Bufon kėrkon njė “e-mail” nga Obama



Me rastin e 31-vjetorit, portieri pėruron adresėn e re nė internet, duke shfaqur njė dėshirė

Tashmė 31 vjeē dhe njė ėndėrr nė sirtar: tė marrė njė “e-mail” nga Barak Obama. Xhianluixhi Bufon nė ditėlindjen e tij (dje), i dhuroi vetes njė adresė tė re nė internet: “Njė faqe e shpejtė, e gjallė dhe bashkėkohore”, - e ka pėrcaktuar portieri i Juventusit, duke shtuar qė ėndrra e tij, ėshtė tė marrė njė “e-mail” nga presidenti i ri amerikan me njė mesazh stimulues, ndoshta me kėto fjalė:

“Hi Buffon, yuo are my favourite goalkeeeper in the world” (”Pėrshėndetje Bufon, ju jeni portieri im i parapėlqyer nė botė”). “E kam pasur njė adresė interneti prej vitesh, - rrėfen Xhixhi, - por kujdesesha pak, ishte pak e lodhshme dhe pėr kėto 6-7 vitet e fundit tė shkėlqyera tė karrierės sime, doja t’i dhuroja vetes pėr ditėlindje njė adresė tė re, njė faqe tė shpejtė, qė sipas meje, do t’u pėlqejė shumė tifozėve dhe njerėzve”.



Dhe ja pra atėherė versioni i ri i “ėėė.gianluigibuffon.com”. “Me internetin nuk ėshtė se kam ndonjė marrėdhėnie direkte, por ndonjė gjė ulem dhe e shikoj, sepse ėshtė i thjeshtė, i shpejtė, i lehtė. Pastaj nuk dua tė qėndroj shumė prapa me kohėn”, - qesh Bufon. Pastaj, siē ėshtė e zakonshme tė bėjė, numri 1 bardhezi zbulon:

“Mund t’u pėlqejė ose jo tė tjerėve, varet pak edhe nga shijet, por nė linjė maksimale, besoj se jam jam shumė pozitiv si personazh, ndonėse luaj te Juventusi. Besoj se, ndoshta edhe tifozeritė e tjera, ose dashamirėsit e sportit nė pėrgjithėsi, kanė njė mendim tė mirė pėr mua”. Nė fund pėr pyetjen se nga cili dėshiron tė marrė njė “e-mail”, i jep njė pėrgjigje tė papritur:

“Mund ta teproj, ose jam pak modest nėse them qė do tė mė pėlqente ta merrja nga Obama? Pėrshėndetje Bufon… Uroj qė tė mė flasė kėshtu: “Ti je portieri im i parapėlqyer nė botė”. Kjo do tė mė pėlqente pėr tė mundur tė nisja njė dialog, njė marrėdhėnie me tė”.
5 shkrimet e fundit nga Erion Abule



Milani: Paguajmė qė Bekhami tė qėndrojė



Administratori i deleguar, Galiani do tė takohet me menaxherėt e anglezit sot. Nė “San Siro” pritet edhe Kapelo

Devid Bekham kėrkon Milanin dhe Milani kėrkon Devid Bekhamin edhe pas datės 9 mars, kur ėshtė dhe afati i skadencės sė huazimit tė tij. Adriano Galiani ėshtė realist mbi mundėsinė e mbajtjes sė mesfushorit anglez nė Milano: “Nėse klubi i Galaksisė do tė vendosė tė mos e shesė, ata nuk do ta shesin”.

Por nė tė njėjtėn kohė administratori i deleguar kuqezi, hap njė rreze drite: “Nėse Devidi do tė bjerė dakord me klubin e Los Anxhelesit, Milani ėshtė i gatshėm tė paguajė pėr ta pasur. Sot do tė jenė nė Milano menaxherėt e tij pėr tė biseduar. Ne do tė flasim me ta dhe ata do tė flasin me drejtuesit e skuadrės amerikane.

Tė gjithė e dinė se Milani ėshtė gati ta blejė pėrfundimisht kartonin e Devidit. Nuk e njoh kontratėn qė e lidh me Galaksinė, nuk e di as rrogėn e tij, nuk jam nė dijeni as pėr ekzistencėn e njė klauzole pėr zgjidhjen e kontratės, por nė ēdo rast, Milani ka njė marrėveshje nderi me tė gjithė dhe ėshtė ajo qė na pengon tė merremi me kluzolat mbi zgjidhjen e kontratave”.

Trajneri i skuadrės amerikane Brus Arena ėshtė i qartė: “Kemi fiksuar kushtet dhe pranuar huazimin, e dimė qė i kemi bėrė gjėrat nė mėnyrėn mė tė mirė tė etikės. Jemi tė lidhur me marrėveshjen e huazimit”. Administratori i deleguar kuqezi nuk e fsheh pra dėshirėn pėr tė mbajtur anglezin, por kjo pa arritur te njė takim me klubin amerikan:

“Nuk mund dhe nuk duam tė bėhemi hileqarė me njė klub qė me ne ėshtė sjellė shumė mirė dhe qė i falėnderoj, pra, mė 9 mars do ta zgjidhim kontratėn me Bekhamin. Pastaj nėse ai do tė flasė me klubin e tij dhe do tė gjejė njė marrėveshje pėr t’u ēliruar, atėherė ne do ta presim me krahė hapur”.

Pra, e ardhmja e Beksit ėshtė nė duart e tij dhe ėshtė pėr tė vėnė bast qė ai do tė bėjė gjithēka, sepse kjo e ardhme i ka ngjyrat kuqezi. I pyetur mbi kėtė temė pėr tė disatėn herė, ka folur edhe trajneri kuqezi Karlo Anēeloti, i cili kėrkon tė heqė ēdo akuzė nga ana e klubit tė Los Anxhelesit se Milanin po punon “nėn rrogoz” pėr ta bindur futbollistin tė qėndrojė:

“Brus Arena flet pa fakte. Pėr atė qė Devidi ka bėrė, ne jemi tė kėnaqur nėse do tė qėndrojė me ne, por vendimin nuk na pėrket ne dhe ne nuk duam tė ndikojmė me qėndrimin tonė, as unė e as klubi, sepse Milani ėshtė njė skuadėr serioze”.

Ndėrkohė edhe shtypi anglez beson te qėndrimi me fanellėn kuqezi tė mesfushorit. E pėrditshmja “Times” shkruan: “Devidi do tė vendosė brenda 15 ditėsh, por duhet bindur Viktoria”. Po, sepse gruaja e 34-vjeēarit parapėlqen tė qėndrojė mė shumė nė SHBA sesa nė Europė, vitet e fundit.

Pastaj edhe fėmijėt janė nė shkollė dhe janė pėrshtatur me mjedisin vendės. Po ashtu, Bekhami sot do tė ketė njė vizitor mė shumė nė “San Siro” pėr ndeshjen ndaj Xhenoas: Fabio Kapelon, trajneri i kombėtares angleze, i cili ka filluar ta vlerėsojė paraqitjen e lojtarit me Milanin, pėr t’i hapur kėshtu rrugėn njė rikthimi me “luanėt”.

Flet mjeku

Nesta e Borrielo, drejt riaftėsimit

Kalvari i vuajtjeve tė Alesandro Nestės duket se ka mbėrritur nė fund. I kėtij mendimi ėshtė mjeku social i Milanit, Masimo Manara: “Mendoj se Nesta mund tė luajė shumė shpejt. Po vrapon, i duhen akoma edhe disa ditė tė tjera punė fizike dhe pastaj tė shohim.

Nėse do t’i kalojė testet, mendoj se mund tė bashkohet me skuadrėn pėr 15 ditė.” Pranė rikthimit ėshtė edhe Marko Borrielo: “Duhet tė ribashkohet me skuadrės tė premten pas testit nė Milan Lab”, - pėrfundoi Manara.