Receta Gatimi

"Shqiptari" personazh negativ nė filmat e huaj


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    "Shqiptari" personazh negativ nė filmat e huaj



    Siē ndodh rėndom nėpėr filma, sidomos ata ‘thriller’, dy forca do tė pėrplasen patjetėr. Janė "tė mirėt" dhe "tė kėqijtė". Deri para pak vitesh, kėta tė fundit, jo rrallė herė pėrfaqėsoheshin nga banda mafioze italiane, apo terroristė nga Lindja e Mesme. Sė fundmi kemi njė stereotip tė ri. Janė bandat mafioze shqiptare, qė grabisin, qė merren me trafik armėsh, prostitucioni, droge…

    “Liam Neeson i shpall luftė Shqipėrisė”. Kėshtu ka preferuar ta titullojė shkrimin e vet, pėr filmin e ri qė sapo ka dalė nė kinematė botėrore, njė gazetė e huaj. Bėhet fjalė pėr filmin “Taken” me regji tė Pierre Morel, me skenar tė Luc Besson e Robert Mark Kamen.

    Protagonist ėshtė aktori i njohur amerikan Liam Neeson, i cili luan rolin e njė ish-agjenti sekret, tė cilit i rrėmbejnė vajzėn nė Paris. Rrėmbyesit janė nė shėrbim tė njė mafiozi shqiptar, qė quhet Marko dhe qė luhet edhe nga njė aktor shqiptar, Arben Bajraktaraj.

    Duke qenė se filmi ka pak ditė qė ka nisur tė bėjė xhiron e kinemave botėrore, mediat e huaja shkruajnė ēdo ditė pėr tė dhe kudo lexon pėr “bandėn mafioze shqiptare”.

    Por “Taken” nuk ėshtė i pari film, ku “tė kėqijtė” vishen me rrobat e shqiptarėve. Pavarėsisht se ajo pėrfaqėson njė tjetėr grupim dhe ka njė tjetėr fat, edhe Lorna e vėllezėrve belgė, Dardenė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė emigrante mashtruese nga Gramshi.

    Po kėshtu, dy vjet mė parė agjenti i famshėm 007, Jammes Bond, i interpretuar nga Danniel Craig, duhet tė pėrballet nė njė “dyluftim” pokeri pikėrisht me njė mafioz shqiptar.

    Deri kėtu jemi nė filma tė realizuar nė Amerikė, apo Belgjikė, pėr tė mos folur pėr kinematografinė italiane. Nuk e ekzagjerojmė nėse themi qė nuk ka serial policesk, nė tė cilin fqinjėt nuk fusin ndonjė bandė kriminale shqiptare. Madje ndėr tė dyshuarit e parė janė pikėrisht shqiptarėt.

    Pėr tė mos folur pėr vajza tė dhunuara e tė trafikuara, tė cilat mė sė shumti janė shqiptare apo moldave. Si njė vend i vogėl qė jemi, me pak banorė, na dėgjohet zėri jo pak. Por duket se nė kinematografi, kemi damkėn e tė “kėqijve”.

    Ndoshta do tė na duhet tė mėsohemi me kėtė lloj stereotipi, ashtu si italianėt, pėr vite me radhė kanė mbajtur vulėn e “padrinove” e arabėt si “terroristė” e “kamikazė”



    Burimi:CdoDite.com

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Eshte e drejt, kemi nje fam shume te keqe ne shoqerin e huaj. Kjo fale fatit apo veprimeve qe ne si shqiptare kryejme ne keto vende. Kuptohet qe perjashtohen dhe individ, por e pesojne shume!
    Dhe per mua nuk eshte vetem 1 filem qe kam pare shqiptarin ne rolin e mafiozit, grabitesit apo te trafikantit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. Filmat mė tė "piratuar" tė vitit 2011
    Nga Kliton nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 01:35 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM
  4. 10 filmat me te "mire" thriler :)
    Nga EMAUS nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-08-2008, 10:25 AM