Receta Gatimi

Jeremiq: Mė 17 shkurt, situata nė Kosovė mund tė destabilizohet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Jeremiq: Mė 17 shkurt, situata nė Kosovė mund tė destabilizohet

    Shtypi i Dites Nga Kosova



    Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq
    Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar se Serbia ka problem serioz nė marrėdhėnie diplomatike me SHBA-tė, pėr shkak tė sponsorimit tė tyre ndaj pavarėsisė sė Kosovės, mirėpo ka thėnė se pėrkundėr kėsaj, duhet gjetur njė mėnyrė pėr bashkėpunim mė tė mirė me administratėn amerikane.

    Jeremiq ka thėnė se ardhja e administratės sė re tė Barack Obamės nuk nėnkupton kurrfarė ndryshimi drastik tė politikės sė Washingtonit ndaj Ballkanit.

    Ai ka tėrhequr vėrejtjen se, “mė 17 shkurt, nė njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, nuk pėrjashtohet mundėsia e destabilizimit tė situatės nė Kosovė”.

    Jeremiq po ashtu ka thėnė se pushteti serb sė shpejti do tė nisė t’ia pėrkujtojė opinionit botėror 17 marsin e vitit 2004, kur nė Kosovė – sipas tij – “ėshtė ushtruar dhunė brutale ndaj serbėve”. “Nuk do tė lejojmė tė harrohet ky pėrvjetor, dhe ēdoherė do ta rikujtojmė kėtė datė tragjike, edhe nė Kėshill tė Sigurimit, edhe nė UNESCO, por edhe nė mediat mė tė fuqishme botėrore”, ka thėnė Jeremiq


    Burimi:Telegraf

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kacin: Kosova nė BE gjatė jetės sime


    Jelko Kacin.

    Jelko Kacin, anėtar i Parlamentit Evropian dhe raportues i kėtij organizmi pėr Serbinė, nė njė intervistė pėr BBC-nė ka thėnė se me ndarjen e Kosovės do tė humbnin vetė serbėt kosovarė. Sipas tij rruga e duhur pėr Kosovėn ėshtė qė ajo tė zhvillohet dhe tė bėhet pjesė e barabartė e Bashkimit Evropian. Kjo, sipas tij, gjithsesi do tė ndodhė gjatė jetės sė tij.

    I pyetur rreth vlerėsimeve tė disa vėzhguesve, kryesisht tė jashtėm, tė cilėt thonė se Kosova do tė mund tė ndahet, Kacin ka thėnė: “Unė nuk jam vizionar pėr tė parashikuar se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen, por kjo para sė gjithash do tė nėnkuptonte qė serbėt nė Kosovė sėrish tė ndahen dhe gjithė kjo do tė ishte nė dėm tė serbėve nė Kosovė. Mendoj se kjo nuk ėshtė mėnyrė e drejtė e tė menduarit”.

    Mendim i drejtė – sipas Kacinit - ėshtė krijimi i mirėbesimit dhe bashkėpunimit tė ndėrsjellė, i krijimit tė mundėsive qė autoritetet kosovare tė zhvillojnė tė gjitha kapacitetet e tyre, qė administrata tė aftėsohet ashtu qė nė tė tė ketė vend edhe pėr pjesėtarėt e pakicave kombėtare, para sė gjithash serbė, tė zhvillohet nė atė masė qė nė fund t'i mundėsojė edhe Kosovės tė bėhet pjesė pėrbėrėse, e barabartė e Bashkimit Evropian, me komisioner tė vetin dhe me shtatė pėrfaqėsues nė Parlamentin Evropian, sa ka sot edhe Sllovenia.

    Ndėrkaq nė pyetjen nėse mendon se kjo do tė jetė e realizueshme sė shpejti, Kacin ėshtė shprehur: “Gjithsesi se kjo do tė ndodhė gjatė jetės sime!”

    Lidhur me marrėdhėniet mes Prishtinės dhe Beogradit, Kacin ka vlerėsuar se shtrirja e EULEX-it nė tėrė territorin e Kosovės jep shenja se edhe nė tė ardhmen mund tė presim shumėēka pozitive. “Nėse nė cilėndo anė do tė ketė zgjedhje, kjo nė njėfarė mėnyre do tė ndikojė qė punėt tė shkojnė mė ngadalė. Nėse situata nė Kosovė dhe Serbi ėshtė e qėndrueshme, unė mendoj se mund tė gjendet zgjidhje nė favor tė njerėzve qė jetojnė atje dhe qė dėshirojnė tė bashkėpunojnė”, ka thėnė ai.


