Receta Gatimi

Futbollistėt mė tė mirė tė planetit nė timonin “e artė”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Futbollistėt mė tė mirė tė planetit nė timonin “e artė”



    Ja cilat janė makinat e futbollistėve mė tė mirė tė planetit. Ferrari, Bantley, Porcshe, etj…

    Indiferent nė se ata aktivizohen nė klubet e tyre apo jashtė shtetit, futbollistėt qė sė shumti lindėn me kėmishė, demonstruan se dinė mirė tė luajnė me topin, pėrkrah femrave qė kanė afėr dhe qė i mbėshtjellin ngrohtėsisht. Ata ngasin vetura prej dhjetėra mijėra eurosh. Nė se rumuni Mutu, i lejon vetes njė Ferrari F430, ēfarė veturash ngasin futbollistėt mė tė famshėm botėrorė?
    Veturat e futbollistėve pėrfaqėsojnė pėrkrah femrave tė shoqėrimit, imazhin e tyre nė botėn e VIP ave. Por ashtu si edhe femrat qė ata i ndėrrojė gjatė gjithė kohės dhe ne pretendojmė paksa se, ata i kushtojnė rėndėsi tė madhe veturave. Ndoshta, ngase janė tė rinj dhe ende tė famshėm! Por natyrshėm, njė mashkull kur ka parą, investon nė blerjen e njė makine luksi… Njė shembull tė mirė nė kėtė drejtim japin futbollistėt David Bekham, Tierri Henri apo Kristiano Ronaldo, garazhet e tė cilėve strehojnė koleksione tė shumta tė veturave tė luksit, duke filluar nga Porsche dhe deri te Lamborghini, Aston Martin apo Bentley. Mė sė shumti veturat nė garazhe, nėnkuptojnė nivelin e karrierės sė tyre nė tė cilėn ndodhen. Si shembull, Uejn Runi (Manēester Junajted) filloi nga njė “Ford Ka” me vleftė 20.000 dollarė, duke koleksionuar aktualisht thesare tė rralla, vlera nė total e tė cilėve arrin nė mė shumė se 1.5 milionė dollarė, duke pėrfshirė madje edhe njė Bentley Continental GT.
    BEKHAM - Kur David u largua nga Los Angeles Galaxy, ai pasuroi koleksionin e tij me njė Porsche 911 Turbo Cabriolet, pėr tė cilėn pagoi 140.000 dollarė. Duke mos iu mėrzitur ky model, Davidi e mori me vete te Milan, ku edhe ndodhet nė kėtė formacion nė formėn e njė huamarrjeje. Nė ekipin LA Galaxy, Bekham arriti tė merrte 140.000 dollarė, nė mė pak se njė javė, pa marrė nė konsideratė shumat e pėrftuara nga publiciteti (sė bashku me gruan e tij Viktoria). Vetura me peshė prej 1420 kg, arrin nė 3596 kuaj fuqi, ndėrsa shpejtėsia e saj nga 0 100 km/orė, arrin pėr 3.5 sekonda. Shpejtėsia e kėsaj veture sportive shkon deri nė 310 km/orė. Porsche 911 Turbo Cabriolet ėshtė njė veturė aerodinamike, ku gjashtė cilindrat e saj i japin motorit njė fuqi mė tė madhe, duke u bazuar nė sistemin Turbochargers. Konsumi i karburantit shkon nė 12.9 litra pėr 100 kilometra, njė sasi tejet e vogėl, pėr njė veturė “bishė”.
    RUNI - U ambientua shumė shpejt “nėn rrjetėn” e djajve tė kuq… ndonėse jashtė terrenit tė fushės mbetet ende po ai “fėmija” i tmerrshėm 22 vjeēar, qė nuk ka limite nė pije dhe shpejtėsi. Runi bleu fillimisht njė Lamborghini Gallardo pėr 200.000 dollarė, e cila i ėshtė neveritur shumė shpejt. Ndonėse futbollisti i Manēesterit nget kėtė tip Lambo, ai mezi pret tė marrė komandėn e makinės sė tij mė tė re, LP640 Murcielago, e cila kushton rreth 340.000 dollarė. Mish i freskėt Runi, mish i freskėt… Lamborghini Gallardo ka qenė njė nga modelet qė arriti prodhimin e 5000 njėsive vetėm nė tre vitet e para (duke nisur nga 2003). Ēdo njėsi e tillė kushton nga 180.000 dollarė deri nė 210.000 dollarė. Vetura ka marrė emrin e saj nga demat e mbarėshtimit spanjoll, tė quajtur Gallardo (Guximtar). Deri mė 2007, janė prodhuar gjithsej 6.801 njėsi si ky tip, nė Bolonja tė Italisė. Vetura me peshė 1569 kilogram ėshtė me gjashtė marshe dhe ka motor V10.

