Receta Gatimi

Pse po ben kaq buje te madhe faccebook ??


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 19 prej 19
  1. #1
    i/e rregjistruar Maska e interisti 1
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Postime
    4
    Reputacioni
    0

    Post Pse po ben kaq buje te madhe faccebook ??

    Pse po ben kaq buje te madhe faccebook ??

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18
    miredita dheja kalofsh mire midis nesh ne rradhe te pare ! per pyetjen qe ke bere une te pergjigjem nuk e di sepse nuk kam conto te facebook !

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19
    Facebook, me pelqen shume, pothuajse i kam te gjithe miqte aty. eshte nje adrese qe e vizitoj shpesh.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    kete shoqen ketu se ke: http://facebook.lirenti.com

    Facebook mund te jete nje mjet i mire per te komunikuar, por kujdes se ka tradheti burra

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Mbresa nga njė pėrvojė e parė... dhe betohem tė mos futem mė, thuajse i bindur se nuk do tė mundem t'i rezistoj gjatė tundimit tė kėsaj Sirene Bashkėkohore me emrin joshės FACEBOOK



    Nga Ridvan Dibra

    Pėrvojat e para tė njė individi (shqiptimi i fjalėve tė para, lodrat e para, sherret e zėnkat e para, libri i parė i lexuar, shokėt e miqtė e parė, puthja e parė, pėrvoja e parė seksuale, botimi i parė, tradhtia e parė, divorci i parė etj. etj.) ėshtė provuar se janė tė rėndėsishme, nė mos vendimtare, nė formimin dhe jetėn e tij.


    Ndėrsa nė rastin e njė shkrimtari, kėto pėrvoja tė para, nė mė tė shumtėn e rasteve, bėhen gurė themeli mbi tė cilat ndėrtohet ngrehina e tij letrare.


    Me kėso arsyetimesh e bindjesh nė kokė, vendosa t'i shtoj listės sė pėrvojave tė mia tė para edhe njė tė re: atė tė facebook-ut. Pasi kisha refuzuar pėr muaj e muaj me radhė ftesat e shumta nė adresėn time (shokė e miq, shkrimtarė e jo-shkrimtarė, tė njohur e tė panjohur), mė nė fund u dorėzova: ftesės elektronike tė poeteshės sė re Dezdemonė B. pėr tė qenė shok i saji iu pėrgjigja pozitivisht (OK).


    Mė pas, duheshin kryer disa formalitete tė thjeshta qė unė, mė nė fund! tė bėhesha anėtar me tė drejta tė plota i komunitetit qindra-milionėsh me emrin fort tingėllues FACEBOOK.


    Si i mbarova adetet elektronike, natyrisht, kureshtja ime e parė do tė ishte njohja me poeteshėn e re Dezdemonė B. Profili (portreti) i saj mė la pa mend: njė bjondinė e hatashme, si e dalė yrysh prej njė reviste mode, mė kėqyrte plot joshje e provokim. Pa e marrė veten mirė nga turbullimi i ēastit, erdhi edhe reagimi i saj i parė:


    "Hi Ridvan!"
    "Hi Dezdemonė".
    "Mirė ke qenė?"
    "Mirė".
    "Ke mirėsinė tė lexosh poezinė time tė fundit?"
    "Jam i nderuar..."


    Pa e mbaruar mesazhin tim, ia mbėrrin edhe vjersha e Dezdemonės: njė vargėzim bajat dashurie e qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me portretin magjepsės tė autores. Megjithatė, ia ngre lart (vjershėn).


    Poetesha e re largohet e lumtur: si duket, nxiton t'i shpėrndajė vargjet e saja tek tė tjerė facebook-as. Thuajse jam i bindur se askush, qoftė ai dhe shkrimtari a kritiku mė pedant, duke shijuar portretin e autores, nuk do tė ketė kurajėn ta shajė atė palo poezi...


    Sapo jam ndarė nga poetesha e bukur, kur nė adresėn time vijnė thuajse njėkohėsisht dy ftesa:


    1. Dėshiron tė bėhesh anėtar i grupit "Kundėr hipokrizisė sė Ismail Kadaresė"?
    2. Dėshiron tė bėhesh anėtar i grupit "Ne mbrojmė vlerat e Ismail Kadaresė"?


    Kujtohem se kohėt e fundit jam sharė e kritikuar thuajse njėkohėsisht edhe si "mik" i Kadaresė, edhe si "armik" i tij, prandaj dhe i pranoj pa hezitim (OK) tė dyja ftesat.


