Shtypi i Dites Nga Kosova
Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq
Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiq ka deklaruar se Serbia ka problem serioz nė marrėdhėnie diplomatike me SHBA-tė, pėr shkak tė sponsorimit tė tyre ndaj pavarėsisė sė Kosovės, mirėpo ka thėnė se pėrkundėr kėsaj, duhet gjetur njė mėnyrė pėr bashkėpunim mė tė mirė me administratėn amerikane.
Jeremiq ka thėnė se ardhja e administratės sė re tė Barack Obamės nuk nėnkupton kurrfarė ndryshimi drastik tė politikės sė Washingtonit ndaj Ballkanit.
Ai ka tėrhequr vėrejtjen se, mė 17 shkurt, nė njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, nuk pėrjashtohet mundėsia e destabilizimit tė situatės nė Kosovė.
Jeremiq po ashtu ka thėnė se pushteti serb sė shpejti do tė nisė tia pėrkujtojė opinionit botėror 17 marsin e vitit 2004, kur nė Kosovė sipas tij ėshtė ushtruar dhunė brutale ndaj serbėve. Nuk do tė lejojmė tė harrohet ky pėrvjetor, dhe ēdoherė do ta rikujtojmė kėtė datė tragjike, edhe nė Kėshill tė Sigurimit, edhe nė UNESCO, por edhe nė mediat mė tė fuqishme botėrore, ka thėnė Jeremiq
Burimi:Telegraf