Procesi integrues i Shqipėrisė pėr nė Bashkimin Europian kėrkon tituj pronėsie tė qartė, garantim tė njė procesi gjyqėsor tė shpejtė dhe njė proces tė sigurt tė kthimit, kompensimit dhe legalizimit tė pronarėve”. Ky ishte mesazhi i ambasadorit tė KE-sė, Helmut Lohan, i bėrė publik nė seminarin “Pėr ēėshtjen e pronėsisė nė Shqipėri nė lidhje me Investimet e Huaja Direkte”, i cili ishte financuar po nga KE-ja. “Fuqizimi i tė drejtės sė pronės dhe njė zgjidhje pėr ēėshtjet e kthimit, kompensimit dhe legalizimit tė pronave, qė ende nuk kanė gjetur zgjidhje, janė thelbėsore pėr mbarėvajtjen e gjithanshme tė vendit. Tituj pronėsie tė qartė dhe siguria ligjore, janė kushte paraprake pėr zhvillimin e suksesshėm tė vendit, pėr tėrheqjen e Investimeve Direkte tė Huaja, pėr paqen sociale, si dhe pėr procesin integrues tė vendit nė BE”, - tha dje Lohan. Kėto shqetėsime tė KE-sė ngrihen edhe sot, pas 18 vitesh tė ardhjes sė demokracisė, ku ēėshtja e pronėsisė, jo vetėm qė ėshtė e pazgjidhshme, por sipas vetė qeverisė, pėrgjegjėsja kryesore pėr kėtė ēėshtje, nuk do tė zgjidhet edhe pėr disa vite tė tjera. “Duhet pranuar e vėrteta ashtu siē ėshtė, se ēėshtja e titujve tė pronėsisė nė Shqipėri nuk ka gjetur ende njė zgjidhje dhe nuk do ta gjejė edhe pėr dy apo tre vitet e ardhshme”, - ishte pėrgjigja e zėvendėsministrit tė Ekonomisė, Eno Bozdo.
Nė fjalėn e tij, Lohan pohoi se moszgjidhja e ēėshtjes sė pronėsisė ka penguar Investimet e Huaja Direkte, investimet e bizneseve shqiptare, ka krijuar probleme sociale, e mbi tė gjitha, ka nxjerrė nė pah edhe problemet e gjyqėsorit. Sipas tij, ēėshtjet e pronėsisė diskutohen dhe debatohen me vite nė gjykatat shqiptare pa gjetur asnjė zgjidhje, por duke e ēuar qytetarin deri nė humbjen e besimit tė demokracia dhe institucionet e saj.
“Debati pėr pronėsinė ka dhe implikime tė tjera. Mbėshtetja e vakėt ligjore dhe mekanizmat e zbatimit, bėjnė qė gjykatat tė ngatėrrohen keqas me kėtė ēėshtje”, - u shpreh dje Lohan. Sipas tij, pikėrisht drejtėsia po pengon zhvillimin e vendit, turizmit, por edhe tė integrimit tė Shqipėrisė nė institucionet ndėrkombėtare. Ai pėrmend rastet kur debati pėr pronat ka marrė edhe jetė njerėzish, pėr shkak se konflikti i pronėsisė ka shkuar deri nė pėrdorimin e armėve. “Veē pasojave tragjike sa i takon problemeve familjare, ngatėrresat sa i takon debatit pėr pronėsinė tė ēojnė normalisht nė shkatėrrimin e besimit tė qytetarit tė demokracia dhe institucionet e saj”, - bėri tė ditur dje, ambasadori Lohan.


Burimi:Gazeta Shqiptare