Angjelina Gjonaj, 37 vjece dhe dy fėmijėt e saj Dorina dhe Dorian Gjonaj nga qytei i Shkodrės janė viktimat e shpėrthimit tragjik tė ndodhur sot nė mėngjes nė banesėn e tyre nė Firence tė Italisė. I mungon apelit e e motra e 37 vjecares dhe vogėlushja e saj. Sipas policės shpėrthimi ndodhi pėr shkak tė njė rrjedhje gazi qė ka ndodhur nė apoartamentin e pronarit italian.
FIRENCE - Identifikohen viktimat.Familja emigrante nga Shkodra
Ora 12: 30 Policia identifikon viktimat e shpėrthimit tragjik tė ndodhur sot nė mėngjes nė njė banesė dykatėshe nė Firence tė Italisė. Ato janė Angjelina Gjonaj dhe dy fėmijėt e saj Dorina 14 vjec dhe Dorian Gjonaj 13 vjec. Familja emigrante nga qyteti i Shkodrės jetonte nė provincėn Barberino prej 10 vitesh
Mes rrėnojave mund tė jetė dhe e motra e 35 vjecares dhe vogėlushja e saj
Ora 12.04- Mediat italiane shkruajnė se familja shqiptare banonte nė katin e parė tė pallatit. Forcat zjarrfikėse vazhdojnė tė kontrollojnė mes gėrmadhave pasi dyshohet se mes gėrmadhave mund tė jetė dhe e motra e 35 vjecares me vajzėn e saj tė vogėl.
Ndėrkohė ka shpėtuar i zoti i shtėpisė, italiani Tomasso Mengoni, 38 vjec, i cili ėshtė dėrguar nė spital. Mjekėt thonė se ėshtė nė gjėndje tė rėndė shėndetėsore, pasi ka pėsuar djegie nė pjesėn mė tė madhe tė trupit.
Shpėrthimi ndodhi vetėm pak minuta pas orės 08.00 tė mėngjesit tė sotėm. Dyshohet se shkak mund tė ketė qenė njė rrjedhje gazi, brenda shumė mundėsive e shkaktuar nga soba e cila ndodhej nė apartamentin e 38 vjecarit italian. Pas shpėrthimit catia e dhe pjesė tė mureve tė katit tė parė tė pallatit janė shembur. Mė pas ka shpėrthyer njė zjarr, i cili ka penguar pėr njė farė kohe zjarrfikėsit tė ndėrhyjnė.
Familjarėt e viktimave kanė thėnė pėr Sky tg24 se Ky aksident mund tė shmangej. Kryetari i bashkisė sė provincės Barberino del Mugello Gian Piero Luchi shpjegoi mė tej se pronari i pallatit ishte njė personazh pak i vencatė, i cili nė tė kaluarėn kishte krijuar incidente tė vogla. Ndėrsa njė grua shqiptare e cila banonte nė kėtė pallat tregon se kishte dėgjuar erė gazi dhe vetė ajo kishte dhėnė alarmin por dikush kishte ndezur dritėn dhe mė pas kishte ndodhur tragjedia
(burimi/BalkanWeb)