    HENRI- U largua me kėmbėt zvarrė nga Arsenali pėr te Barēa dhe shumė shpejt u pendua pėr veprimin e ndėrmarrė nė kėtė transfertė. Tierri Henri arriti nė Spanjė, por nuk ra pre e veturave autoktone tė pėrfaqėsuara nga modelet mė tė reja Seat, por u hodh nė timonin e njė Aston Martin Vanquish, njė makinė e ngarė nga agjenti Xhejms Bond nė filmin Die Another Day (Vdis njė ditė tjetė). Njė Vanquish tė tillė ka pasur edhe lojtari rumun Mutu, pėr aq kohė sa ishte nė ekipin londinez tė Ēelsit. Aston Martin Vanquish, futet nė rangun e veturave Grand Tourer, e dizenjuar nga Ian Callum dhe e prodhuar nga Aston Martin. Qė nga viti i parė i prodhimit mė 2001 dhe deri nė mbylljen e saj mė 2007, ky tip ishte njėsia mė e shitur. Mori famė tė jashtėzakonshme nė publik, fill pas shfaqjes sė saj zyrtare, nė filmin me agjentin Bond: Die Another Day. Nga tė dhėnat zyrtare flitet se vetėm modeli Aston Martin DBS V12, do tė vijojė tė prodhohet deri nė vitin 2010.

    K.RONALDO - Fenomenali ka para qė s’di as vetė se ku t’i ēojė. Ndonėse banon nė Britaninė e Madhe, midis Aston Martin eve dhe Bentley t luksoze, Ronaldo ka preferuar njė Audi R8, pėr tė cilėn nxorri nga xhepi 200.000 dollarė. Mėkat qė nuk priti pėr versionin mė tė ri me motor V10 nga Gallardo… Futbollisti mė i mirė nė botė ka ende nė garazh edhe njė Bugatti Veyron, pėr tė cilėn ka dhėnė rreth 830.000 stėrlina. Mediat tabloide angleze bėnė tė ditur pak kohė mė parė se ylli i Manēester Junajtedit shkatėrroi totalisht makinėn e tij Ferrari, me vlerėn e 200.000 stėrlinave. “Futbollisti hyri nė njė trafik ndarės rrugor tė njė tuneli mė datė 8 janar 2009 rreth orės 10:20 tė mėngjesit. Aksidenti ndodhi pranė aeroportit tė Manēesterit, nė rrugėn A538 Wilmslow. Ndonėse Ferrari 599 GTB u shpėrbė nė copa tė vogla, Kristiano Ronaldo shpėtoi pa gėrvishtjen mė tė vogėl. Aksidenti ndodhi pikėrisht dy ditė pasi Ronaldo e kishte blerė kėtė makinė me tė cilėn udhėtoi nga Portugalia pėr nė Angli. Njė dėshmitar nė vendngjarje, kishte deklaruar pėr BBC nė se: “Ferrari u ngul direkt nė mur, ndėrsa rrota e parė nga ana e majtė, u ngrit nė ajėr. Pas disa ēastesh ėshtė vėnė re se Ronaldo ka dalė nga vetura qetė qetė dhe ka lajmėruar policinė pėr ekspertizėn…”.
    DEL PIERO - Nuk para i intereson shumė se ēfarė makine nget. Familja Anjeli, e cila ka aksionet mbi grupin Fiat dhe qė ėshtė pronare legjitime e ekipit tė Juventusit, i dhuroi mė sė fundmi modelin me numrin 10 tė veturės, Fiat 500. Pse pikėrisht numrin 10? Pasi atė numėr mban nė shpinėn e tij Del Piero, nė cilėsinė e kapitenit tė Juves… Fiat 500 (apo i njohur nga italianėt si “Cinquecento”) ėshtė njė veturė e prodhuar nga kompania me tė njėjtin emėr, midis viteve 1957 dhe 1975 (Fiat 500 K, ishte i vetmi model i prodhuar deri mė 1977). Ajo u dizenjua nga Dante Giacosa, si njė makinė qytetase dhe tejet praktike. E gjatė vetėm 3 metra dhe me 479 kuaj fuqi, e dalė nga dy cilindrat e saj, Fiat 500 u emėrtua “makinė e vogėl” dhe si e para veturė qytetase italiane. Nė vitin 2007, kompania Fiat nxorri nė treg njė Fiat tė ngjashėm pėr gjithė nostalgjikėt e asaj periudhe si dhe pėr adhuruesit e klasikes Fiat Nuova 500, bazuar sė shumti mbi konfigurimin teknik dhe aerodinamik tė modelit Panda.

    TERRI - Kapiteni i Ēelsit nget njė Bentley Continental GT, tė cilėn e bleu me njė sasi tė vogėl tė milionave tė dhėna nga rusi Abramoviē. Pra veēse, njė pjesėz tejet tė vogėl tė tyre, apo qė tė jemi mė tė saktė, plot 180.000 dollarė. Dihet se ka nė garazhin e tij edhe njė Ferrari F430, ngjyrė tė verdhė, por edhe njė Porsche 911 Turbo. Bentley Continental GT, vetura qė ai pėrdor mė shumė i pėrket kategorisė Grand Tourer Coupé me dy dyer, e prodhuar nė vitin 2003, e cila zėvendėsoi Rolls Rojsin, por mbi bazat e prodhimeve tė mėparshme, Continental R dhe T. Eshtė e pajisur me njė motor me sistemin Turbocharged W12, duke arritur shpejtėsinė maksimale prej 319km/orė. Vetura ėshtė e dizenjuar nga belgu Dirk van Braeckel. Continental GT prodhohet nė uzinėn Volkswagen Group, nė platformėn D1.