    Por befasitė nė facebook nuk paskan tė sosur! Ftesėn e radhės ma dėrgon Ridvan Dibra, domethėnė vetja ime: "Dėshiron tė jesh shok me Ridvan Dibrėn?". Thuajse pavetėdijshėm (ndjesė pėr mungesėn e modestisė!), kujtohem sakaq pėr gjithė ata shembuj shkrimtarėsh tė shquar (Kafka, Pirandelo, Pesoa, Dostojevski, Prust, Borges, Apdajk, Forster dhe plot tė tjerė), tė cilėt kanė pasur probleme me personalitetin e tyre tė dy apo tė shumėfishtė.


    "Hi Ridvan Dibra!"
    "Hi Ridvan Dibra!"
    "Je njė shkrimtar koti".
    "Jam".
    "Cinik dhe i shtirur".
    "Ndoshta...".


    Libri ne koma. Rroft Facebook-u!



    Alter egoja ime virtuale mė shan e fyen sa mundet dhe mandej largohet (me siguri!) i kėnaqur. Unė nuk kam nge t'i bluaj sharjet e fyerjet, sepse, ndėrkohė, nė adresėn time kanė vėrshuar me dhjetėra e dhjetėra ftesa "pėr shok e mik" (kurrė, nė jetėn time reale, nuk kam pasur kaq shumė shokė e miq): shkrimtarė tė njohur ose jo, politikanė tė majtė e tė djathtė, lexues dashamirė ose e kundėrta, analistė tė pavarur e tė angazhuar, gazetarė lloj-lloj, miq tė fėmijėrisė e emigrantė, femra tė bukura si kukulla, kritikė e akademikė etj. etj.).


    I pranoj tė gjithė (OK), derisa mė nis dhimbja e kokės dhe vėrej me tmerr se pasdrekja ime (e ēmuar!) ka shkuar pėr lesh (siē shprehet njė mik i imi shkrimtar): asnjė faqe libri e lexuar, asnjė rresht nga romani im i ri i shkruar...


    Dal nga aty (nuk e di pse, por kam pėrshtypjen se sapo kam dalė nga njė kurth katakombesh e ku gėlojnė gjithfarėsoj papastėrtish) dhe betohem tė mos futem mė, thuajse i bindur se nuk do tė mundem t'i rezistoj gjatė tundimit tė kėsaj Sirene Bashkėkohore me emrin joshės FACEBOOK.


    Nė mbrėmje, deri vonė, bluaj nė mendje lloj-lloj gjykimesh e interpretimesh rreth raporteve tė Librit me fenomenet bashkėkohore, sidomos me Lartmadhėrinė e Tij, Internetin. Qėndrimet janė tė shumta e tė larmishme, por nė fund tė fundit ata mund tė organizohen nė dy grupe tė mėdha:


    1. Partizanėt e tezės se "Libri i vėrtetė (domethėnė Letėrsia) ėshtė nė rrezik dhe se po humbet karakteri i tij elitar". Mbrojtėsit mė tė shumtė tė kėsaj teze duket se janė Shkrimtarėt e vėrtetė (domethėnė ata qė vuajnė pėr librin).


    2. Partizanėt e tezės se "libri (domethėnė gjithēka e shkruar dhe e bėrė publike) po njeh njė lulėzim tė paparė dhe se institucioni i publikimit kurrė nuk ka qenė mė demokratik sesa sot. Mbrojtėsit mė tė shumtė tė kėsaj teze duket se janė kritikėt dhe akademikėt (domethėnė ata qė jetojnė me librin).


    Kokėn e ndiej plumb nga dyshimet e dilemat. Aq mė shumė kur nė ditėt e sodit, nė tė ashtuquajturėn epokė postmoderne, tė vėrtetat (herė-herė tė dukshme si drita e diellit) bėhen relative dhe tė krijohet bindja se gjithkush ka tė drejtė.


    Tė nesėrmen, duke ruajtur dyshimet e natės sė kaluar, i shmangem programit mėsimor dhe u flas studentėve tė mi pėr mrekullinė me emrin facebook. Nė fund tė orės, veēoj dhjetė studentė (mė tė mirėt!) dhe u bėj njė pyetje tė thjeshtė: "Sa prej tyre janė anėtarė tė bibliotekės sė universitetit dhe sa anėtarė tė facebook-ut?" Pėrgjigja nuk mė befason dhe aq: dy prej tyre janė regjistruar nė Bibliotekė, tetė nė Facebook.


    Nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse, i tėrhequr mėnjanė, t'ia pohoj vetes me gjysmė zėri:


    LIBRI NE KOMA. RROFTE FACEBOOK-u!
    Kaq.

    Shekulli

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Mua per veten time sme pelqen fare Facebook,nuk kam simpati per ket faqe,me duket gje kot fare.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    Face Book, per mendimin tim ka zevendezuar shoqerine ne mehalle, ne hyrjet e pallatit, shoqerine ne bangat e shkolles, etj. Jemi ne te njejtet qe dikur luanim me miqte tane te vegjelise por qe kur u rritem u shperndame si zogjte e korbit ne cdo ane te botes. Jemi ne te njejtet qe kemi nevoje te komunikojme me njeri-tjetrin, te kujtojme vegjeline rinine, te kujtojme ndodhite me gazmore apo ato me te hidhura te nje kohe qe tashme e kemi lene mbrapa kraheve. Face book na ktheu mbrapa disa vite, na risolli ne identitetin e dikurshem.
    Secili nga ne ka krijuar shoqeri te re kudo qe ndodhet, por asnje nga kjo shoqeri e re nuk i di se si e therisnin femijet e pallatit, asnje nuk e di se ke mesuese kish inat, per ke vajze apo djale i kish rrahur zemra ne vitet e para te adoleshences. Ne Face Book, gjenden ata miq te vjeter, qe kemi lojtur me sy mbulur, kemi lojtur me peta, kemi kopjuar nga njeri - tjetri apo na dine sekretet e zemres ne moshen adoleshente.
    Jemi rritur, dhe face book eshte si ai "filli i Arjanes" per te na kujtuar origjinen, per te na kujtuar shoqerine e vjeter, per te na kujtuar te kthehemi aty ku ishim.

  8. #8
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    e vertete kjo e kukulles pasi ne facebook eshte mbledhur ajo shoqeri e vjeter ne pamundesi per tu takuar. dallavere ka plot pastaj por e gjitha eshte ne doren tende nese i pranon apo jo.

  9. #9
    i/e rregjistruar 10% Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Postime
    54
    Reputacioni
    16
    Eshte nje faqe mjaft serioze..te pakten mua me sherben shume pasi e shoh si te vetmen menyre per te komunikuar me miqte e mi te larget por jo vetem,edhe ata miq qe kam ketu dhe nuk kam mundesi ti takoj per shkak te impenjimeve te ndryshme..ne kete faqe kam takuar shoke e shoqe te cilet kisha vite pa i pare,me teper se dhjete vjet...

  10. #10
    i/e rregjistruar 10% Maska e michele
    Anėtarėsimi
    Aug 2008
    Vendndodhja
    shume larg qe ketu, diku ne univers
    Postime
    52
    Reputacioni
    0
    facebook eshte bere shume popullor, jane shume te rralle njerezit qe nuk kane nje account aty. Ne fund te fundit thyhen teresisht kufijte, se merr vesh se cfare ben, apo cfare do beje nje miku yt qe ndodhet kilometra larg. Mbi te gjitha nuk ke nevoje te dish ndonje adrese email te nje njeriu qe njeh, thjesht shkruan emer mbiemer dhe e gjen kollaj, pse seshte shume mire keshtu???!!!
    Per mua eshte nje gje shume e mire facebook, se me ben te jem gjithmone ne dijeni te situates se miqve te mi(flas per ata qe ndodhen shume larg meje).

  11. #11
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Personalisht nuk kam eksperience pozitive nga facebook, por eshte e vertet qe jane rikthyer shume kontakte te vjeter nga shoqeria (kontakte qe skemi sjelle shume interesim sigurisht) por le te shohim!

    Mos harroni dhe rastin qe Facebook ka sjelle dhe disa viktima :S !

