Policia vret 50-vjeēarin qė shtiu nė ta

Nga Dafina Myrtaj

S. Sovrliq nga Zubin Potoku, ka ndėrruar jetė, pas plumbave tė marrė nga pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės. Policėt thonė se janė detyruar tė qėllojnė drejt 50-vjeēarit tė pėrkatėsisė serbe, pasi qė ai kishte qėlluar me armė zjarri drejt anėtarėve tė familjes sė tij dhe drejt pjesėtarėve tė Policisė sė Kosovės.

Zyra pėr Informim e Policisė nė Mitrovicė ka saktėsuar se policia fillimisht kishte marrė njė informatė pėrmes telefonit se njė person ėshtė duke ushtruar dhunė familjare.

“Rreth 30 minuta pas mesnate, tė ditės sė mėrkurė, policia ėshtė informuar pėrmes njė telefonate tė drejtuar nga njė banor i Zubin Potokut, pėr rastin nė fjalė. Ankuesi ka njoftuar policinė se i dyshuari i kėtij rasti, S. Sovrliq, babai i shokut tė tij, ishte duke ushtruar dhunė nė familje, ndėrsa me armė zjarri kishte shtėnė nė drejtim tė djalit tė tij”, tha Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė pėr rajonin e Mitrovicės.

Pas arritjes nė vendin e ngjarjes, njėsitė e para reaguese patrulluese tė stacionit Zubin Potok, kishin identifikuar tė dyshuarin i cili mbante njė revole nė dorė. Mė pas, me tė vėrejtur policinė, i dyshuari ishte ngjitur shkallėve tė shtėpisė nė katin e dytė.

“Policėt me tė hyrė nė shtėpi, arrijnė qė fillimisht tė evakuojnė anėtarėt e tjerė tė shtėpisė, tė cilėt ishin mbyllur nė njė dhomė tjetėr pėr tė shmangur rrezikun e drejtpėrdrejtė nga tė shtėnat me armė zjarri nga kryefamiljari i shtėpisė”, tha Hoti.

Derisa policėt patrullues po tentonin qė me fjalė tė bindin tė dyshuarin tė dorėzohet, i njėjti nga kati i dytė i ndėrtesės kishte qėlluar disa herė me armė nė drejtim tė pjesėtarėve tė policisė qė kanė qenė nė vendin e ngjarjes.

Njė nga plumbat e shkrepur kishte goditur nė gjoks njėrin nga policėt, mirėpo pėr fat tė mirė, ai kishte shpėtuar pa asnjė lėndim pasi qė plumbi i ėshtė ndalur nė jelekun antiplumb tė policit.

Duke parė se jeta e policėve dhe e familjarėve ėshtė nė rrezik, policėt nė vetėmbrojtje i janė pėrgjigjur sulmuesit me zjarr, me ē’rast, personi i dyshuar ėshtė qėlluar pėr vdekje.

Mjekėt kujdestarė tė Shtėpisė sė Shėndetit nė Zubin Potok tė cilėt janė ftuar nė kėtė rast, kanė konfirmuar vdekjen e personit 50-vjeēar.

Prokurori publik i prokurorisė ndėrkombėtare, i cili ėshtė informuar lidhur me rastin, ėshtė paraqitur nė vend tė ngjarjes dhe i njėjti ka autorizuar qė trupi i pajetė i personit tė dėrgohet nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Prishtinė pėr proces tė autopsisė.

Sipas prokurorit ndėrkombėtar, intervenimi policor ėshtė kualifikuar si veprim i ligjshėm i policisė nė vetėmbrojtje gjatė intervenimit nė rastin e raportuar si “vrasje nė tentativė”.

Nė vend tė ngjarjes, hetuesit policorė dhe teknikėt e kriminalistikės sė Policisė tė Kosovės dhe tė policisė sė EULEX-it, kanė gjetur dhe identifikuar sė paku 12 gėzhoja tė revoles sė tipit “TT”, e cila ishte pėrdorur nga i dyshuari nė kėtė rast. Besohet se sė paku shtatė nga kėto 12 plumba tė shkrepur nga i dyshuari kanė qenė tė drejtuara drejt zyrtarėve tė policisė.

Veē armės e cila ishte e pėrdorur nė kėtė rast, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe tri pushkė tė tjera nė mesin e tyre njė snajper pushkė dhe dy armė gjahu.