Nje tjeter sezon per t’u harruar per Milanin? Ndoshta edhe me keq. Mbremja e sotme ka qene e zeze per kuqezinjte e Ancelotit, qe tashme i kane thene lamtumire edhe Kupes UEFA. Ka mjaftuar nje barazim 2-2 ne San Siro, qe skuadra me e kuotuar ne bote te zhgenjeje totalisht per te dytin vit radhazi. Dy golat ne fushen klundershtare e kane ndihmuar Verderin per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te ketij kompeticioni. Edhe pse e ka mbyllur pjesen e pare me avantazhin e dy golave, Milani eshte treguar fare amatoresk ne pjesen e dyte, teksa eshte ndeshkuar brenda 10 minutave me dy gola, qe mbajne firmen e Klaudio Pixaros. Ndeshja ka nisur shume mire per kuqezinjte e Ancelotit, qe kane kaluar ne anavantazh ne mesin e pjeses se pare me Andrea Pirlon. Goli i dyte i shenuar nga Pato dha pershtypjen e nje kualifikimi mjaft te lehte, por ndodhi e kunderta. Atehere kur nuk pritej, pikerisht kur kishin mbetur rreth 20 minuta loje, Verderi ka shkurtuar diferencen me Pixarron. Milani fillon te ndjeje presionin dhe peson nje tjeter gol nga i njejti futbollist ne minuten e 78-te. Me gjithe perpjekjet per te shenuar golin e kualifikimit, Milani nuk arrin te beje asgje, vecse t’i thote lamtumire para kohe UEFA-s.

Ne takimet e tjera te Kupes UEFa bie ne sy eliminimi i Sampdorias nga Metalist, Aston Viles nga CSKA e Moskes dhe e Shtutgartit nga Zeniti e Shen Petersburgut. Fiorentina ka barazuar ne fushen e veshtire te Ajaksit, duke mos e ruajtur avantazhin deri ne fund te takimit. Ne minuten e 88-te Leonardo i Ajaksit ka barazuar shifrat, duke i dhene fund endrres se Fiorentines per te vazhduar me tej. Nga kater skuadra italiane eshte kualifikuar vetem Udineze, qe pas barazimit ne fushen kundershtare 2-2 ka fituar 2-1 me polaket e Lech Poznan

Milan-Verder Bremen 2-2
Shenues: 26′ Pirlo (pen) , 33′ Pato , 67′, 78’ Pizarro

Volfsburg - Paris Saint Germain 1-3
Shenues:38′, 74’ Luyindula (pen), 59′ Rothen, 63′ Hasebe,

Manchester City - FC Copenaghen 2-1
73′ Bellamy, 80′ Bellamy, 90′ Vingaard

Hamburg - NEC Nijmegen 1-0
9′ Olic

Metalist Kharkiv - Sampdoria 2-0
30′ Valyaev, 41′ Jaja

Standard Liegi - Sporting Braga 1-1
79′ Mbokani, 88′ Aguiar

CSKA Mosca - Aston Villa 2-0
60′ Zhirkov, 90′ Vagner Love

Udinese - Lech Poznan 2-1
2′ Rengifo, 57′ Pepe, 90′ Di Natale

St.Etienne - Olympiakos 2-1
44′ Payet, 57′ Ilan, 75′ O.Gonzalez

Ajax - Fiorentina 1-1
61′ Gilardino; 88′ Leonardo

Deportivo La Coruńa - Aalborg 1-3
38′ Sergio, 41′ Shelton, 44′ Johansson, 45′ Enevoldsen

Galatasaray - Bordeaux 4-3
1′ Bellion, 33′, 65’ Turan; 45′ Kewell; 74′ Cavenaghi; 76′

Valencia - Dinamo Kiev 2-2
34′, 73 Kravets, 44′ Marchena, 53′ Del Horno

Shtutgart - Zenit S.Pietroburgo 1-2
43′ Semshov, 80′ Gebhart, 86′ Fayzulin

FC Twente - O. Marseje 0-1
24′ Ben Arfa

Tottenham - Shakhtar Donetsk 1-1
55′ Giovani Dos Santos, 86′ Fernandinho

Ja ciftet cerekfinaliste te Kupes UEFA:

Verder Bremen - Saint Etienne

Cska Moske - Shakthar Donetsk

Udineze - Zenit

Paris Saint Germain - Braga

Dinamo Kiev - Metalist Kharkiv

Manchester City - Alborg

Olympik Marseje - Ajax

Hamburg - Galatasaray