Receta Gatimi

Disa Kuriozitete!!!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Disa Kuriozitete!!!

    Kapet nė doganė me pėllumba nė ēorape


    Njė australian ėshtė arrestuar nė aeroportin e Melburnit me dy pėllumba tė gjallė nė ēorape, ka njoftuar shėrbimi doganor i aeroportit.

    Pasagjeri 23-vjeēar Richard Janeczko ua ka tėrhequr vėmendjen doganierėve pasi qė gjatė kontrollit rutinor nė xhepat e tij janė gjetur dy ve tė shpezėve.

    I riu ėshtė dėrguar nė dhomėn pėr marrje nė pyetje ku doganierėt kanė zbuluar se nė secilėn ēorape kishte nga njė pėllumb tė gjallė tė fshehur, njoftojnė agjencitė.

    “Ky lloj kontrabandimi jo vetėm qė ėshtė mizor pėr kafshėt, por paraqet edhe rrezik tė madh pėr mjedisin jetėsor dhe shėndetin e australianėve”, ka deklaruar nė lidhje me kėtė rast pėrfaqėsuesi i shėrbimit doganor nė aeroportin e Melburnit.

    Pasagjeri i cili me udhėtimin dhjetė-orėsh kishte ardhur nga Dubai nė ēantė kishte bartur edhe farat e disa bimėve dhe mostra tė patėllxhanit tė kaltėr, derisa atij i kanoset rreziku tė kalojė dhjetė vjet nė burg dhe tė dėnohet me gjobė prej 70.000 dollarėve amerikanė.



    24.000 euro dėnime pėr shkak tė parkimit tė gabuar


    Njė femėr austriake 30-vjeēare, e cila ka injoruar madje 700 dėnime pėr parkim tė palejuar - vlera e tė cilave ka arritur nė 24.000 euro - ėshtė dėrguar nė vuajtje tė dėnimit me burg prej 500 ditėsh, ka bėrė tė ditur policia austriake.

    Kjo femėr, nėpunėse shtetėrore nė qytetin e Gracit, gjatė dy viteve tė kaluara, ka injoruar 700 tentime tė autoriteteve lokale pėr t’ia dorėzuar fletėthirrjet pėr pagimin e dėnimeve, bėn tė ditur agjencia Reuters

    "Natyrisht, kemi pasur raste kur persona tė caktuar kanė injoruar tri, katėr, e madje edhe 10 fletėthirrje, mirėpo 700 asnjėherė, kjo thjeshtė duket e pamundur”, ka thėnė zyrtari i policisė, Herbert Matersdorfer.

    Sipas ligjit austriak, pėr kėtė lloj tė shkeljes ligjore parashihet dėnimi mė i lartė me burg prej 42 ditėsh, kėshtu qė femra rekordere do tė vuajė dėnimin nė periudha tė ndryshme kohore dhe jo pėrnjėherė.



    Han 203 krahė pulash pėr njėzet minuta


    Amerikani me emrin artistik “Super Squibb” pėr vetėm 20 minuta kohė ka ngrėnė 203 krahė pulash dhe ka fituar bindshėm nė garėn e cila ėshtė mbajtur nė Filadelfia.

    Pėr mundimin e tij 23-vjeēari nga qyteza Berlina nė shtetin federal tė New Jerseyt ka fituar njė automjet, unazė diamanti me vlerė prej 8.000 dollarėsh dhe kurorėn me figura tė zogjve miniatural.

    Gara tradicionale, e cila ēdo vit organizohet nė prag tė garės sė madhe tė ragbit “Super Bowl”, ėshtė pėrcjellė nga mbi dhjetėmijė njerėz.

    Vendin e dytė e ka fituar Richard "Not Rich" Razzi, i cili ka gėlltitur 180 krahė pulash.



    Gruaja nė ankand shet shtėpinė dhe veten


    Njė grua amerikane nga Florida, e cila punon si shitėse e patundshmėrive, ėshtė duke provuar tė shes shtėpinė e saj dhe nė tė njėjtėn kohė tė gjejė njė burrė, prandaj ka publikuar njė shpallje interesante nė faqen e njohur botėrore pėr ankande "eBay" ku si paket ofron shtėpinė dhe veten.

