Kryeministri shqiptar do qė CIA dhe qeveria amerikane ta dinė se ai ėshtė i lumtur qė po bėn ēka mundet qė t'i ndihmojė ato nė luftėn kundėr terrorizmit. "Ne kemi pasur dhe kemi akoma njė bashkėpunim tė ngushtė me CIA, dhe ne do vazhdojnė ta kemi kėtė bashkėpunim", - tha Sali Berisha nė njė intervistė javėn e kaluar.

Z.Berisha nuk ishte i qartė nė ēėshtjen e interpretimit, kur operativėt amerikanė rrėmbenin terroristė tė dyshuar nga vendet tė huaja dhe i sillnin nė burgje tė huaja ose amerikane pa respektuar procedurat formale tė ekstradimit. Ai tha se kishte lejuar fluturimet e CIA-s nė vendin e tij, por mė vonė tha se CIA nuk kishte kėrkuar leje. Mė vonė ai shtoi se nuk e mbante mend se cilat fluturime tė CIA-s kishte lejuar nė Shqipėri qė kur ėshtė bėrė kryeministėr nė korrik 2005 dhe gjatė kohės kur ishte president, nga viti 1992 deri nė vitin 1997.

Komentet e zotit Berisha vijnė nė njė kohė kur grupe tė tė drejtave tė njeriut nga vendi i tij po e akuzojnė qeverinė pėr tė treguar se deri nė ēfarė shkalle ishte shtrirė bashkėpunimi i saj nė operacionet e CIA-s. Njė grup i quajtur Qendra pėr Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve nė Shqipėri ka ngritur njė padi civile kundėr Ministrisė sė Mbrojtjes gjatė fundjavės sė kaluar, duke akuzuar se njė terrorist i dyshuar, Khaled el-Masri, ėshtė marrė nga aeroporti ushtarak i Kuēovės pėr nė Afganistan, ku ai thotė se ėshtė torturuar. Ambasadori shqiptar nė Uashington nuk pranoi tė komentojė nė lidhje me kėtė ēėshtje, kur u pyet tė mėrkurėn.

Raporti i Human Rights Ėatch "Vrima e zezė", qė ekzaminon kėto dėbime gjatė presidencės sė Bill Klinton dhe George Ė. Bush, thotė: "Nė vitin 1998, qeveria amerikanė reagoi kundėr njė grupi militantėsh tė supozuar qė jetonin nė Tiranė, Shqipėri. Policia sekrete shqiptare, nė bashkėpunim me CIA-n, monitoroi grupin pėr disa vite dhe vėzhgoi anėtarėt gjatė kryerjes sė aktiviteteve kriminale tė nivelit tė ulėt, si falsifikime tė pasaportave dhe vizave."

Zoti Berisha, njė mysliman, ishte nė Uashington javėn e shkuar pėr tė marrė pjesė nė Mėngjesin Kombėtar tė Lutjeve. Ndėrsa ishte nė qytet, ai u takua me Sekretaren e Shtetit, Hillary Rodham Clinton dhe zv/presidentin, Joseph R. Biden Jr., pėr tė diskutuar nė lidhje me ofertėn ndaj vendit tė tij pėr t'u anėtarėsuar nė NATO.

Berisha thotė se ai u sigurua nga tė dy bashkėfolėsit se Shtetet e Bashkuara do tė mbėshtesin Shqipėrinė pėr anėtarėsimin nė paktin transatlantik. "Sekretarja Klinton mė tha se jemi tė impresionuar nga reformat nė Shqipėri", - tha zoti Berisha. Njė zyrtar i Departamentit tė Shtetit, qė kėrkoi tė mbetej anonim, konfirmoi qėndrimet e zonjės Klinton. "Sekretarja Klinton ia shprehu kėto kryeministrit, si dhe pritshmėritė e saj se qeveria shqiptare do tė vazhdonte tė plotėsonte detyrimet e saj pėr sa i pėrket reformave."
Zoti Berisha tha gjithashtu se zoti Biden dhe zonja Klinton i premtuan se zoti Obama do tė vizitojė Shqipėrinė, edhe pse ai nuk tha se kur. As Departamenti i Shtetit dhe as Shtėpia e Bardhė nuk e konfirmuan vizitėn.

Zoti Berisha e quajti fitoren e Obamės "njė arritje tė madhe tė njerėzimit". Berisha kishte rezervuar dhe disa fjalė tė mira pėr presidentin Bush, i cili nė vitin 2007 u bė presidenti i parė amerikan nė detyrė qė vizitonte vendin. Ai tha se kishte vizituar Irakun nė vitin 2005 pas raundit tė dytė tė zgjedhjeve kombėtare dhe kishte parė njerėz qė ishin tė lumtur pse kishin tė drejtėn e votės.
"Nuk mė vjen kurrė keq pėr diktatorėt qė rrėzohen", - tha zoti Berisha. "Jam i sigurt se bota ėshtė mė e mirė pa Sllobodan Millosheviēin, pa Sadam Hyseinin. Nuk ėshtė e lehtė, vazhdon tė jetė e vėshtirė, por ne kemi njė botė mė tė mirė."

Zoti Berisha gjatė intervistės ishte mė i interesuar qė tė fliste pėr angazhimin e tij pėr ekonominė e tregut dhe tregun e lirė. Ai theksoi se kishte ulur taksat pėr biznesin e vogėl nė 1.5 pėr qind dhe kishte ulur taksat pėr tė ardhurat personale nė 10 pėr qind, duke e bėrė Shqipėrinė vendin me klimėn mė dashamirėse tė biznesit nė Evropė. Ai shtoi se kishte pėrmirėsuar ēėshtjen e licencave pėr tė ndihmuar nė zhdukjen e korrupsionit.