Dhuna nė familje, tashmė nuk pėrjashton as punonjėsit e policisė. Njė oficer i Qendrės sė Formimit Policor ėshtė marrė nė mbrojtje nga kolegėt, pasi bashkėshortja e tij, ekonomiste nė njė bankė, dyshohet se ka ushtruar dhunė psikologjike ndaj tij. Ngjarja e rrallė ėshtė regjistruar dje nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, ku oficerit tė policisė Taulant H. 47 vjeē, iu plotėsua kėrkesė-padia pėr lėshimin e urdhrit tė mbrojtjes. Sipas informacioneve nga policia, ngjarja e rrallė ka habitur edhe vetė inspektorėt e seksionit tė mbrojtjes sė tė miturve dhe dhunės nė familje. Kėta tė fundit nuk e kanė besuar fillimisht njė gjė tė tillė, derisa 47-vjeēari ka vendosur tė denoncojė ndaj bashkėshortes. Sipas informacioneve tė besueshme nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, dje nė orėn 08.30, Taulant H., banues nė rrugėn “Mine Peza”, punonjės policie nė Qendrėn e Formimit Policor, iu plotėsua kėrkesė-padi pėr lėshimin e urdhrit tė menjėhershėm tė mbrojtjes, nė bazė tė ligjit “Pėr dhunėn nė familje”. Nga tė dhėnat hetimore mėsohet se bashkėshortja e tij, Armanda H., 37 vjeēe, lindur nė Elbasan dhe banuese nė adresėn e mėsipėrme, punonjėse te njė bankė nė Tiranė, ka ushtruar dhunė psikologjike nė mėnyrė tė vazhdueshme ndaj tij qė nga muaji dhjetor 2008. Sipas policisė, ajo tashmė ėshtė me banim tė pėrkohshėm te prindėrit e saj te pallati “Ēabej” nė Kombinat. Policia nuk ka dhėnė detaje tė tjera nė lidhje me kėtė ngjarje, por shpjegoi se materialet nė ngarkim tė kėsaj ēėshtjeje do t‘i kalojnė gjykatės pėr veprime tė mėtejshme, ndėrkohė qė dy bashkėshortėt do tė detyrohen tė qėndrojnė larg njėri-tjetrit, deri nė sqarimin e plotė tė rrethanave.