Vitamina ZZZZ kundėr gripit
Regulloni jastėkun dhe mbulohuni me jorgan. Kur flini mirė vėshtirė qė mund tė pėrfshiheni me grip. Por ata qė flenė mė pak se 7 orė apo gjatė gjumit shpesh zgjohen, mė shpesh edhe ftohėn.
Shkencėtarėt amerikanė zbuluan se 78 meshkuj tė shėndosh dhe 75 gra tė shėndosha nė moshė prej 21 deri nė 55 vjet tė cilėt e lejuan kėtė pėr 800 dollarė. Pas pesė ditėsh nė hotel vėzhguan se cili prej tyre do tė sėmuret nga gripi.
Mes atyre qė zakonisht flenė nga 8 orė u shėnuan shumė mė pak raste tė gripit sesa mes grupit qė fjeti mė pak se 7 orė apo kishin gjumė tė parehatshėm. “Sa mė shumė qė flini, aq jeni nė gjendje mė tė mirė, mė pak tė nėnshtruar ndaj viruseve dhe ftohjeve”, pėrfundoi udhėheqėsja e studimit Sheldon Cohen nga Carnegie Mellon University nė Pittsburgh e cila po studion efektin e stresit nė shėndet.
Edhe studimet e mėhershme treguan se gjumi forcon sistemin e imunitetit nė nivel tė duhur. Por ky ėshtė studimi i parė qė tregoi s gjumi i parehatshėm me zgjime tė shpeshta rrit rrezikun nga paraqitja e sėmundjeve, tha dr. Michael Irwin nga Universiteti California, Los Angelos. Simptomat e ftohjes, si teshtitjet dhe enjtja e fytit, janė rezultatet luftės sė trupit tonė me virusin. Megjithatė njerėzit, trupi i tė cilėve sekretojnė sasinė e pėrkryer tė citokinės as qė do ta vėrejnė se kjo luftė po ndodh nė trup.
Nga ana tjetėr nėse sekretimi i citokinės bėhen tejet i dhimbshėm, ata ndjenė simptomat e sėmundjes. Ndėrsa deri tek baraspesha e duhur mund tė arrini pėrmes gjumit. Kjo qė disa nga tė pėrfshirėt nė studim ndjeheshin tė pushuar, pavarėsisht mungesės sė sasisė sė mjaftueshme tė gjumit, nuk ndihmoi. Shkencėtarėt shpjeguan se fjala ėshtė pėr ndjenjė subjektive e cila nė fakt trupit nuk i ndihmon.