LOS ANGELOS - Tė djelėn nė mbrėmje mbahet ceremonia mė e rėndėsishme pėr ndarjen e cmimeve Oskar nė kinematografi. Ashtu si cdo vit edhe kėsaj here vėmendja e mediave do tė pėrqėndrohet tek stili i tė veshurit dhe madhėsia e diamanteve. Pjesa mė e madhe e yjeve amerikanė ja kanė besuar stolisjen me gurė tė ēmuar, njėrit prej emrave mė tė njohur tė kėsaj fushe, Martin Kattc.
Edhe gjatė kėsaj ceremonie, artistėt dhe kandidatėt kryesorė do tė mbajnė gurė tė ēmuar tė firmės e cila e ka qendrėn nė Los Anxhelos, atje ku zhvillohet edhe ceremonia madhėshtore. Drejtuesi i kėsaj kompanie shprehet se, kriza ekonomike globale ka bėrė punėn e saj edhe nė biznesin e diamanteve. Sipas tij, kėtė vit do tė shohim stile klasike dhe asgjė tė tepruar. Edhe prezantuesi i ceremonisė do tė jetė i veshur nga kjo kompani.
Ndėrkaq, drejtuesit e dyqanit tė njohur shprehen se njė prej artistėve , emri i tė cilit nuk bėhet i ditur , ka porositur njė varėse me diamant qė kushton 2 milion dollarė, me tė cilėn do tė prezantohet mbrėmjen e sė djelės. (burimi/Balkanweb)