Qė nga dhjetori i kaluar, futbolldashėsve anembanė botės u ka munguar kompeticioni mė i rėndėsishėm nė rang klubesh, Liga e Kampionėve. Nga shtatori deri nė dhjetor skuadrat mė tė mira europiane, tė ndara nė tetė grupe me nga katėr skuadra, janė ndeshur mes tyre pėr tė pėrcaktuar 16 mė tė mirat, qė do ta vazhdojnė garat tashmė me takimet direkte vajtje-ardhje, derisa nė fund tė mbesin vetėm dy skuadra, njėra prej tė cilave do ta ngrejė trofeun e Ligės sė Kampionėve pikėrisht nė Olimpiko tė Romės. Deri nė kėtė stad tė kėtij kompeticioni kanė mbėrritur katėr skuadra angleze, katėr spanjolle, tri italiane, dy portugeze, njė franceze, njė greke dhe njė tjetėr gjermane. Pra, kampionatet mė tė rėndėsishme europiane dominojnė pėr sa u pėrket numrit tė skuadrave pjesėmarrėse. Si gjithmonė nė kėto vitet e fundit, Anglia dhe Spanja pėrfaqėsohen me nga katėr skuadra nė 1\16-at, duke konfirmuar qė kanė kampionatet mė cilesore nė botė. Nuk mbetet prapa kampionati Italian, qė nė kėtė fazė pėrfaqėsohet me tri skuadra, ndėr tė cilat mungon Milani. Nė kėtė edicion bie nė sy perfaqesimi i pakte i kampionatit gjerman, qė prezantohet vetėm nga Bajerni i Mynihut. Portugalia si gjithmonė deri nė kėtė fazė pėrfaqėsohet me dy skuadrat e saj mė tė mira, Porto dhe Sportingu i Lisbonės. Nuk kish si tė mungonte Lioni i Francės, qė e ka dominura prej shtatė vitesh kampionatin francez. Greqia ka marrė deri tani atė qė meritonte, duke u pėrfaqėsuar nga e zakonshmja Panathinaikos. Shorti i Chamions-it kurre nuk ka qenė mė i ashpėr se kėtė radhė. Tri skuadra angleze pėrballė atyre italiane, dy shkolla nė duel me njėra-tjetrėn, “yjet” mė tė famshėm do tė kėrkojnė tė “shuajnė” rivalin. Kristinao Ronaldo pėrballė Zlatan Ibrahimovicit. Mė shumė se kaq nuk mund tė dhurojė kjo Ligė kampionesh. Sot do tė luhen gysma e takimeve, ndėr tė cilat mund tė vecojmė Inter-Mancester, ndėrsa nesėr takimet e tjera, ku dallon Real Madrid – Liverpul. Gjithcka mbetet pėr t’u shijuar nė kėto dy mbrėmje magjike tė futbollit europian.
Sot luhen
Arsenal - AS Roma
Atletico Madrid - FC Porto
Inter Milan - Manchester U.
Lyon - Barcelona