Ndonjėherė, sjellja e djemve ėshtė enigmė e madhe pėr vajzat. Pėr kėtė shkak u sjellim njė udhėzues tė vogėl, i cili do tė ndihmojė qė nga gjuha e tij e trupit tė kuptosh se ēka ndien nė tė vėrtetė pėr ty.

Ekspertėt thonė se 65% e komunikimit bėhet me gjeste dhe mimikė, kurse vetėm 35% me fjalė. Mėso qė t’i kuptosh sinjalet e dashurisė tė djemve, varėsisht nga ajo se si tė shikon, si sillet me ty dhe ēfarė lėvizjesh bėn!

Takimi i parė
Skena e takimit tė parė ėshtė gati e njėjtė: ju tė dy qė rrini ulur njėri pėrballė tjetrit dhe bisedoni. Por, si mund ta dish se a ėshtė ai me tė vėrtetė duke u kėnaqur nė bisedėn me ty, apo vetėm shtiret. Qė ta dish kėtė, duhet ta kuptosh gjuhėn e trupit.

Sinjalet e dashurisė
I qet duart pas shpine: Urime! Kjo d.m.th se djali ka vetėbesim, ka ēdo gjė nėn kontroll, tė dėgjon dhe pėrgjigjet me mirėsjellje.

E qet gishtin nė buzė: Me tė vėrtetė ke fat! E tėrė vėmendja e tij ėshtė e orientuar vetėm te ti dhe, gjatė bisedės, ai ėshtė i gatshėm qė t’i pranojė gabimet e tij.

Buzėqeshet, bile ndonjėherė edhe qesh: D.m.th. se ėshtė i relaksuar, argėtues e edhe ty tė konsideron tė tillė.

Ta bėn me sy: D.m.th. se tė konsideron simpatike.

Tė shikon drejt nė sy: D.m.th. se i pėlqen dhe se do tė donte tė njiheni mė mirė.
T’i shikon buzėt: Dėshiron tė tė puthė!

Shenjat alarmuese
I ka kryqėzuar gishtėrinjtė: Kujdes, ai ėshtė i tendosur! Ndihet i pafuqishėm dhe ėshtė nėn presion tė madh. I duhet dikush qė ta qetėsojė.

I fut duart nė xhepa: Kujdes, ai nė pamje tė parė duket si “kuller” i madh, por nė tė vėrtetė ėshtė i pasigurt nė vetvete, pėr ēka mė parė duhet ta ‘pėrpunosh’, e mė vonė ta filloni lidhjen.

I ka kryqėzuar duart: Duart e kryqėzuara nė gjoks janė shenjė klasike mbrojtėse. Atij i pėlqen qė tė grindet dhe mendon se gjithmonė ka tė drejtė.

I shikon vajzat e tjera: D.m.th. se nuk ėshtė i gatshėm pėr njė lidhje serioze, i lė tė hapura tė gjitha opsionet.

I shikon gjinjtė e tu: D.m.th. dėshiron qė tė flejė me ty.

Nuk tė shikon nė sy: D.m.th. se ėshtė shumė i pasigurt dhe nuk di se si tė sillet.

Gjestet
I bashkon mollėzat e gishtave - dėshiron qė tė theksojė diēka.
I qet duart nė bel - ėshtė i eksituar.
I fėrkon duart - ėshtė i kėnaqur.
Kėrcet me gishta - ėshtė i pasigurt dhe nervoz.

Mimika
E kruan hundėn - nuk i pėlqen.
I ēon vetullat lart - ėshtė i habitur.
I rreh shpejt kapakėt e syve - ėshtė tepėr i pasigurt.