    Deven Traboscia, e shkurorėzuar qė tetė vite, i ėshtė kthyer internetit me shpresė se do tė gjejė burrin e nevojshėm.

    Shtėpi nė Florida. “Nėse dėshiron tė jetėsh nė botėn e ėndrrave dhe tė pėrjetosh dashurinė e vėrtetė si prej pėrrallave, atėherė unė jam grua pėr ty. Dėrgo menjėherė paraqitjen tuaj nėse dėshironi tė bėni pėr vete njė grua me prejardhje nga Evropa", thotė ajo nė shpallje.

    Traboscia thotė se veēmė i ėshtė lajmėruar njė mashkull i interesuar nga Italia, i cili planifikon qė sė shpejti t’i vije nė vizitė.

    Ēmimi fillestar nė ankand pėr shtėpinė dhe zonjėn sė bashku ėshtė vetėm 99 centė, mirėpo pritet se mund tė arrijė shumėn prej 500.000 dollarė.



    Plaēkitėsit me armė ikin nga djathi


    Arkėtarja e njė supermarketi gjerman i ka zmbrapsur tre plaēkitės me armė duke i sulmuar ata me djathė.

    Tė maskuarit kanė kėrkuar fitimet ditore tė dyqanit duke i nxjerrė armėt e tyre nė pah nė Berlin-Wilmersdorf, por arkėtarja Martina Bolle, 50-vjeēare, ka refuzuar t'ua dorėzojė.

    Nė vend tė kėsaj ata kanė ikur kur ajo i ka kapur pakot me djathė nga banaku dhe ka filluar t’i gjuajė tė armatosurit “fatkeq” me to.



    Kėndon shtatė ditė pa pushim


    Indiani Viraag Wankhede ka kėnduar njė javė pa ndėrprerje, duke dashur tė futet nė librin e rekordeve botėrore Guinness.

    Siē shkruajnė mediat indiane, inxhinieri tridhjetekatėrvjeēar nga Mumbai ka filluar tė kėndojė nė njė qendėr tregtare me 20 prill nė orėn 12:23, ndėrsa ka pėrfunduar kėndimin e tij mė 27 prill nė orėn 12:26.

    Kur tė jetė vėrtetuar zyrtarisht, arritja e tij do tė thyej rekordin aktual prej 75 orėve kėndim, tė cilin aktualisht e mban amerikani Marcus LaPratt.

    Gjatė kėndimit maratonik, Wankhede nuk ka ngrėnė e as nuk ka fjetur, dhe ka arritur tė kėndojė mbi 1.500 kėngė, kryesisht hite tė kėngėtarėve indianė tė muzikės popullore.

    Wankhede, i cili pėr thyerjen e rekordit ėshtė pėrgatitur qysh prej vitit 2005, gjatė tėrė kohės ka qenė nėn mbikėqyrjen e tre mjekėve, derisa ka marrė ekskluzivisht ushqim tė lėngėt.

    Wankhede ka dashur tė merret nė mėnyrė profesionale me kėndim, por pas disa tentimeve tė pasuksesshme nė Bollywood, ka vendosur tė pėrdorė taktikėn tjetėr pėr tė tėrhequr vėmendjen pėr aftėsitė e tij.



    Plaēkitėsin e tradhton hunda e madhe


    Njė plaēkitės nė Sicili duket se nuk ka pasur hundė pėr vjedhjen tė cilėn e kishte planifikuar, sepse hunda e tij e madhe e ka tradhtuar kur ėshtė pėrballur me dėshmitarėt e plaēkitjes.

    Rosario Perugia, plackitės 44-vjeēar, nė bazė tė hundės sė madhe ėshtė identifikuar si kryes i plaēkitjes nė fund tė muajit shkurt nė bankėn e qytezės Cerdi afėr Palermos, kanė njoftuar mediat italiane.

    Plaēkitėsi kishte hyrė nė bankė me kokė tė mbuluar me kapele tė leshtė dhe kishte drejtuar revolen nė arkėtarėt duke arritur tė merrte prej tyre 10.000 euro. Perugia edhe para disa vjetėsh ishte dėnuar pėr shkak tė plaēkitjeve.

