Receta Gatimi

Mourinjo nėn hetim, federata gati dėnimin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mourinjo nėn hetim, federata gati dėnimin



    Pėr momentin nuk ka pezullim, por prokurori federal Palaci mund tė marrė masa sot edhe ndaj De Rosit dhe Balotelit

    Mllefi i nxjerrė nė adresė tė Juventusit, Milanit e Romės, do t’i kushtojė shtrenjtė trajnerit tė Interit, Hoze Mourinjo. Federata Italiane e Futbollit, ka hapur dje pasdite njė hetim ndaj portugezit, qė do tė “merret nė pyetje” pėr tė sqaruar atė qė ka deklaruar nė konferencėn pėr shtyp tė sė martės. Njė vendim identik ėshtė marrė edhe pėr mesfushorin e Romės Daniele De Rosi (”Ndodh si zakonisht, nėse Milano nuk mund tė fitojmė dot”) dhe pėr sulmuesin Mario Balotelin, qė ka provokuar tifozėt romanistė pas golit me 11-metėrsh dhe ka bėrė njė gjest jo tė hijshėm ndaj Panuēit (i ka nxjerrė gjuhėn duke e tallur). Si trajneri, ashtu edhe lojtarėt, rrezikojnė gjoba dhe dėnime, qė duhet tė merren sot pas shqyrtimit ligjor tė ēėshtjes.

    VENDIMI - “Nė kuadėr tė vlerėsimeve tė bėra nga Prokuroria federale, - lexohet nė njė komunikatė zyrtare, - nesėr (sot), do tė merren dhe masat relative ndaj sjelljeve dhe deklaratave tė futbollistėve Baloteli, De Rosi dhe trajnerit Mourinjo”. Trajneri portugez ėshtė nėn akuzė pėr frazat agresive dhe tė rėnda ndaj rivalėve tė Interit nė kampionat, mesfushori i Romės pėr fjalėt e thėna pas ndeshjes nė “San Siro” kundėr zikaltėrve dhe sulmuesi i ri pėr gjuhėn e nxjerrė dhe gjestet ndaj tifozėve miq dhe Panuēit pas golit qė shėnoi me 11-metėrsh, i cili u kundėrshtua shumė nga verdhekuqtė. Pra, duhen edhe pak orė pėr t’u thelluar hetimi i hapur nga Federata Italiane e Futbollit dhe pastaj masat do tė merren, ku para sė gjithash Hoze Mourinjo rrezikon njė pezullim.

    Morati: Nuk komentoj! - Njė ditė pas “stuhisė” sė Mourinjos, Masimo Morati, ka zgjedhur heshtjen: “Nuk kam aspak ndėr mend tė komentoj”, - u kufizua t’u pėrgjigjet presidenti i Interit atyre qė e pyesnin mbi polemikat e nisura nga trajneri zikaltėr. Asnjė koment edhe ndaj fjalėve tė numrit njė tė Juves, Xhiovani Koboli Xhilji, qė e cilėsoi jo tė kėnaqshme pėrgjigjen e Interit: “Pėrcaktojeni ju, mirupafshim”, - u tha Morati gazetarėve. Ndėrkohė qenka njė prapaskenė shumė e bukur pas konferencės pėr shtyp tė trajnerit portugez. Sipas disa zėrave, shfryrja e Mourinjos paska qenė e parapėrgatitur. Duket qė Hozeja e ka marrė vetė pėrgjegjėsinė e situatės, duke lėnė nė plan tė dytė presidentin Morati, i cili ka qenė nė qendėr tė polemikave pas disa ēėshtjeve jo pa rėndėsi, si pėr shembull ajo e Mario Balotelit. Pra, njė Mourinjo “luftarak”

    KOMUNIKATĖ ZIKALTĖR - Juventusi kėrkoi tė merrej qėndrim ndaj deklaratave tė Mourinjos dhe klubi zikaltėr iu pėrgjigj me njė komunikatė zyrtare, por pa dashur “tė distancohen”, siē kėrkonte Koboli Xhilji. Interi i del nė mbrojtje trajnerit portugez: “Klubi i Interit, pasi e lexoi me vėmendje komunikatėn e Juventusit, nėnvizon qė Hoze Mourinjo, iu pėrgjigj nė mėnyrė tė qartė njė sulmi nė nivel tė barabartė, - pohon klubi kampion i Italisė. - Trajneri ynė shprehu idetė e tij, pa insinuata, pa keqdashje, me sinqeritet, sipas stilit tė tij, shumė i ēmuar nga klubi.”

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Grusht tifozit, Mourinjo nėn akuzė

    Policia angleze ka nisur njė hetim pas denoncimit tė bėrė nga njė tifoz i Manēester Junajted se ėshtė goditur me grusht nga trajneri i Interit, Hoze Mourinjo, nė pėrfundim tė ndeshjes sė Champions-it nė ambientet jashtė stadiumit “Old Traford”. “Njė person ka thėnė se ėshtė goditur me njė grusht nė fytyrė jashtė stadiumit “Old Traford”, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja e policisė sė Manēesterit. Por klubi zikaltėr dhe trajneri kanė pėrgenjeshtruar kategorikisht. “Pak mbas mesantės na ka ardhur denoncimi i njė personi, i cili ka thėnė se ėshtė goditur jashtė stadiumit”, lexohet nė komunikatėn e publikuar nga policia. Manēester Junajted nuk ka pranuar tė bėjė asnjė koment nė lidhje me kėtė akuzė.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mourinjo-Morati, pikat mbi “i” ose divorc

    Nuk mbarojn problemet me Mourinjon



    Eliminimi i Interit nga Liga e Kampioneve mund te kete pasoja. Masimo Morati eshte terbuar fare, ndersa Mourinjo kerkon ta revolucionoje skuadren. Ne kete pike, mbetet vendimtar takimi mes te dyve. Portugezi do t’i thote Moratit qe ka stervitur nje skuader te cilen nuk e ka ndertuar ai dhe se duhet te beje shume ndryshime. Dhe nese Morati nuk do ta pranoje projektin e Mourinjos, mund te vije “divorci” mes tyre.
    Me gjithe lojen e mire qe ka zhvilluar Interi, Morati nuk e kakaperdire lehte eliminimin dhe mbi te gjitha kujton akoma barazimin ne Qipro dhe humbjen ne Greqi me Panathinaikosin. Mourinjo ishte afruar nga Morati pikerisht per te ndryshuar ne ndeshjet nderkombetare. Portugezi do t’i meshoje faktit qe nuk i ka bere ai blerjet, por paraardhesi i tij. Mourinjo, pervec rikthimit te Akuafreskes,do te kerkoje pese blerje te reja. Nje mbrojtjes, dy mesfushore, nje lojtar krahu, dhe nje sulmues. Tani radhen e ka presidenti, qe ne rast se nuk do te pranoje, mund te prishe marreveshjen me Mourinjon. Ndoshta Portugezi mund te rikthehej te Celsi. Keshtu do te ishte perseri “I vecanti”.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Je gati per 99 pyetje?
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 21-04-2015, 08:45 PM
  2. Meshkuj jeni gati? 70-vjecarja e virgjėr gati tė dorėzohet !!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 06:54 PM
  3. P2P per Windows 7, gati Emule 0.50a
    Nga ReniX nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-03-2012, 07:53 PM
  4. Honda CR-Z gati pėr Gjenevė
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 01:04 PM
  5. Xhindi, 20 persona nėn hetim
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 11:11 AM