Disa keshilla praktike
1. Nėse doni ta mbani kafenė tė freskėt dhe me aromė, atėherė mund ta ruani nė frigorifer.
2. Nėse ju nevojitet verė qė tė shuani gatimin, por nuk ju gjendet nė shtėpi, ja se si mund tė veproni: merrni 1 gotė uthull tė bardhė dhe pėrziejeni me 2 lugė sheqer.
3. Nėse keni hedhur nė gjellė apo nė salcė mė tepėr piper se sa duhet, atėherė shtoni 1–2 lugė kos para se ta shėrbeni.
4. Nėse doni qė bėrxollat tė pėrgatiten mė tė buta, marinojini rreth 1 orė nė uthull, ose mbulojini me feta kivi para se t’i skuqni.
5. Nėse dėshironi tė shmangni erėn e rėndė tė lulelakrės gjatė zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres njė copė pambuk tė zhytur mė parė nė uthull.
6. Qė t’i largoni mė lehtė insektet nga perimet, hidhni pak sodė ose uthull nė ujin qė i lani.
7. Perimet e vyshkura gjallėrohen, nėse i vendosni pėr disa orė nė frigorifer tė mbuluara me pecetė tė lagur.
8. Mund t’i ruani limonėt tė freskėt, nėse i vendosni nė frigorifer nė njė vazo me ujė tė mbyllur me kapak.
9. Qė tė kuptoni nėse fasulet janė bajate, bėni kėtė provė: kafshojini dhe shikoni nėse mbetet nė to shenja e dhėmbėve. Nėse nuk mbetet shenjė, atėherė fasulet janė bajate.
10. Fasulet qė dalin nė sipėrfaqe gjatė zierjes, janė tė krimbura ose tė prishura. Merrini me njė lugė dhe hidhini poshtė.
11. Qė orizi tė mos ngjitet gjatė zierjes, hidhni nė tenxhere pak lėng limoni.
12. Tigani nuk ngjit nėse e nxehni pak, para se tė hidhni vajin.
13. Qė tė dalloni nėse peshku ėshtė i freskėt bėni kėtė provė: mbajeni peshkun nga koka dhe ngrijeni vertikalisht me bishtin lart. Nėse peshku ėshtė i freskėt, trupi nuk pėrthyhet por qėndron drejt. Gjithashtu, shikojini ngjyrėn e syve, tė cilat duhet tė jenė tė tejdukshėm dhe me shkėlqim. Bronket e peshkut tė freskėt nuk duhet tė kenė gjak.
14. Nėse dėshironi lakra jo shumė tė hidhura, ndėrroni 2 herė ujin gjatė zierjes, ose, sė bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.
15. Qė tė ruani ngjyrėn e gjelbėr tė lakrave gjatė zierjes, kripeni ujin qė nė fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.
16. Qė peshqit tė mos ju thėrrmohen gjatė skuqjes, kripini, lyejini me lėng limoni dhe lėrini nė kullesė rreth gjysmė ore. Mė pas, skuqini nė vaj jo shumė tė nxehtė.
Burimi:Ikubinfo.com