Pėr pėrpunimin e fotografive nuk ėshtė e domosdoshme tė keni tė instaluar Photoshop. Shėrbimet online pėr kėtė qėllim janė avancuar aq shumė sa qė ofrojnė edhe pėrpunimin e fotografive dhe atė nė tė shumtėn e rasteve pa pagesė. Ja disa programe qė mund tju lehtėsojnė pėrpunimin e fotografive.
Snipshot
Snipshot ėshtė shumė i thjeshtė pėr pėrdorim, lexon shpejt fotografitė, ndėrsa pėr pėrpunim online mjafton njė lidhje e kėnaqshme interneti. Pėrpunon fotografitė deri nė 10 megabajt, e veēanėrisht ėshtė i dobishėm opsioni undo, i cili ka numėr tė pakufizuar tė hapave prapa. Megjithatė, Snipshot ėshtė program i cili mundėson vetėm pėrpunimin e fotografive. Mė sė shumti i mungon opsioni pėr shkurtim dhe ndryshim tė madhėsisė sė fotografisė, qė thuajse pėrdoren mė tė shumti.
http://snipshot.com/
Pixenate
Ky ėshtė njė program jashtėzakonisht i lehtė pėr tu pėrdorur. Gjatė pėrpunimit tė fotografive pak mė tė mėdha duhet tė pritet qė programi tė bėj punėn e vet dhe nė pėrgjithėsi gjatė punės me tė duhet tė kihet pakėz durim. Ekziston edhe njė nėn-rubrikė e plotė e pajisjeve tė cilat janė pėrcaktuar si zbavitėse, por nė parim janė shumė tė dobishme pėr pėrpunimin e fotografive. Njė prej lėshimeve ėshtė mungesa e opsionit pėr theksim tė fotografisė.
http://pixenate.com/
Splashup
Ky editor pos dukjes ka edhe opsione ambicioze pėr pėrpunimin e fotografive. Do tė gjeni mbėshtetje pėr filtrat, shtresat, pajisje tė shumta, e shumė praktik ėshtė bashkėpunimi me shėrbimet e fotove Picasa e Flickr, si dhe me shėrbimin ēdo ditė e mė tė popullarizuar Facebook. As Splashup nuk ėshtė pa tė meta, ndėrsa njė prej mė tė mėdhave qė ka, ėshtė shpejtėsia. Nėse pėrpunoni njė fotografi pak mė tė madhe, pėrgatituni pėr pritje dhe jostabilitet, bukur shpesh ndodhė qė thjesht tė ndalon tė reagojė nė klikime.
http://www.splashup.com/
Preloadr
Shėrbimi pėr pėrpunimin e fotografive qė ofron Preloadr ėshtė i lidhur ngushtė me shėrbimin e Yahoo-sė, Flickr. Qė ta fusni nė funksion Preloadr, duhet tė keni llogari tė hapur nė Flickr, gjė qė, pėr ata tė cilėt nuk janė shfrytėzues tė kėtij shėrbimi pėr foto, do tė jetė irrituese. Nė anėn tjetėr, Flickr ka numėr tė madh tė shfrytėzuesve tė cilėt janė potencial pėr pėrdorimin e kėtij programi pėr pėrpunimin e fotografive. Ergonomia nė tėrėsi ėshtė marrė nga Flickr, ndėrsa programi ofron shumė opsione tė avancuara tė si shtresat dhe histogrami.
Ai ka edhe njė sistem tė tėrė filtrash siē janė ata pėr theksim, turbullim apo shndėrrim nė ngjyra bardh e zi.
http://www.preloadr.com/