Disa qytete nė Mbretėrinė e Bashkuar, si, Londra, Glasgou dhe Birmingemi, janė duke provuar njė pajisje tė re pėr parandalimin e krimeve nė rrugė dhe sheshe publike. Nė kėto ambiente do tė vendosen llamba, tė cilat do tė jene parandaluese pėr krimet e mundshme.
Kjo pajisje ėshtė quajtur "Fleshkamera", dhe ėshtė zbuluar nga kompania amerikane, Q-Star. Ėshtė njė kamera e vogėl me sensorė tė lėvizshėm. Nėse kjo minikamera zbulon njė grup njerėzish nė njė zonė, ku nuk ka arsye pėr tu grumbulluar, do tė jepė njė thirrje paralajmėruse.
Thirrja do tė jetė: Stop! Nėse jeni duke kryer ndonjė aktivitet ilegal, ju do tė fotografoheni dhe fotografia juaj do tė merret. Ju lutem shpėrndahuni!
Nė qoftė se njerėzit nuk do tė largohen, aparati e pėrsėrit me zė tė lartė dhe me njė flesh tė fortė.
Kėto lloj pajisjesh kanė patur efekte pozitive nė disa pjesė tė Londrės nė reduktimin e krimeve dhe sjelljeve antisociale.