Nga pagat 120 milion euro nė vit, klubi kuqezi, do tė kalojė nė 80-85 milion euro nė sezon

Njė limit pėr rrogat e Milanit, me njė ulje deri nė 30 pėrqind. Eshtė urdhri qė ka ardhur gjatė javėve tė kaluara nė zyrat e klubit nga ana e drejtuesve. Eshtė njė nga efektet e para tė krizės ekonomike dhe tė ndryshimeve, qė pritet tė ndodhin nė shtėpinė e kuqezinjve. Po, sepse Silvio Berluskoni ia ka shprehur qartė mendimin e tij Adriano Galianit: “Tė limitojmė shpenzimet, po harxhohet shumė”. Dhe ky urdhėr mund tė ndikojė edhe pėrsa i pėrket lojtarėve, qė duhen blerė nė merkaton e verės. Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa pas marrjes sė Tiago Silvės nė muajin janar, janė bllokuar edhe marrėveshjet pėr Daniel Ager tė Liverpulit, qė kushton 8 milion euro. Pėr zėvendėsuesin e Maldinit, Milani do tė kėrkojė nė merkaton mė tė lirė tė mundshme tė mbrojtėsve, tė cilėt janė afėr skadencės sė kontratės: pra me parametra zero. Ose pothuajse.

LEVIZJET E ARDHSHME-Askush nuk do ta pranojė tek Milani. Nė kėto momente delikate administratori i deleguar Galiani po pėrpiqet tė mbajė tė bashkuar ambientin pėr tė arritur vendin e tretė nė kampionat dhe kualifikimin nė Champions. Por zėrat pėr uljen e rrogave kanė mbėrritur deri nė Milanelo. Lojtarėt dhe agjentėt e tyre janė informuar dhe kjo ka shkaktuar njė lloj alarmi. Pėr herė tė parė nė historinė e Milanit berluskonian diskutohet ēėshtja ekonomike dhe kjo do tė pėrcaktojė seleksionime fatale.
DIFERENCA E MADHE- Tani Milani udhėheq klasifikimin e skuadrave qė shpenzojnė mė shumė pėr rrogat bashkė me Interin e Masimo Moratit. Njė kosto prej 120 milion eurosh qė, me pėrjashtim tė Juventusit (nė vend tė tretė me 115 milion), shikon nė vendin e katėrt, shumė larg, Romėn me njė buxhet prej 65 milion eurosh. Por, nė skenarin e ri, kuqezinjtė do tė shkonin nė njė kuotė midis 80 dhe 85 milion eurove. Njė hap mbrapa qė rrezikon tė shkaktojė pasoja tė rėnda nė tė gjithė ambientin. Por cilat do tė jenė kriteret e shkurtimit tė shpenzimeve?
TE SAKRIFIKUARIT - Sot lojtari mė i paguar ėshtė Rikardo Kaką me 9 milion nė sezon. Dhe nuk ėshtė njė mister fakti se Reali i Madridit mund tė bėjė shumė shpejt njė ofertė tė rėndėsishme pėr tė. Nė muajin janar kampioni brazilian ka arritur njė pakt tė rėndėsishėm me klubin: nuk ka mė rritje rroge. Duket se drejtuesit kuqezinj do ta mbanin me gjithė qejf Kakanė, nė rast se nuk do tė vinin oferta shumė tė rėndėsishme pėr tė. Por klubi milanist duket se ėshtė i shqetėsuar nga situata tė tjera ekonomike nė kėtė moment. Nė ekip janė 29 lojtarė. Dhe synohet qė organika tė thjeshtohet me tė paktėn tre lojtarė. Ose tė zėvendėsohen me lojtarė tė rinj qė kushtojnė mė pak.
KUJDES SHKURTIMET - Sigurisht dikush nga lojtarėt e mėdhenj duhet tė heqė dorė nga diēka pėr tė mos u vėnė nė dyshim. Shembulli konkret? Situata e Nelson Didės. Portieri fiton 4 milion euro nė sezon dhe ka njė kontratė deri nė 2010-ėn. Pak si shumė pėr njė zėvendėsues dhe ėshtė llogjike qė Milani tė pėrpiqet ta shesė. Ashtu si Emersoni: edhe ai mė shumė nė stol se nė fushė, por me njė rrogė tė lartė. Kjo vlen edhe pėr rinovimin e kontratave tė Ambrozinit dhe Favalit. Dhe pėr tė gjithė tė tjerėt. Rikonstruktimi kalon edhe nga kėto lėvizje.