Departamenti Amerikan i Shtetit vlerėson nė raportin vjetor se policia shqiptare ka bėrė progres kundėr narkotikėve

Qeveria shqiptare po lufton nė mėnyrė mė agresive elementėt kriminalė. Kėshtu vlerėson Departamenti Amerikan i Shtetit nė raportin vjetor pėr trafikimin e narkotikėve. Duke iu referuar nismave tė qeverisė nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike, raporti vlerėson se nė vitin 2005 qeveria shqiptare ndaloi qarkullimin e tė gjitha llojeve tė skafeve dhe disa mjeteve tė tjera motorike ujore nė ujėrat territoriale tė vendit pėr njė periudhė 3-vjeēare, njė nismė qė siē vlerėson raporti ka reduktuar ndjeshėm trafikun e drogės veēanėrisht nė drejtim tė Italisė. Raporti vlerėson se, qeveria shqiptare ka bashkėpunuar me vendet fqinje dhe ka marrė pjesė nė iniciativat rajonale pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut, dhe ėshtė pjesėmarrėse nė Paktin e Stabilitetit dhe Iniciativėn Bashkėpunuese tė Evropės Juglindore. Raporti gjithashtu evidenton faktin, qė nė maj tė 2008 qeveria shqiptare miratoi njė ligj pėr parandalimin e pastrimit tė parave. "Policia shqiptare vazhdon tė bėjė progres nė luftėn kundėr narkotikėve nėpėrmjet rritjes sė pėrdorimit tė teknologjisė, pėrmirėsimit tė teknikave dhe rritjes sė kapacitetit tė pėrgjithshėm", thuhet nė raport. Sasia e drogave tė kapura nė Greqi dhe Itali, vijon mė tej dokumenti i Departamentit Amerikan tė Shtetit, shėnon njė rėnie tė ndjeshme tė drogave tė ardhura nga Shqipėria, gjė qė dėshmon suksesin e pėrpjekjeve tė Shqipėrisė.

Shqipėria nuk renditet nė vendet prodhuese tė drogave


Mė tej, dokumenti vlerėson se Shqipėria nuk renditet nė vendet prodhuese tė drogave, pėrveē kanabisit, i cili sipas autoriteteve policore shqiptare po luftohet me vendosmėri. Gjithashtu raportoi thekson, se nuk ėshtė zbuluar asnjė laborator pėr pėrpunimin e drogės nė Shqipėri gjatė 2008, ndėrsa tregtimi i drogave sintetike ėshtė pothuajse inekzistent. Raporti thekson mė tej se, Njėsia e Pėrbashkėt pėr Luftėn Kundėr Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik e kryesuar nga kryeministri filloi funksionimin nė shtator tė 2007 dhe ka dėshmuar rezultate premtuese, duke hapur 222 ēėshtje nė vitin e parė tė saj tė funksionimit dhe dėrgoi pėr ndjekje penale dhe mė pas dėnim me burg zėvendėsministrin e Transporteve dhe Sekretarin e pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punės tė akuzuar pėr korrupsion. "Qeveria e Shqipėrisė e ka shpallur luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut, si njė nga prioritetet e saj kryesore", thekson raporti i DASH. Dokumenti nėnvizon se, policia po merr njė rol gjithnjė e nė rritje nė operacionin kundėr narkotikėve. Sipas raportit, dėshira e Shqipėrisė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO dhe BE e nxiti qeverinė shqiptare tė ndėrmarrė reforma, por natyra fraksionale e politikės shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltė i shoqėrisė civile nė Shqipėri e penguan kėtė progres. "Shtetet e Bashkuara sė bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerėt e tjerė ndėrkombėtarė, do tė vazhdojnė tė punojnė me qeverinė e Shqipėrisė nė luftėn kundėr trafikut tė lėndėve narkotike, pėrdorimin efektiv tė zbatimit tė ligjit dhe mbėshtetje pėr reformat ligjore", thuhet mė tej nė raportin vjetor tė Departamentit Amerikan tė Shtetit.