    Policia gjatė hulumtimit i ka thirrur dėshmitarėt dhe u ka shfaqur atyre fotografitė e hajnave tė cilėt tashmė janė dėnuar pėr shkak tė krimeve tė ngjashme. Tė gjithė dėshmitarėt e kanė njohur Perugian, duke bėrė me gisht kah hunda e tij.

    Pas njė kėrkimi policor, plaēkitėsi ėshtė kapur tė mėrkurėn.




    Kėrkon 54 milionė dollarė pėr pantallonat e humbura


    Njė ish-gjykatės amerikan kėrkon nga kompania pėr pastrim kimik dėmshpėrblim prej 54 milionė dollarėve, pėr shkak tė pantallonave tė humbura.

    Roj Pirson, ka pėrcaktuar se kėtė vlerė duhet ta paguajė kompania pėr shkak tė mbishkrimit "kėnaqėsi e garantuar", qė ka qėndruar nė derė.

    Pirson konsideron se mbishkrimi ėshtė mashtrim dhe reklamė e rrejshme dhe pėr shkak tė kėsaj kėrkon 1500 dollarė pėr ēdo ditė sa ka qėndruar reklama aty.

    Nė shumėn e llogaritur, janė pėrfshirė edhe 500 mijė dollarė pėr shpenzime gjyqėsore, dy milionė dollarė pėr "pėsimin e turpit dhe stresit mental", si dhe 15 mijė dollarė pėr huazim tė makinės.

    Ku proces gjyqėsor zgjatė tashmė tre vite me radhė.




    Statujė e kėpucės qė u hodh nė Bushin


    Hedhja me kėpucė nė ish-kryetarin amerikan George Bush gjatė muajit tė kaluar ka nxitur reagime tė shumta, e tani ka shėrbyer si inspirim pėr njė vepėr artistike.

    Statuja e kėpucės me madhėsi tė njė krevati ėshtė zbuluar solemnisht tė enjten nė qytetin e lindjes sė liderit tė ndjerė irakian Saddam Hussein.

    Artisti nga Bagdadi Lait al-Amari e ka pėrshkruar veprėn e tij si simbol tė popullit irakian.




    Nė vend tė kasave me para, hyn nė nevojtore


    Plani i njė hajni pėr tė pėrbiruar rrugėn e tij drejt njė banke franceze i ka dėshtuar kur nė vend tė kasave me para ka dalė nė nevojtore.

    Ai nuk ia kishte qėlluar rrugės drejt kasave me para dhe nė vend tė tyre e gjeti veten nė njė nevojtore ku edhe u arrestua, ka njoftuar gazeta franceze ”La Provence”.

    21-vjeēari hyri me dhunė nė njė ndėrtesė tė afėrme me filialin e bankės “Banque Populaire” nė Marseilles gjatė orėve tė hershme.

    Mashkulli, i cili vinte nga Belgjika, kishte planifikuar qė tė hapėn rrugėn e tij me makinė shpimi deri tek dhoma e cila nė vete kishte arka pėrplot me para.

    Alarmet u aktivizuan kur ai depėrtoi nėpėrmes murit dhe policia e kapi atė kur arriti nė vendin e ngjarjes.
    Nė statujė ėshtė mbishkruar njė kėngė nė nder tė Muntadhar al-Zaidit, gazetarit irakian i cili ka hodhi kėpucėt e tij nė drejtim tė Bushit gjatė konferencės pėr shtyp nė Bagdad.



    Burimi:CdoDite.Com
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 07-02-2009 mė 04:05 PM.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Grua per rekord, 68 vjeēe dhe 23 martesa. Linda Lou Taylor martuar per here te pare 16 vjeēe eshte futur ne librin e guinnes.


    Ketu me fotot e disa prej burrave.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Boo keto rrezik jane vetem te deklaruarit,pale ato qe si ka deklaruar.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2013, 08:34 PM
  2. Foto: Disa kuriozitete rreth Wikipedia
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-2012, 09:01 PM
  3. Disa kuriozitete mbi kafshet.
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 10:38 PM
  4. Disa Kuriozitete
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 10:24 AM
  5. Disa Kuriozitete
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 06:39 PM