    DROGBA - Sulmuesi ka futur dorėn deri sa nuk ka nxjerrė edhe shpatullėn nė “thesin” e Abramoviēit. Rrėmbeu fiks 200.000 dollarė, pėr tė blerė njė Mercedes SL65. Ky tip Mercedesi ka njė motor V12 dhe prodhon 604 kuaj fuqi, ndėrsa arrin nga starti 0 nė 100 km/orė pėr 4.2 sekonda. Shko, shko, Drogba! Mercedes SL65 AMG, ėshtė tipi mė i fundmi i klasės Super Coupe dhe tejet i ngjashėm me legjendaren Mercedes CLK GTR, veturėn e garave tė viteve ‘90. Modeli Mercedes SL65, tė jep pėrshtypjen e njė veture muskulore, e cila ėshtė 14 cm. mė e gjerė nė pjesėn e kofanos se sa tipi standard Mercedes SL. Pjesė tė shumta tė dy modeleve SL65 dhe SL65 AMG janė tė punuara prej fibrash karboni, por AMG sė i ėshtė ulur pesha me 250 kilogramė mė pak.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Futbollistėt mė tė mirė tė planetit nė timonin “e artė”

    FERDINAND - Ferdinand nget njė Bentley Arnage me motor prej 6.8 litrash. Kur bleu kėtė veturė nė 2005, kolegėve tė tij tė Manēester Junajited, iu duk e kėndshme ta pagėzonin atė me kos luleshtrydhesh. Evident, Rio Ferdinandit nuk i shijoi sė tepėrmi gėzimi pėr veturėn e re. Bentley Arnage ėshtė njė veturė luksoze e prodhuar nga Bentley Motors nė Crewe tė Anglisė. Arnage i prodhuar nga kjo kompani, u fut nė treg nė pranverėn e vitit 1998. Motori i kėsaj veture ėshtė i tipit V8, me dy turbo instalime. Arnage ėshtė mė tepėr se 5 metėr e gjatė, 1.9 metėr e gjėrė dhe ka njė peshė prej 2.5 tonė. Pėr njė kohė tė shkurtėr kjo veturė ishte mė e fuqishmja dhe mė e shpejta makinė me katėr dyer e Salloneve tė Veturave. Nė Shtator 2008, Bentley bėri tė ditur se ndėrpreu prodhimin e kėtij modeli.

    Bllokohet makina e Tevezit
    Sulmuesit tė Manēester Junajtedit, Karlos Tevez, i ėshtė sekuestruar makina e tij qė kushton 205,300 dollarė pasi ai nuk qe nė gjendje t’u paraqiste autoriteteve policore njė patentė tė vlefshme pėr nė Britaninė e Madhe. Lojtari 25 vjeēar nga Argjentina u ndalua pranė stadiumit “Old Trafford” tė Junajtedit pasi policia mendoi se xhamat e lyer tė makinės sė tij e markės Bentley, mund tė ishin ilegale. “Pas orės 9 e 20 tė mėngjesit tė sė premtes policia ndaloi njė Bentley”, ka thėnė njė zėdhėnės i policisė sė Manēesterit dje. Oficerėt e policisė menduan se xhamat e makinės sė tij mund tė ishin lyer ilegalisht. Pas testimit, u dėshmua se ishin tepėr tė zinj dhe pėr kėtė drejtuesi u paralajmėrua pėr ndalimin e pėrdorimit tė tyre. Kur drejtuesit iu kėrkua patenta, u zbulua se nuk kishte njė patentė tė vlefshme nė Britaninė e Madhe. Mė pas, atij iu kėrkua ta largonte mjetin, por duke qenė se nuk mund ta bėnte atė, policia e largoi mjetin nga qarkullimi nė bazė tė ligjit.? Tevez ėshtė lojtari i dytė i Junajtedit qė ka pasur probleme me makinat, pasi nė muajin janar ishte Kristiano Ronaldo ai qė pėrplasi Ferrarin e tij pas njė incidenti nė dalje tė njė tuneli tė Manēesterit.


    Burimi:Sporti Shqiptare

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto: Vajza mė e shkurtėr e planetit
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2011, 04:31 PM
  2. 10 femrat mė tė dėshiruara tė planetit
    Nga gjendar nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 02:25 PM
  3. Ngrica mbulon gjysmėn e planetit
    Nga gjendar nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-02-2011, 08:25 PM
  4. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-04-2010, 08:21 AM
  5. Djali 6 vjeēar ne timonin e kamionit!
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:51 AM