    Burimi:Telegraf

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Obama i shkruan Sejdiut


    Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama

    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka marrė njė letėr falėnderimi nga presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama, i cili shpreh vlerėsimin e tij pėr mesazhin e urimit qė i kishte dėrguar presidenti Sejdiu me rastin e zgjedhjes sė Obamės president i ShBA-ve.

    “Ju falėnderoj pėr urimin tuaj me rastin e zgjedhjes sime president i Shteteve tė Bashkuara. E vlerėsoj shumė mesazhin tuaj domethėnės”, thuhet nė letrėn e falėnderimit tė presidentit Obama.

    “Unė jam i bindur se ne mund tė punojmė sė bashku nė frymėn e paqes dhe tė miqėsisė pėr tė ndėrtuar njė botė mė tė sigurt gjatė katėr vjetėve tė ardhshėm. Mirėpres tė punoj me ju nė kėtė pėrpjekje dhe pėr tė promovuar marrėdhėnie tė mira nė mes dy vendeve tona”, pėrfundon letra e presidentit amerikan, Barack Obama.

    Burimi:Telegraf

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Shtim i sigurisė nė prag tė pėrvjetorit tė pavarėsisė


    Ministri i Brendshėm, Zenun Pajaziti

    Masa tė shtuara tė sigurisė do tė ketė nė shėnimin e pėrvjetorit tė parė tė pavarėsisė sė Kosovės. Ministri i Brendshėm, Zenun Pajaziti, ka takuar tė mėrkurėn krerėt e Policisė pėr ta bėrė gati planin e sigurisė.

    Gjendja e pėrgjithshme e sigurisė nė prag tė pėrvjetorit vlerėsohet e qetė, por kujdes tė veēantė do t’i kushtohet veriut.

    Ministri Pajaziti ka thėnė se nuk do tė lejohet djegia e pikave kufitare, siē kanė paralajmėruar elementė ekstremistė nė veri.

    Edhe krerėt mė tė lartė tė shtetit e kanė ftuar komunitetin serb, sidomos nė veri, qė tė pėrmbahet duke mos kėrcėnuar pėr destabilizimin e situatės.

    Presidenti Sejdiu thotė se po tė pyeteshin serbėt e veriut, do tė digjej krejt Kosova.

    Reagimet e Prishtinės vijnė pas kėrcėnimit tė njėrit prej elementeve tė tė ashtuquajturit Kėshilli Nacional Serb, Milan Ivanoviq, se serbėt do tė djegin sėrish pikat kufitare nė veri.


    Serbia po dėmton serbėt e Kosovės dhe stabilitetin nė rajon


    Drejtoresha e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare, Natasha Kandiq

    Me politikėn e saj tė jashtme mjaft agresive Serbia po i bėnė dėm tė madh nė radhė tė parė serbėve tė Kosovės por edhe stabilitetit nė rajon, ka deklaruar nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn drejtoresha e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare, Natasha Kandiq.
    Ndėrkaq qė sa i pėrket Prishtinės zyrtare Kandiq vlerėson se zėri i Prishtinės pėr integrimin e serbėve nuk ėshtė aq i fortė dhe i prerė nė mėnyrė qė shumica tė kuptojė se serbėt seriozisht kanė nevojė pėr mbėshtetjen e tyre.

    Pa marrė parasysh se ēka flasin serbėt e Kosovės ata duhet kuptuar sepse kanė njė presion tepėr tė fuqishėm nga Beogradi. Pa marrė parasysh se ēka ata flasin, Kosova ka njė pėrparėsi tė madhe krahasuar me Kroacinė sepse serbėt fundja janė aty, kanė mbetur nė vatrat e tyre dhe kjo falė institucioneve tė Kosovės.

    “Sipas mendimit tim institucionet e Kosovės kanė arsye tė madhe qė ta thonė kėtė fakt, por edhe qė ta ruajnė atė qė ėshtė e mirė dhe ta avancojnė tė tregojnė para botės se nė shoqėrinė kosovare edhe pse e varfėr ka vend pėr tė gjitha pakicat, sidomos pėr serbėt tė cilėt nuk duhet harruar se janė ekspozuar njė presioni tė madh nga Beogradi”, tha Kandiq


    Burimi;Telegraf

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Serbia Ok anėtarėsimit te Kosovės nė FMN e BB


    Boris Tadiē
    Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē ka hedhur poshtė akuzat e Kryeministrit Hashim Thaēi se Serbia aktualisht po udhėheq politikė tė viteve tė 90-ta dhe se po nxitė armiqėsi ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve, duke theksuar se "kjo nuk ėshtė e saktė".

    "Serbia, nė asnjė mėnyrė nuk dėshiron ta ndalė procesin e pėrfshirjes sė Kosovės nė disa insntitucione ndėrkombėtare financiare, sepse ne nė bisedimet pėr statusin kemi propozuar zgjidhje tė kėtillė", ka thėnė dje Boris Tadiē, nė njė konferencė pėr gazetarėt, pas takimit qė zhvilloi me komisionerin e Bashkimit Evropian pėr zgjerim Oli Rehn.

    Tadiē theksoi vendosmėrinė e e qeverisė sė tij pėr tė pėrmirėsuar stabilitetin ekonomik dhe shoqėror nė Kosovė dhe pėr ta ndihmuar tė marrė pjesė nė tregtinė rajonale.

    Agjencitė e lajmeve njoftojnė se Tadiē po i referohejkėrkesės sė Kosovės pėr t’u anėtarėsuar nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore.

  6. #6
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kosova dhjetė vite Liri dhe njė Pavarėsi



    Ėshtė sigurisht e pamundur qė pėrmes njė shkrimi tė shkurtėr si ky tė behėt njė rekapitullim i njė trajektoreje tė veēantė historike qė kaloi Kosova nė e dhjetėvjetėshin e fundit 1999-2009.

    Fundi i shekullit tė kaluar dhe decenia e parė e kėtij shekulli s’ka dyshim se nė memorien kolektive tė kombit shqiptar ėshtė shėnuar si epokė e artė. Nė radhė tė parė sepse ajo shėnon fundin e golgotės shqiptare qė pikėnisje kishte fillimin e shekullit tė kaluar dhe fillimin e njė epoke tė re tė paqes dhe progresit brenda botės sė vogėl tė kėtij kombi tė lashtė ballkanik.

    Nuk duhet edhe shumė sens analizues pėr tė kuptuar mbi ēfarė rrethanash tė reja tė krijuara nė fund tė shekullit filloi kapitulli pėrmbyllės dhe pėrfundoi me sukses drama shqiptare nė Ballkan. Ajo, para sė gjithash, rezulton tė jetė produkt ose pasojė e procesit tė njohur tė transicionit tė fillimit tė nėntėdhjetave dhe tė fundit tė komunizmit nė Evropė.

    Studiuesit e ēėshtjes shqiptare mbase e kanė njohur, por opinioni laik ka pyetur ndonjėherė ēfarė lidhje ka komunizmi me shqiptaret? Pėrgjigja ėshtė se komunizmi ėshtė sinonimi i sė keqes dhe fatkeqėsisė sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe kosovarėve nė veēanti. Komunizmi nė Evropė, mbase dhe me gjerė, identifikohet me Bashkimin Sovjetik. Politika e jashtme e BS ishte po aq, nė mos mė shumė, ekspansioniste dhe pansllaviste se politika cariste e Romanovėve. Rrjedhimisht, njė politikė e tillė e dominimit gjeopolitik, nė vitet e luftės sė ftohtė, sidomos, ka determinuar njė rend tė tillė botėror bipolar, duke privuar ēfarėdo pėrpjekje tė shqiptarėve pėr tė korrigjuar padrejtėsitė historike, qė u kishin shkaktuar shtete me te fuqishme fqinje nė rajon.

    Asnjėherė, nė njė konstelacion tė tillė bipolar, edhe pse u benė pėrpjekje tė vazhdueshme, nga shqiptarėt disident, nuk arriti tė shtrohet pėr zgjidhje ēėshtja shqiptare nė Jugosllavi. Nė anėn tjetėr edhe Shqipėria zyrtare, jo krejtėsisht pėr shkak tė sistemit komunist, por mė shumė pėr shkak tė raportit tė forcave, nuk arriti tė hap ndonjėherė ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare qė tani nė fund tė shekullit, po identifikohej shpeshherė nė terminologjinė politike si Ēėshtja e Kosovės.

    Pikėrisht fundi i komunizmit, renia e Murit tė Berlinit dhe fillimi i shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik krijuan perspektiven e dekompozimit tė krijesės tjetėr shtetėrore komuniste Jugosllavisė Federative e Titos. Kjo hapi shtegun pėr tė ri dalė, pas shumė kohe, ēėshtja e Kosovės.

    Pėrsėri trajektorja e evulimit tė ēėshtjes sė Kosovės, ėshtė shumė specifike. Kosova nuk e pėrjetoi procesin e demokratizimit si vendet tjera tė EU Lindore dhe republikat jugosllave. Edhe pėr njė dhjetė vjeēar ajo ju nėnshtrua politikes ri okupuese serbe. Qe kėtej ajo u syrgjynos dhe terrorizua mjaftė, por kėsaj here dramės i dukej fundi, sepse ne Ballkan, pas Dejtonit, nė lojė ishin futur akterė tė rinj politik dhe ushtarak, tė cilėt kishin ndryshuar rrėnjėsisht konstelacionin tradicional gjeopolitik.

    Nė rrethana tė njė rendi tė ri unipolar u kryen edhe disa revidime qė akoma nuk ishin kryer dhe sidomos nė Evropėn jug-lindore, u zhvendosėn kufijtė ideologjik qė i kishte ngritur Lufta e Ftohtė. Vende tė ish bllokut socialist tani u bėnė pjesė e strukturave evropiane dhe euroatlantike.

    Nė kėto lėvizje globale pėrpjekjet e faktorit vendor nuk munguan. Kosova dhe qytetarėt e saj tė komunitetit shumicė, shqiptarėt, e kompletuan lėvizjen e tyre, varėsisht nga rrethanat, fillimisht si lėvizje tė joviolencės, qė ndihmoi ndėrkombėtarizimin e problemit tė pazgjidhur, e pastaj edhe tė rezistencės sė armatosur, qė e vitalizoi pėrpjekjen pėr ēlirim dhe shtetėsi.

    Dhe nė fund, pėr ne tė gjithė i njohur, epilogu ishte pozitiv. Me luftėn ēlirimtare dhe ndėrhyrjen e NATO-sė Kosova u ēlirua. Ushtritė sunduese u tėrhoqėn, kufijtė u siguruan. Paēa dhe liria u garantua.

    Ky prelud kaq i veēantė dhe i suksesshėm i ēėshtjes sė Kosovės, nuk guxon tė shihet ndryshe veēse episodi i fundit i njė lėvizje tė gjatė pėr liri dhe shtet tė shqiptarėve jashtė Shqipėrisė londineze, lėvizje qė kishte nisur qė nė vitin 1913.

    Kėtu secila periudhė i ka dėshmorėt, heronjtė, tė persekutuari dhe meritorėt pėr lirinė qė u arrit. Kjo ndoshta duhet tė jetė aksioma e parė e njė leksioni nga historia e Kosovės, pėr tė gjithė ne qė i mbijetuam luftėrat dhe e shijuam lirinė.

    T’i kthehemi tani mė nje vėshtrim retrospektiv dhjetėvjetėshit nė liri. Fjalia e parė qė e dėgjon, ndonjėherė edhe nė formėn e rrahjes sė gjoksit, ėshtė se pėr mė pak se dhjete vite Kosova u shpallė e pavarur. Dhe kjo sikur konsiderohet si kulmi i suksesit tė mundshėm. Por, nėse bėjmė njė analizė mė kritike, a ėshtė ky kriteri absolut matės i progresit, pėrgjigja kam pėrshtypjen se ėshtė jo. Nė radhė tė parė, mėnyra si u shpallė shteti, qėndrueshmėria e kėtij shteti, shkalla e sovranitetit tė shtetit mbi territorin, numri i njohjeve tė shtetit tė ri dhe vetėqėndrueshmėria ekonomike e diskutueshme na shtyjnė tė mendojmė seriozisht se a e kemi bėrė mė tė mirėn nė shfrytėzimin e rrethanave tė krijuara.

    Diku nė literaturėn e shkencave politike e kam lexuar njė autor amerikan, Simon Chesterman, i cili duke ju referuar shembullit tė Mozambikut, Afrikės sė Jugut dhe Tibetit, thoshte “edhe brenda njė protektorati tė Kombeve tė Bashkuara mund tė bėhet qeverisje kombėtare, sepse protektorati gjithmonė e krijon njė rrethanė tė favorshme tė sigurisė ushtarake, e cila duhet shfrytėzuar”. Nėse gjerat i shohim me syrin racional politikė bėrėsit shqiptar nuk e kanė shfrytėzuar atė rrethanė tė favorshme qė brenda protektoratit tė bėjnė qeverisje kombėtare.

    Sikur kosovarėt tė arrinin tė krijonin institucione tė qėndrueshme, tė kultivonin njė ndjenjė tė pėrgjegjėsisė individuale, njė kulturė tė respektimit tė ligjit dhe institucionit, kam pėrshtypjen se dhe shpallja pavarėsisė do tė vinte mė herėt dhe mbi tė gjitha ajo do tė ishte vetėm legalizim i shtetit funksional qė do te mund tė ekzistonte de fakto.

    Pėr fat tė keq prova e dhėnė nga vendorėt nė drejtimin e institucioneve gjatė bashkėqeverisjes mė ndėrkombėtarėt nuk ishte nė nivelin mbresėlėnės, qė do tė ngushtonte hapėsirėn dhe pakėsonte nė maksimum nevojėn pėr qeverisje ndėrkombėtare.

    Pa zgjatur mė shumė kėtė analizė, janė disa gjera qė ekskluzivisht vareshin nga ne dhe qė nuk u bene, apo u benė siē nuk duhet. Logjika e vjetėr e perceptimit tė shtetit dhe qeverisjes, po thuaj pa dallim tė tė gjithė ata qė erdhėn nė krye tė institucioneve (mbase dhe ne tė tjerėt qė nuk e patėm kėtė rast) dėshmuan njė perceptim shumė tė gabuar pėr shtetin si diēka tė huaj, tė cilin nėse tė jepet rasti duhet vjedhur, mashtruar, keqpėrdorur dhe abuzuar.

    Ndryshe nuk mund tė shpjegohet shkalla e lartė krimit tė organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive si kėto qė hodhėn shtat nė kėto vite tė lirisė. Nuk u dha shembull i mirė edhe nė atė qė do tė quhej menaxhim i interesit nacional tė Kosovės. Duke qene se bota i kishte vu Kosovės parakushtin pėr shtetėsinė politikat e trajtimit tė komunitetit serb para se gjithash, institucionet vendore asnjėherė nuk gjeten formulėn e integrimit tė plotė tė kėtij komuniteti dhe tė krijimit tė perspektives qė kėta tė shikojnė mė shumė nga Prishtina se sa nga Beogradi.

    Pamundėsia e evitimit tė marsit 2004, pavarėsisht shkaktarėt e vėrtetė, ishte edhe njė dėshtim tjetėr, qė i vuri nė pozita mbrojtėse palėn kosovare nė bisedimet qė do tė pasojnė. Ishte ndėrhyrja e njė diplomacie mike qė nė kėto momente e shpėtoi Kosovėn nga pasojat fatale tė kėtij dėshtimi.(Kujto planin e Grossman-it).

    Dhe nė fund ku arriti Kosova pėr njė vit pavarėsi? Pa dashur qė pėr asnjė moment tė mohoj asnjė nga tė arriturat qė janė evidente dhe qė preken, (nga natyra nuk jam dhe nga te tjerėt nuk njihem si nihilist, e as pesimist), dua tė fokusohen nė atė qė nuk ėshtė bėrė pėr kėtė vit e qė po tė behej Kosova do tė ishte pa diskutim nė njė pozicion mė tė mirė, si shtet. Qe tė jem shumė realist ndoshta nė rrethanat nė tė cilat ėshtė shpallur pavarėsisė e Kosovės dhe procesi shumė kompleks pėr legjitimimin e statusit tė ri qė e ka pėrcjell dhe po e pėrcjellė Kosovėn ka kushtėzuar kėtė shkallė tė limituar tė progresit.

    Por shqetėsimi im ndoshta nuk lidhet mė atė pse s’ėshtė bėrė mė tepėr, sa pėr atė se kjo qė ėshtė bėrė, a ėshtė mė tepėr rezultat i njė pėrkujdesje tė shtuar tė faktorit ndėrkombėtar pėr tė paraqitur Kosovėn si storie tė suksesshme tė tij para kundėrshtarėve tė pavarėsisė, a ėshtė po ashtu mė tepėr rezultat i inercionit dhe mobilizimit tė opinionit tė brendshėm pėr tė ndihmuar procesin, apo ėshtė rezultat i punės dhe i pėrkushtimit tė institucioneve. Dhe ndoshta nė tėrė kėtė ajo qė do tė ishte esenciale a janė kėto tė arritura aq pėrmbajtjesore dhe tė qėndrueshme sa prezantohen nė opinion.

