Siē duket ėshtė duke u pėrgatitur themeli nga udhėheqės pėrreth botės (duke pėrfshirė presidentin e Shteteve tė Bashkuara) pėr njė fe botėrore tė pėrbashkėt qė do tė pėrfshijė tė gjitha fetė si pėrgjigje pėr paqen nė botė. Kjo, sigurisht, ėshtė pikėrisht ajo qė tė krishterė biblikė kanė pritur se do tė ndodhė, e bazuar kjo nė studimin e profecisė biblike.


6 shkurt – Obama thekson «Njė Ligj» qė i lidh tė gjitha fetė


Artikulli: Njė fe botėrore


Ka njė ligj qė e ndajnė tė gjitha fetė kryesore, shprehu presidenti Barak Obama tė enjten. Dhe kjo ėshtė, tė duash tė afėrmin tėnd.


Shumė shpesh feja ėshtė burim i ndarjes dhe armiqėsisė, u tha ai mijėra pjesėmarrėsve, duke pėrfshirė disa udhėheqės botėrorė dhe qindra anėtarėve tė Kongresit, gjatė organizimit vjetor «Mėngjesi Kombėtar i Lutjes» qė u zhvillua nė Uashington, D.C. Por tė gjitha shkrimet e shenjta tė feve kryesore tė botės e mėsojnė rregullin e artė, tha ai.


«Ka njė ligj qė i lidh tė gjitha fetė e mėdha bashkė», tha Obama, sipas Lajmeve ABC. «Dhe, sigurisht, ėshtė rregulli i artė – thirrja pėr ta dashur njėri-tjetrin, pėr tė kuptuar njėri-tjetrin, pėr t'i trajtuar me dinjitet dhe respekt ata me tė cilėt ndajmė njė moment tė shkurtėr mbi kėtė tokė».


«Besimet e larmishme qė kemi, nė vend qė tė na ndajnė, mund tė na sjellin bashkė pėr tė ushqyer tė uriturit dhe tė pėr ngushėlluar tė pikėlluarit, pėr tė bėrė paqe kur ka konflikte dhe pėr tė rindėrtuar atė qė ėshtė thyer, pėr tė ngritur ata qė kanė rėnė nė kohė tė vėshtira». Ai pranoi se njerėz tė besimeve tė ndryshme nuk mund tė shmangin dallimet pėr disa besime, pėr tekstet qė pėrdorin, pėr mėsime rreth jetės pas vdekjes, por theksoi se «pavarėsisht se ēfarė zgjedhim qė tė besojmė, nuk ka asnjė fe qė doktrina qendrore e saj tė jetė urrejtja».


Ish kryeministri britanik Toni Bler, folėsi kryesor gjatė mėngjesit tė lutjes, theksoi gjithashtu se feja duhet t'i motivojė njerėzit qė tė bashkohen pėr tė bėrė mirė, nė vend qė tė ndahen. «Pėr miliarda njerėz, besimi motivon, galvanizon, shtrėngon dhe frymėzon», tha Bleri. «Jo pėr tė pėrjashtuar, por pėr tė pėrqafuar. Jo pėr tė provokuar konflikt, por tė pėrpiqet pėr tė bėrė mirė».


«Ky ėshtė besim nė veprim dhe kėtė mund ta shihni nė komunitete lokale tė panumėrta», vazhdoi ai. «Atje ku ata nga kishat, xhamitė, sinagogat dhe tempujt kujdesen pėr tė sėmurėt, kujdesen pėr tė pikėlluarit, punojmė me orė tė zgjatura nė kushte tė kėqija pėr t'i sjellė shpresė njerėzve tė dėshpėruar dhe shpėtim tė humburve».


Obama tha se ai planifikon qė tė ndikojė drejtuesit dhe studiuesit fetarė pėrreth botės pėr tė lehtėsuar dialogun produktiv mbi besimin.


«Unė nuk pres qė ndarjet tė zhduken gjatė natės, as nuk besoj qė pikėpamjet dhe konfliktet e ngulitura do tė shuhen papritmas», tha Obama. «Por unė besoj se nėse i flasim njėri-tjetrit hapur dhe ndershmėrisht, atėherė ka mundėsi qė tė ēarat e vjetra do tė fillojnė tė riparohen dhe do tė fillojnė tė dalin miqėsi tė reja».