Karlsruhe fiton 3-2 ndaj Hamburgut. Hofenheimi barazon, ndėrsa Shalke mund Verder Bremenin
Debutuesit e Hofenheimit e ruajtėn kryesimin nė Bundesligė dje pas barazimit tė papritur 1 1 kundėr skuadrės sė vendit tė fundit, Borusias sė Mynshengladbahut. Hofenheimit i erdhi nė ndihmė goli i sulmuesit brazilian Uellington njė minutė nga mbarimi i kohės sė rregullt, gol qė i dha edhe pikėn qė e ēon nė kuotėn e 39 pikėve, dy pikė mė shumė se Herta e Berlinit. Hamburgu shpėrdoroi epėrsinė 2 0 kundėr Karlsruhes duke u mundur me rezultatin 3 2 dhe mbetet nė vendin e tretė me 36 pikė. Herta barazoi 1 1 me Arminian e Bilefeldit tė premten. Bajerni i Mynihut, nė vend tė katėrt me 35 pikė, pret sot Borusian e Dortmundit. Mynshengladbahu i befasoi kryesuesit e Bundesligės me golin e shėnuar nė minutėn e 44 ėt nga Aleksandėr Baumjohan, i cili do tė jetė pjesė e Bajernit tė Mynihut sezonin qė vjen. Hofenheimi, skuadra e fshatit qė ka kryesuar kampionatin me lojtarė tė panjohur mė parė, nuk tregoi formėn dhe forcėn e vet tė mėparshme. Skuadrės kryesuese iu deshėn 20 minuta pėr tė krijuar njė rast pėr gol. Edhe futja e sulmuesit Inedu Obasi, nė vend tė Selim Teberit nė minutėn e 62 tė, nuk e ndryshoi shumė lojėn e Hofenheimit, qė e ndien shumė mungesėn e sulmuesit Vedad Ibiseviē. Uellington shmangu njė humbje tė turpshme, duke barazuar nė minutėn e 89 tė. Hamburgu u duk se po fitonte me lehtėsi kundėr Karlsruhes, kur Paolo Guerrero i kaloi miqtė nė epėrsi pas vetėm gjashtė minutash lojė. Kolin Benxhamin e dyfishoi rezultatin nė minutėn e 47 tė pas njė gjuajtjeje nga 12 metra. Por festa e lojtarėve tė Hamburgut nuk zgjati shumė, pasi vetėm gjashtėdhjetė sekonda mė vonė vendasit ngushtojė rezultatin falė golit tė Sebastian Freit. Barazimi erdhi nė minutėn e 53 tė me Xhovani Federikon. Frei befasoi mbrojtjen e Hamburgut kur arriti tė shėnonte golin e tretė pėr vendasit nė kohė shtesė. Kjo fitore e ēon Karlsruhen nė vendin e 15 tė. Hamburgu luajti 15 minuta pa sulmuesin Mladen Petriē, i cili mori karton tė kuq pėr njė faull tė bėrė ndaj njė kundėrshtari. Edhe Karlsruhe mbeti me 10 lojtarė pasi Marko Engelhardt u nxorr nga loja pėr kartonin e dytė tė verdhė qė mori nė minutėn e 82 tė. Shtutgarti u ngjit nė vendin e gjashtė dhe ruajti serinė e rezultateve pozitive nėn drejtimin e trajnerit tė ri, Markus Babel, i emėruar nė muajin nėntor. Shtutgarti mposhti Bajerin e Leverkusenit 4 2; dy gola u shėnuan nga sulmuesi Mario Gomez. Shalke 04, e vendit tė nėntė, mposhti Verder Bremenin 1 0, duke i lėnė kundėrshtarėt e tyre nė vendin e dhjetė.
Burimi:Sporti Shqiptare