    Nėse, pashmangshėm nė fund tė kėsaj analize duhet tė jap njė opinion timin, ai nuk do tė ishte shumė afirmativ. Kosova ka bėrė pak lėvizje pėrmbajtjesore nė funksion tė forcimit tė shtetit si nė planin e brendshėm, si nė atė ndėrkombėtar. Institucionet kanė arritur tė adresojnė numėr tė vogėl tė problemeve sfiduese pėr qėndrueshmėrinė e shtetit, si funksionimi i shtetit ligjor, lufta kundėr korrupsionit, mungojnė hapa tė vegjėl, por konkret nė zbutjen e varfėrisė nė rritje, integrimi i minoritetit serb, privatizimi i bazuar nė interesat e shtetit tė Kosovės, prezantimi mė afirmativ i Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare pėrmes njė diplomacie shumė mė aktive, njė ofensivė shumė mė dinamike lobuese qė do tė neutralizonte efektet antipavarsi tė diplomacisė serbe, pjesėmarrje nė mė shumė forume ndėrkombėtare dhe organizimi i konferencave ndėrkombėtare nė Kosovė.

    Ajo qė duhet kėrkuar mė sė shumti nga politikbėrėsit, nė radhė tė parė ata nė pushtet,por edhe pėr ata nė opozitė, nėse vijnė nė pushtet, ėshtė qė tė shkėputen nga logjika e vjetėr e perceptimit tė shtetit, si diēka tė huaj.

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mbėshtetja amerikane pėr Kosovėn do tė vazhdojė


    James Dobbins,
    Mbėshtetja amerikane pėr Kosovėn do tė vazhdojė dhe nuk do tė ketė asnjė ndryshim nė kah tė kundėrt – pėrkundėr faktit se SHBA-tė janė tė angazhuara nė dy luftėra, si dhe ndeshen me krizėn mė tė rėndė financiare nė dekada – ka vlerėsuar analisti James Dobbins, drejtor i Qendrės pėr Sigurimin Ndėrkombėtar dhe Politikat e Mbrojtjes nė korporatėn RAND.

    Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, Dobbins ka thėnė se administrata demokrate, ka njė ndjenjė pėrgjegjėsie dhe paternaliteti pėr Ballkanin nė pėrgjithėsi dhe Kosovėn nė veēanti, pasi ka qenė edhe njė nga pėrparėsitė e politikės sė jashtme tė administratės Clinton dhe tė vetė zonjės Clinton, tani sekretare e Shtetit.

    “Mendoj se interesi dhe angazhimi nė Ballkan do tė vazhdojė, por pėr fat tė mirė ky nuk ėshtė njė rajon nė krizė. Do tė shikojmė nė pėrgjithėsi njė vazhdimėsi tė politikės sė presidentit Bush, ndoshta pak mė shumė vėmendje, duke patur parasysh historinė e Partisė Demokrate me Ballkanin dhe pėrvojėn e administratės Clinton”, tha ai.

    Por nė pėrgjithėsi – sipas Dobbinsit – administrata Bush ndoqi politikėn e administratės Clinton nė Ballkan, ajo nuk devijoi prej saj siē bėri nė rajone tė tjera tė botės. “Prandaj, mendoj se nė Kosovė si dhe nė gjithė rajonin do tė ruhet vazhdimėsia nė politikėn e jashtme tė Shteteve tė Bashkuara”.

    Nė pėrgjithėsi Dobbins e shikon pozitivisht ecurinė e zhvillimeve nė Kosovė pas shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt 2008 dhe vlerėson udhėheqjen e vendit pėr pėrpjekjet, vendosmėrinė dhe maturinė e saj nė trajtimin e problemeve komplekse qė ndesh shteti i ri i Kosovės.

    “Pėr sa kohė qė situata tė jetė e qetė dhe qeveria e Kosovės tė vazhdojė tė bėjė pėrpjekje tė sinqerta pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve, mendoj se komuniteti ndėrkombėtar do t’ia njohė kėto merita dhe mbėshtetja pėr tė do tė shtohet dhe eventualisht mė shumė vende do ta njohin Kosovėn”, ka vlerėsuar ndėr tė tjera Dobbins.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. iOS 4.3 del mė 28 shkurt?
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2011, 08:31 PM
  2. Samsung Galaxy S2 mė 13 shkurt?
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2011, 01:36 PM
  3. PlayStation Phone nė shkurt?
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2010, 11:32 AM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 12:21 PM
  5. Shkurt Nga Ndeshjet e Tjera
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 05:06 PM