Rezoluta e Parlamentit Evropian pėr Kosovėn, e miratuar tri ditė mė parė, pėrveē qė e njeh shtetin e Kosovės si njė shprehje e demokracisė pėrfaqėsuese evropiane dhe bėn thirrje qė atė ta bėjnė edhe vendet anėtare qė ende nuk e kanė njohur shtetin e ri, jep edhe disa porosi, tė cilat meritojnė tė shihen me vėmendje nga institucionet dhe qytetarėt.

Pa u ndalur gjatė nė rėndėsinė qė ka kjo rezolutė, duhet parė me vėmendje “detyrat e shtėpisė” qė i adreson rezoluta pėr Prishtinėn: strategjitė pėr inkuadrimin gradual tė pakicave, qė ka pėr qėllim forcimin e sovranitetit, nevojat investuese pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, shpreh shqetėsimin ndaj idesė pėr termocentralin e ri qė mendohet t’i vihet mbi kokė gjysmės sė popullsisė sė vendit (siē thuhet, nė njė zonė tė dendur tė popullsisė) dhe kėrkon transparencė, llogaridhėnie dhe luftė kundėr korrupsionit. Pikat 33 dhe 34 tė rezolutės ngrenė shqetėsimin e nepotizmit, privatizimit, korrupsionit dhe demokracisė. Kėto probleme tė ngritura nga eurodeputetėt janė shqetėsime serioze dhe dėshmojnė pėr perceptimin qė ka shumica e opinionit evropian pėr zhvillimet dhe qeverisjen nė Kosovė. Pėr transparencėn, llogaridhėnien dhe korrupsionin deri mė tash ėshtė folur shpesh dhe duket qė kėto janė nocione tashmė tė familjarizuara dhe fatkeqėsisht me njė dozė imuniteti tė krijuar tek opinioni vendės. Risia dhe mė goditėsja na del shqetėsimi i ngritur pėr nepotizėm, sepse institucionet janė plot fakte tė dominimit njėkrahinor. Gjithkush nė Kosovė do tė ishte vėrtet i lumtur po tė mbeteshin kėto vetėm nė dimensionin e perceptimeve tė eurodeputetėve. Por, gjithashtu shumėkush e di se nė Kosovė nepotizmi dhe krahinorizmi i ngjan njė fshati francez tė viteve tė ‘70-ta, kur antropologu i njohur Robert Layton i hulumtoi opinionet e tyre. Shumica e banorėve mendonin se njė qeverisje nė miniaturė e ngritur mbi bazėn e afėrsisė dhe lidhjeve familjare, njohjeve, shoqėrisė tė njė krahine dhe prejardhjeje tė njėjtė, ėshtė i dėmshėm pėr drejtimin e komunės, sepse aty nuk ka cilėsi profesionale dhe fshatarėt e shihnin me mosbesim kėtė mėnyrė menaxhimi tė pushtetit lokal. Edhe nė Kosovė vlerėsimi nuk ka se si tė jetė ndryshe, pėrveē atyre qė si kriter parėsor i nxjerrin lidhjet krahinore e farefisnore nė dėm tė kritereve profesionale e arsimore. Nė shumicėn e vendeve evropiane drejtuesit institucionalė vijnė nga qendra tė rėndėsishme urbane, qendra tė rėndėsishme universitare, industriale, qendra me tradita tregtare, institute shkencore etj. Nė Gjermani, p.sh., do tė ishte shumė normale qė njė ministėr industrie tė vinte nga krahina industriale e Ruhrit, por nė Kosovė shumica e drejtuesve institucionalė janė nga njė zonė e vetme. Disa institucione janė tė mbushura me njerėz nga krahina e ministrit, ndėrsa familjet me vėllezėr shumė gjenden nė disa institucione tė shtetit. Me kėtė nuk aludohet nė familjet qeverisėse tė jugut tė dikurshėm italian dhe tendenca pėr forcimin e oligarkėve mbi kėtė bazė, por njė logjikė shtetndėrtuese mbi parimet profesionale nė kohėn kur Kosovės i nevojitet mė shumė se kurrė cilėsia dhe vetėdija e lartė individuale pėr pėrgjegjėsinė e lartė qė kėrkon ndėrtimi i shtetit demokratik.

Ėshtė vėshtirė tė mbetet vetėm perceptim i eurodeputetėve se nė Kosovė ka nepotizėm nė kohėn kur dihet botėrisht se drejtuesit e Qeverisė, Parlamentit, shefi i ushtrisė, shefi policisė etj., janė nga njė zonė e vetme e Kosovės, ndėrsa kėsaj dukurie u bashkėngjiten edhe shumė drejtori, zėdhėnės e kėshilltarė. Kėto fakte ėshtė vėshtirė t’u fshihen raportuesve nė Bruksel.

Pėr mbėshtetėsit e krahinorizmit dhe logjikėn klanore me siguri janė tė pakuptimtė shembujt e dėshmuar rishtazi se si presidenti demokrat amerikan mban nė administratėn e lartė tė tij republikanė tė profilit tė lartė profesional, ndėrsa presidenti i djathtė francez ia beson postin e kryediplomatit socialistit Kushner. Por, Evropa duket se nuk kėrkon njė hap tė tillė “tė guximshėm” nga drejtuesit institucionalė tė Kosovės, pėrveē qė institucionet e vendit tė mos drejtohen nga kushėri, vėllezėr, miq e shokė, e as qė kriter pėrzgjedhės tė jetė afėrsia dhe dėgjueshmėria ndaj liderit, por tė rritet vetėdija se Kosova ka nevojė pėr njerėz me kapacitete tė larta intelektuale dhe moral tė dėshmuar politik.


Burimi:CdiDite.Com