Receta Gatimi

Ē'jane Hemoroidet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ē'jane Hemoroidet



    Hemoroidet janė prej sėmundjeve tė anusit dhe rektumit. Kėto janė portat e jashtme tė sistemit boshatisė sė trupit. Hemoroidet janė zgjerimi i venave hemoroidale nė anus dhe tė varurit e tyre duke marrė ngjyrė blu nė tė kuqe. Ndonjėherė mund tė formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje tė forta dhe enjtje (edem). Por shenjat mė tė shpeshta janė hemoragjia me gjak nė tė kuqe tė fortė dhe kruajtje. Zakonisht nuk janė tė dhimbshėm.

    Formimi .....

    Shkaku kryesor ėshtė konstipacioni (kapslliku). Mė pas mund tė rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrėve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatat, qėndrimi i tej zgjatur nė shtrat apo nė kėmbė, hipertensioni portal, miomė uteri, shtatzėnia, kistet e overit, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura tė mureve tė venave.

    Llojet e hemoroideve

    Sė pari ndahen nė tė brendshėm dhe tė jashtėm.Ato qė janė nėn vijėn qė ndan qelizart e anusit nga tė zorrėve tė trasha janė tė jashtme dhe ato hemoroide qė janė sipėr kėsaj vize quhen tė brendshme.Shumica janė tė brendshėm dhe kanė 4 gradė. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtė dhe i komplikuar.

    Grada e parė: Kur hemoroidi qėndron brenda dhe nuk shihet veēse me anoskop. Si shenjė ka vetėm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janė pa dhimbje, janė mė tė vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorė.

    Kurimi: Mund tė lidhen ose mund tė pėrdoret injeksioni i njė lėnde sklerozane apo me lazer mund tė koagulohen. Ska nevojė pėr operacion. Zakonisht njė diet e mirė, shplodhja e mjaftueshme dhe disa ilaēe si pomadat me kortizon ,kremrat e ndryshėm analgjezik(qetėsues) apo banjo me ujė tė vakėt bėjnė dobi. Nėse ka infeksion mund tė duhet antibiotik.
    Grada e dytė: Gjatė shtrėngimit nė banjė dalin dhe preken me dorė ndėrsa kur ngrihet nė kėmbė futen vet brenda. Janė reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanė hemoragji sikur pikon. Shkaktojnė ameni dhe ndonjėherė mund tė mos futen brenda. Edhe kėtu kurimi ėshtė jo me operacion por si nė shkallėn e parė.


    Grada e tretė: Dalin shpesh jashtė anusit dhe shoqėrohen shpesh me tromboza kėshtu qė janė tė dhimbshme dhe tė enjtura. Duhen tė shtyhem me gisht qė tė futen dhe dalin pėrsėri. Megjithėse mund tė bėhen operacion pėrsėri fillohet me metodat konservative. Mė tė pėrdorshme janė lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
    Grada e katėrt: Kur kapslliku bėhet kronik dhe hemoridet zgjaten jashtė anusit si nė tualet ashtu edhe kur qėndrohet gjatė ulur. Janė vena tė fryra, pa dhimbje dhe tė qullura. Kanė hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastėrtinė e kėsaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.


    Kurimi: Megjithėse disa pėrmirėsohen me diet qė pengon kapsllikun, me njė disiplinė tualeti dhe me njė higjenė tė mjaftueshme pėrsėri tek disa raste mund tė lind nevoja e kurave qė zbatohen tek gradat e tjera. Por nė shumicėn e rasteve duhet bėrė operacion.

    Nėse nuk e pėrballojnė dot kėtė pėr arsye tė ndryshme atėherė gjithė jetėn duhet tė mbajnė diet me lėngje tė bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe tė qėndrojnė larg ēajit (kinez), kafes, kokakolės dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumė dobi. Largojuni ambienteve shumė tė nxehta si sauna. Gjithashut duhet tė pihet ujė i bollshėm gjatė ditės (1.5-2 litra).

    Komplikacionet (ndėrlikimet)

    Si pasojė e hemorragjisė anemi, tension i ulėt, kėputje dhe zbehje. Si pasojė e plagėve dhe infektimit temperaturė. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtė anusit duke u kyēur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojė e trombozave brenda kėtyre venave. Nuk futen brenda duke bėrė tė pamundur procesin e jashtėqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencė.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Faleminderit per ifomacion

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Faleminderit Kliton, informacion i dobishem.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ku jane disa nga lojrat ?
    Nga labja nė forum Vėrejtje, Kėshilla, Pyetje Stafit
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 29-03-2012, 09:55 AM
  2. Dashuria ime...jane ata!
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-02-2012, 09:35 PM
  3. Jo te gjithe janė alergjikė
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 09:15 PM
  4. Ēfarė janė teleskopėt
    Nga alboboys nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 09:56 PM
  5. Lexojeni se jane te lezecme
    Nga briken nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 09:05 AM