  12. #12
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36


    Fenomeni Facebook, nė pregatitje dy filma


    ROME – Fenomeni Facebook, i cili u shnėrruar nė njė kohė shumė tė shkurtėr nė social network-un mė tė pėrhapur nė botė, shumė shpejt do tė zbarkojė edhe nė kinema. Ekzistojnė dy projekte, njė film nė itali dhe njė nė Amerikė tė cilėt pritet tė lancohen nė 2010-ėn. Skenaristi Aaron Sorkin ka hapur njė faqe tė posacme nė Facebook, dedikuar filmit , nė tė cilėn mund tė regjistrohet kushdo pėr tė shkruar eksperiencat personale tė lidhura me rrjetin social, tė cilat do tė kontribuojnė pėr ti dhėnė jetė historisė sė filmit.
    Filmi Amerikan do tė drejtohet nga regjizori Thomas Schlamme, dhe do tė tregojė edhe historinė e babait tė Facebookut Mark Zuckerberg, i cili u detyrua tė paraqitej nė gjykatė, pas akuzave tė shokėve tė tij nė Harvard, se Thomas u kishte vjedhur idenė.
    Filmi tjetėr do tė jetė njė komedi prej 10 episodesh, e drejtuar nga artistė tė rinj italianė. Nė keto episode do tė tregohen aventurat dhe disaventurat e fituara pėrmes rrjetit social mė tė famshėm nė botė. Filmi do tė xhirohet nė Romė, ndėrkohė qė mėsohet se xhirimet do tė zgjatin vetėm njė javė dhe do tė jetė gati pėr nė sallat e Kinemave, gjatė muajit prill. (e.n/corriere/Balkanweb)

  13. #13
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Facebook feston pesė vjetorin e ditėlindjes

    Ishte 4 shkurti i vitit 2004, kur njė student 19 vjecar i Universitetit tė Harvardit, sė bashku me disa miq, lancoi fenomenin Facebook ,i cili u shndėrrua nė rrjetin social mė tė famshėm nė botė. Kanė kaluar 5 vjet nga ajo datė, dhe sot rrjeti social ka festuar pėrvjetorin duke vendosur nė dispozicion tė tė gjithė pėrdoruesve tė tij, njė dhuratė nga “gift shopi” i tij. Ndėrkaq ėshtė dėrguar njė “faleminderit” pėr miliona pėrdorues qė janė online cdo ditė.
    Nė njė periudhė prej 2 vitesh, Facebooku ka regjistruar sukseset njėra pas tjetrės. Nė betejėn pėr tė fituar miq on line, shumė shpejt arriti tė linte pas liderin MySpace.
    Vetėm nė Itali, ndodhi njė Boom i vėrtetė pėrdoruesish (600 mijė tė regjistruar vetėm gjatė qershorit 2008, ndėrkohė qė numri total ka arritur 6 milionė pėrdorues). (e.n/lastampa/Balkanweb)

  14. #14
    i/e rregjistruar Maska e capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    7
    Reputacioni
    0
    Po ben buje te madhe sepse aty futen te gjithe ata qe jane brryla ne pc dhe sdine me bo gjo tjeter ja 1 nder 15 arsyet. e dyta ben buje sepse eshte 1 loje poker qe luhet online pothuajse nga te gjithe. Te tjerat i zbulojme me vone !

  15. #15
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    101% dakort me ty capone

  16. #16
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga capone Lexo postimin
    Po ben buje te madhe sepse aty futen te gjithe ata qe jane brryla ne pc dhe sdine me bo gjo tjeter ja 1 nder 15 arsyet. e dyta ben buje sepse eshte 1 loje poker qe luhet online pothuajse nga te gjithe. Te tjerat i zbulojme me vone !
    brryl je vete ti,

  17. #17
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    po ben buje sepse eshte nje menyre per te ruajtur
    kujtime te bukura, sepse arrin te komunikosh me te
    gjithe te njohurit pa limit...

  18. #18
    i/e rregjistruar Maska e capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    7
    Reputacioni
    0

    Arrow Lexojeni !!!!!!

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kuklla Lexo postimin
    brryl je vete ti,
    hik mi meso ca eshte PC i_her masanej hajde jep opinionin tend ktu ! Ty me te thon dicka elementare pshm: si krijimi i 1website rrezik se di ! Tani na dilke dhe opinioniste ktu ti ! Hajde hajde qeke out fare kuklla. Me vjen keq per ty !

  19. #19
    i/e rregjistruar Maska e interisti 1
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Postime
    4
    Reputacioni
    0
    ju faleminderit te gjitheve per komentet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pishina me e madhe ne Bote!
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 10:07 AM
  2. Ėmbėlsira mė e madhe arabe
    Nga Enkelejda_24 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 11:38 AM
  3. Nje fatkeqsi e madhe
    Nga mekaniku nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:44 PM
  4. Katastrofa mė e madhe qiellore
    Nga ReniX nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 09:40 PM
  5. Goja me e madhe ne bote
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-07-2008, 12:01 AM