Filmi i ri i Batmanit, “The Dark Knight”, ka fituar mė shumė se njė miliard dollarė nga shfaqja nė kinematė botėrore duke u bėrė filmi i katėrt mė fitimprurės i tė gjitha kohėrave.
Filmi aksion ku luajnė Christian Bale dhe aktori i ndjerė Heath Ledger, pati njė sukses tė jashtėzakonshėm kur u lėshua nė kinema gjatė verės sė kaluar.

Dhe tash filmi ka mbledhur mė shumė se 1 miliardė dollarė nga shfaqjet nė kinema, pėrfshirė 533.1 milionė nga kinematė amerikane dhe rreth 468 milionė nga vendet tjera.

“Titanic” edhe mė tej mbetet filmi mė fitimprurės i tė gjitha kohėrave me 1.84 miliardė dollarė. “The Lord of the Rings: The Return of the King” ėshtė i dyti me 1.12 miliardė dhe “Pirates of the Caribbean: Dead Man's Chest” i treti me 1.07 miliardė dollarė tė fituar.