TIRANE - Lėvizja G 99 ėshtė formėsuar dje si njė subjekt politik pėrmes nėnshkrimit tė statutit tė ri tė saj qė do ti japė mundėsi tė garojė, ashtu siē e parashikon Kodi i ri, nė zgjedhjet e 28 qershorit. Erion Veliaj i ka dhėnė kėshtu fund retorikės sė tij hipokrite se G 99 ishte nė radhė tė parė njė aleancė qytetarėsh apolitikė, duke ftuar kėta tė fundit qė tė rreshtohen pėrkrah politikės sė re qė propagandon kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama.
Ndryshe nga disa muaj mė parė, kur ai nga amfiteatri i Parkut tė Madh tė Tiranės, prezantonte lėvizjen G 99, dje nga njė nga sallat e hotel Tirana International, binte nė sy, mungesa e 99 petritėve nga shoqėria civile tė G 99. Pėrkundėr kėsaj, dekori i djeshėm i Erjon Veliajt, pėrbėhej nga tė rijnė nė kufijtė e adoleshencės, qė kurrsesi nuk mund tė krahasohen me ata 99-shat e shoqėrisė civile.
Pėrballė kėsaj metamorfoze mbėshtetėsish tė Erjon Veliajt, gjuha qė pėrdori dje kreu i vetėshpallur i partisė mė tė re, jo vetėm qė nuk kishte dhe aq shumė lidhje me adoleshentėt pjesėmarrės nė kėtė promovim partie, por pasazhet e atij fjalimi ishin kopjim i fjalimeve tė Barak Obamės. E veēanta e fjalimit tė djeshėm tė Erjon Veliajt me fjalimet e Barak Obamės, por jo me fjalimet e Edi Ramės, lidhej me pėrmbajtjen e enumeracionit tė numėrimit mbrapsht tė ditėve deri nė ditėn e zgjedhjeve qė pėrdor shpesh kohėt e fundit kryesocialisti Rama dhe zyrtarėt e tjerė tė selisė rozė.
Nė lidhje me pozicionimin e tij nė koalicion me PS, drejtuesi i G 99 Erion Veliaj tha se pėr koalicionin e sė majtės ėshtė koalicioni i ndėrtimit, ndėrsa ai i sė djathtės ai i shkatėrrimit. Kėshtu, kemi zgjedhur tė jemi pjesė e koalicionit qė ndėrton, koalicion qė ndėrton qytete, qė ndėrton organizata tė suksesshme, qė ndėrton siguri e kushte pėr punė tė suksesshme nė mėnyrė qė secili tia arrijė ndershmėrisht, falė talentit tė vet ēdo synimi nė jetė. Kėshtu qė unė jam shumė i lumtur qė jam pjesė e njė grupi, qė pikėsėpari ėshtė njė grup njerėzish tė aftė qė dinė tė ndėrtojnė, pėrfundoi Veliaj.
Njėri nga ish-drejtuesit e MJAFT-it, sot nė oponencė tė hapur me kėtė organizatė
dhe vetė Erion Veliajn, Besjan Pesha, ka atakuar nė mėnyrė indirekte partinė mė
tė re. I pranishėm nė njė aktivitet paralel me atė tė G 99-ės, nė cilėsinė e drejtuesit tė institutit Idea, njė organizatė kjo rinore pranė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pesha deklaroi se shoqėria civile nė Shqipėri ka nevojė tė forcohet dhe se ka nevojė tė forcohet edhe nėpėrmjet mekanizmave ligjorė dhe nėpėrmjet mekanizmave shtetėrore.
Nuk mund tė jetė mė shoqėria, thjeshtė njė kalė, i cili pėrdoret me 99 mėnyra vetėm pėr tė kaluar njė lloj lumi dhe pastaj lihet nga mbrapa. Shoqėria civile duhet tė jetė njė identitet qė ka identitetin e vet sepse nė radhė tė parė ndihmon nė promovimin e vlerave tė shoqėrisė shqiptare, deklaroi dje Pesha.
Burimi:albania.110mb.com