Receta Gatimi

Dashuria e Nėnės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Dashuria e Nėnės


    Lexojeni kete histori


    Nje histori qe tregon sa ben nje nėnė per femine e vet.



    Nėna ime kishte vetėm njė sy. E urreja atė... ajo ishte njė siklet pėr mua. Pėr tė mbajtur familjen ajo gatuante pėr nxėnėsit dhe mėsuesit nė shkollėn time. Njė ditė ajo erdhi tė mė takonte. U vura shumė nė siklet. Si mund tė ma bėnte kėtė gjė mua?! E injorova atė, i hodha njė shikim plot urrejtje dhe u largova. Ditėn tjetėr nė shkollė njėri nga shokėt e mi mė tha: -"haaaa, nėna jote e kishte vetėm njė sy!" Pas kėsaj desha tė futesha nė dhe i gjallė. Gjithashtu desha qė nėna ime tė zhdukej. Kėshtu qė u pėrballa me tė atė ditė dhe i thashė, "si mund tė vish aty dhe tė tjerėt tė qeshin me mua, pse nuk vdes mė mirė?!!! "Nėna ime nuk u pėrgjigj.
    Asnjėherė nuk mendova pėr ato qė i thashė sepse isha shumė i inatosur dhe plot zemėrim. Isha i pavėmendshėm ndaj ndjenjave tė saj. Desha tė largohesha nga shtėpia. Kėshtu qė studiova shumė dhe mu dha njė mundėsi pėr tė shkuar nė Singapor pėr studime. Mė pas u martova. Bleva njė shtėpi timen. U bėra me fėmijė dhe isha i lumtur me jetėn qė kisha. Njė ditė nėna ime erdhi tė mė vizitonte mua. Nuk mė kishte parė prej vitesh dhe madje nuk kishte takuar as nipėrit e saj. Kur u shfaq tek dera fėmijėt qeshen me tė. Unė i bėrtita asaj. Si guxon tė vish nė shtėpinė time dhe tė trembesh fėmijėt e mi! "Shporru prej kėtu! Tani!!!" Dhe gjithė kėsaj nėna ime iu pėrgjigj qetėsisht, "Oh me falni shumė. Mund tė kem ngatėrruar adrese," dhe mė pas u zhduk.
    Njė ditė mė erdhi njė letėr qė fliste pėr njė takim midis nxėnėsve tė shkollės ku kisha qenė. Kėshtu qė e gėnjeva gruan qė po shkoja nė njė udhėtim biznesi. Pas takimit i shtyrė nga kurioziteti shkova tė shikoja kasollen time tė vjetėr. Fqinjėt mė thanė qė ajo kishte vdekur. Nuk derdha asnjė pikė loti. Ata mė dorėzuan njė letėr qė ajo e kishte lėnė pėr mua. Letra thoshte: "Biri im i dashur, mendoj pėr ty gjatė gjithė kohės. Mė fal qė erdha nė Singapor dhe tremba fėmijėt e tu. U lumturova shumė kur e mora vesh qė ti do tė ktheheshe pėrsėri kėtu. Por nuk do tė kem mundėsi qė tė ngrihem nga krevati pėr tė tė parė. Mė vjen keq qė kam qenė siklet i pėrhershėm pėr ty gjatė fėmijėrisė tėnde. Por dije...kur ishe shumė i vogėl, pėsove njė aksident dhe humbe njėrin sy. Si nėnė qe isha, nuk mund tė shikoja fėmijėn tim qė tė rritej me njė sy. Kėshtu...tė dhashė syrin tim. Isha shume krenare qė djali im po shikonte njė botė tė tėrė, pėr mua, nė vendin tim me atė sy. Me dashuri.... NĖNA JOTE...”

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18
    Po, tregim shume prekes, gjithsesi e kam lexuar diku edhe une!

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18
    shume prekese . nena jo vetem syrin qe jep per femijen e saj por edhe jeten !

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    ajo qe duhet diskutuar mendoj une, eshte jo dashuria e nenes, por indiferenca qe tregojne femijet ndaj nenave. nuk dine ta vleresojne dashurine e tyre, por ama kerkojne privilegje kur u nevojiten. shkurt, femijet nuk dine te duan.

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Megjithese e kam lexuar, peseri eshte prekese dhe shume domethenese.

  6. #6
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Kjo leter tregon dashurine e nenes por dhe mosperfilljen e femise ...Kuptohet qe te gjithe nuk jane keshtu (shpresoj...)

  7. #7
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Sigurisht qe nuk jane te gjithe njesoj, prandaj eshte dhe shprehja "mos i fut te gjithe ne nje thes". Por njerezit duhet te mesojne te duan, sepse duke urryer dhe percmuar te tjeret nuk fitojne asgje te mire, perkundrazi, ata humbasin dashurine e sinqerte te personave te vetem qe i duan.

  8. #8
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Une tani e le xova dhe ishte shume prekese,se kisha lexuar me pare por me pelqeu shume.
    Faliminderit.

  9. #9
    i/e rregjistruar 10% Maska e narkoza
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    28
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    te lumte perzotin bravo

  10. #10
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    nena eshte hyjni qe fill pas zotit vjen .....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 18-05-2013, 10:26 AM
  2. Leter Nenes
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-10-2012, 08:20 PM
  3. Puna pėrmirėson shėndetin e nėnės
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-12-2011, 07:39 PM
  4. Sakrifica e Nenes
    Nga Erdi nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2011, 07:27 PM
  5. Krahėt e nėnės
    Nga kledii nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 04:04 PM