shikonim edhe njėherė kėtė interpretim kėtu. Nė kėtė mėnyrė ne do tė provonim sėrish kėto emocione tė fuqishme. Jeni tė mirėpritur", ka thėnė ai. Ndėrsa aktori i madh grek Dhimitrios Verikos qė ka pasur shumė role nė drama e tragjedi greke si protagonist, ėshtė shprehur me superlativa pėr Kabashin. Nė fjalėn e tij ai ka thėnė se nuk i ka bėrė fare pėrshtypje gjuha, dhe nuk ka dashur tė lexonte subtitrimin nė greqisht sepse ajo qė i ka interesuar, ka qenė pikėrisht interpretimi i mrekullueshėm i kėtij mjeshtri qė e ka tronditur. "Po mendoja se nėse nuk do tė kisha ardhur do tė kisha humbur interpretimin kryevepėr tė njė artisti tė madh. Do tė kisha shumė dėshirė qė tė realizoja njė bashkėpunim teatror, qoftė edhe kinematografik me kolegun shqiptar. Mbase kėto fjalė janė tė pakta pėr tė shprehur atė qė ndjeva", ka deklaruar ai. Njė tjetėr aktor i madh grek Krisiakos Takis ka thėnė se ishte shumė kurioz tė njihte "Sokratin tonė", sepse dihet qė nė Greqi ai ka pėrmasa tė mėdha. Pėr ta, ka qenė shumė prekėse pjesa, sepse ėshtė interpretuar nga njė artist mjeshtėr shqiptar. "Me sinqeritet mė mahnitėt. Ajo qė mė habiti ishte momenti kur befas, me tė njėjtėn mjeshtėri e madhėshti artsiti juaj interpretoi fragmentin e fundit nė gjuhėn greke. Sinqerisht nuk e di, nėse do tė mundesha unė tė interpretoja nė shqip njė fragment tė tillė", ka thėnė ai. Ndėrkohė ėshtė shprehur se ishte njė shfaqje qė nuk do tė donte ta humbiste.
Artistėt shqiptarė nė Greqi
Mes 500 spektatorėve qė ndoqėn shfaqjen nė teatrin "Alekos Aleksandris" tė Polihoro Neo Kosmosit, nuk kishin si tė mungonin artistėt shqiptarė qė prej vitesh kanė ndėrtuar jetėn e tyre private dhe profesionale nė kryeqytetin helen. Pėr ta, kjo shfaqje ka qenė njė sukses mė vete dhe i ka bėrėtė ndjehen shumė krenarė. Aktori shqiptar Nikolla Llambro, ėshtė shprehur se Mirushi ėshtė i paarritshėm. "Me njė interpretim tė bukur njerėzor dhe thelbėsor, na dhuroi momente dhe emocione tė forta qė do tė na ngelen nė zemėr e nė shpirt pėr shumė vite. Ne krenohemi me artistė si Mirush Kabashi"- ka deklaruar ai. Ndėrsa Danilo Zeka, balerini shqiptar qė punon si solist i parė nė teatrin grek tė operas dhe baletit ėshtė shprehur i lumtur qė ka mundur ta shohė atė. "Isha me tė vėrtetė me fat qė nuk kisha shfaqje sonte, sepse vėrtet do tė kisha humbur shumė. Interpretim shumė i madh, i njė mjeshtri tė madh. Ndihem shumė mirė sonte dhe ju falenderoj nga zemra. Ne kemi nevojė pėr ju."- ka thėnė ai. Por ka pasur edhe nga ata artistė qė me tė marrė vesh se nė Athinė vinte aktori shiqoptar kanė anulluar ēdo gjė. Njė ndėr ta ėshtė edhe Julian Bulku, koreografi i njohur shqiptar qė jeton nė Greqi. Ai ka thėnė se e ka ndjekur me shumė pasion edhe nė Shqipėri Mirush Kabashin, ndaj kur ka mėsuar se do tė ishte nė Athinė, ka ndryshuar ēdo program tė tijin pėr tė qenė nė atė shfaqje teatrale aq tė bukur dhe mallėngjyese. "Nuk ėshtė shumė nėse do ta krahasoja me Kadri Roshin, sepse dola nga salla i mbushur, i kompletuar dhe jo vetėm se pashė kėtė tragjedi qė sa kohė do tė kalojė do tė ketė tė njėjtin interes, sepse filozofė tė tillė janė tė paarritshėm"- tha ai. Sipas tij, ata bėhen mė tė paarritshėm, kur interpretohen nga aktorė tė tillė si Mirush Kabashi. Por Kabashi ka marrė vlerėsime edhe nga gazetarėt. Elona Katro, gazetarja shqiptare nė Greqi, pasi ka ndjekur "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit", nėn interpretimin e Mirush Kabashit, ėshtė shprehur se ishte njė monolog i shkėlqyer nė shumė drejtime dhe i pėrshtatej mė sė miri aktorit tonė tė madh, tė cilin ajo e falenderon pėr momentet e magjishme qė pėrcolli. "Veē tė tjerash mė bėri shumė pėrshtypje se si i buronin fjalėt, a thua se dilnin nga shpirti, a thua se "Sokrati" ka qenė pjesė e Mirushit dhe nuk ngjante aspak me njė monolog tė mėsuar pėrmendėsh. Edhe ne krenohemi me "Sokratin tonė shqiptar", ka thėnė ajo pas shfaqjes. Njė ndėr spektatorėt e "Apologjisė sė vėrtetė tė Sokratit, ishte edhe Vili Minarolli, Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Greqi i cili nė fakt nuk e imagjonte njė sukses tė tillė tė kėsaj pjese nė Athinė. Ndėrkaq, Onela Zela-Bollano, bashkėpunėtore e Bashkisė sė Athinės pėr aktivitetet kulturore ka thėnė se kjo shfaqje ishte njė spektakėl shumė i rėndėsishėm pėr tė nė kėtė festival. Mė i rėndėsishėm, ishte zbulimi i aktorit tė jashtėzakonshėm qė nė gjuhėn shqipe ka shtangur tė gjithė publikun. "Pata fatin tė asistoj nė kėtė shfaqje, tė pėrjetoj emocionin e 500 spektatorėve tė tė dy shteteve fqinje, pas njė ore e 20 minutash qė aktori ynė zotėroi skenėn nė mėnyrė fisnike". Sipas saj, tė gjithė pjesėmarrėsit e kanė pėrshėndetur dhe janė ngritur nė kėmbė duke i dhėnė duatrokitje tė zjarrta pėr mbi 10 minuta, ndėrkohė qė i dhuronin buqeta me lule aktorit shqiptar Mirush Kabashi. E emocionuar dhe dy herė e lumtur, sepse si fillim arriti tė realizojė pjesėmarrjen e artistit shqiptar nė Festivalin e Bashkisė sė Athinės dhe sė dyti sepse pati sukses nė punėn e saj kulturore, ajo falenderon Miruish Kabashin dhe i uron suksese tė mėtejshme.
(burimi/GazetaShqiptare/BalkanWeb)