Qeveria shqiptare dorėzon kėrkesėn e aplikimit nė BE, pėr statusin kandidat, brenda kėtij mandati qeverisės, qė pėrkon edhe me premtimin e Kryeministrit Sali Berisha, pėr ta pėrmbyllur kėtė proces gjatė presidencės ēeke. Pas polemikave dhe diskutimeve tė shumta nė rang mediatik lidhur me kandidimin e Shqipėrisė, pėr anėtarėsim tė plotė nė BE, shefi i diplomacisė shqiptare Lulzim Basha, jep garancinė se Shqipėria do tė aplikojė brenda mandatit tė qeverisjes sė djathtė pėr statusin e vendit kandidat nė BE.

Gjatė ceremonisė festive nė Dibėr, me rastin e 18-vjetorit tė themelimit tė degės sė PD-sė, anėtarė i kryesisė sė Partisė Demokratike dhe ministri i Punėve tė Jashtme Luzlim Basha tha se falė arritjeve tė gjithanshme tė qeverisė Shqipėria ėshtė sot njė vend ndryshe, njė vend i cili ėshtė bėrė i besueshėm dhe qė pėr pak javė zė me dinjitet vendin e tij nė NATO si anėtare me tė drejta tė plota. “Falė kėtij besimi dhe pėrkundėr spekulimeve tė politikės sė blofit, qeveria shqiptare do tė aplikojė brenda kėtij mandati pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE. Dhe falė kėtij besimi qeveria shqiptare po ecėn e sigurt nė procesin e heqjes sė vizave pėr qytetarėt shqiptarė dhe do ta kurorėzojė atė me sukses”, u shpreh Basha. Gjatė fjalės sė tij, ministri Basha u ndal nė premtimet e mbajtura tė qeverisė sė Berishės gjatė mandatit tė saj tė parė. Ai tha se falė vullnetit politik dhe punės me pėrkushtim gjatė kėtij mandati u bėnė realitet njė numėr i madh premtimesh, si investimet nė infrastrukturė, rritja e rrogave dhe pensioneve, etj. Sipas tij, ndryshimi ynė ėshtė realitet i prekshėm dhe jo gėnjeshtra boshe si ato qė emeton dhe marketon kryetari aktual i PS-sė, duke shtuar se Rama “nuk pėrfaqėson tė ardhmen, por tė shkuarėn e dhimbshme nga e cila shqiptarėt u shkėputėn pėrfundimisht mė pak se 4 vite mė parė. Shqiptarėt, nė 28 qershor do tė zgjedhin pėr tė ecur pėrpara dhe jo pėr t’u kthyer pas”, deklaroi ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha.