Portieri i Juventusit nuk e ka fshehur zhgėnjimin e tij pėr humbjen e pėsuar kundėr Kaljarit

Zhgėnjim pėr njė ndeshje qė mund tė kishte qenė pozitive, por qė e ka ēuar Juventusin njė pikė mė larg Interit kryesues, dhe gjithashtu e ka zbritur nga vendi i dytė nė klasifikim, ku tani ndodhet Milani, qė ka fituar tė dielėn nė mbėrmje 3-0 ndaj Lacios. Lidhur me kėtė moment negativ qė po kalojnė bardhezinjtė ka folur portieri Xhixhi Bufon, i cili i ėshtė referuar numrave. Gjithsesi, duke e parė gotėn gjysėm tė mbushur. “Barazimi qė ka arritur Interi kundėr Torinos e bėn mė pak tė hidhur humbjen tonė kundėr Kaljarit, distanaca midis dy skuadrave mbetet pothuajse ashtu siē ishte me zikaltrit qė kanė vetėm njė pikė mė shumė, - ka thėnė portieri i kombėtares italiane, i cili nuk e fsheh zhgėnjimin. - Por ky fakt duhet tė bėjė qė hidhėrimi ynė tė jetė mė i madh”.

Humbja nė fushėn e bardhezinjve kundėr Kaljarit, qė mungonte prej 41 vitesh, me shifrat 3-2 nuk e ka lejuar Juventusin tė pėrfitojė nga hapi gjysėm fals i bėrė nga zikaltrit, tė cilėt tė dielėn janė frenuar nga Torino nė “Meaca”, me shifrat 1-1. Por nuk mjafton vetėm kaq. Disfata kundėr ekipit sard ka sjellė, gjithashtu, edhe rėnien nga vendi i dytė nė atė tė tretin tė skuadrės sė Ranierit, e cila ėshtė kaluar nga kuqezinjtė e Milanit. “Njė ndryshim vendesh nė renditje ėshtė diēka normale, - ka thėnė lojtari juventin nė njė intervistė pėr shtypin italian -, ajo qė ka rėndėsi ėshtė vetėm vendi i parė”. Pavarėsisht nga ky ndryshim, dhe nga dy humbjet e pėsuara nė katėr ditė, portieri numėr 1 nė botė ėshtė i bindur se lufta pėr titull ėshtė akoma e hapur dhe se gjithēka mund tė ndodhė deri nė fund tė sezonit. “Kampionati nuk ka mbaruar akoma. Ne duhet tė kemi besim nė forcat tona dhe duhet tė luftojmė deri nė fund, edhe pse nuk e dimė nėse do tė kemi sukses apo jo”. Gjithashtu, sipas Bufonit, momenti negativ qė po kalon skuadra e Ranierit nuk varet kryesisht nga dėmtimet e shumta, qė kanė goditur ekipin qė nė fillim tė sezonit, por nga faktorė tė tjerė.

“Nuk besoj se Juvja vuan nga dėmtimet, mė shumė nga lodhja psikologjike dhe fizike pėr tė bėrė njė rekuperim tė madh”. Nė fund, ka ardhur edhe njė batutė lidhur me shokun e ekipit Amaurin, tė cilin Juventusi e ka ndaluar tė bashkohet me kombėtaren braziliane, duke i dhėnė kėshtu njė tjetėr mundėsi trajnerit tė kombėtares italiane Marēelo Lipi pėr ta grumbulluar: “Ne nuk na ka thėnė asgjė, - ka treguar Bufon. - Janė gjėra personale, kėto janė momentet ku shprehja “shko ku tė ēon zemra” vlen mė shumė. Amauri ėshtė njė lojtar qė do t’i bėnte punė Italisė ashtu si Brazilit dhe tė gjithė kombėtareve tė tjera”.



Burimi:Sporti Shqiptare