Receta Gatimi

Profil Gruaje


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Profil Gruaje



    Njė grua me trup tė imėt, e dobėt, me njė fytyrė nė tė cilėn nuk mund tė pėr caktohej mosha, por qė lexohej qartazi ankthi, hyri nė zyrėn time dhe filloi tė fliste shpejt, me zė tė lartė, pa pushim, pa lidhje dhe pa pritur tė merrte asnjė pėrgjigje. Duke e lėnė tė fliste, pa e marrė vesh se ēfarė kėrkonte, i bėra me shenjė tė ulej, pa ja ndėrprerė fjalėn, duke u pėrpjekur tė kuptoja qėllimin e ardhjes se saj.
    Pas disa minutash, e pyes ngadalė pėr emrin dhe e ftoj tė me tregojė pėr problemet qė e shqetėsojnė.
    M.Pėrrenjasi ėshtė banore nė Njėsinė Bashkiake Nr 6, nė Tiranė. Nėnė e 4 fėmijėve, me burrin tė dėnuar me privim lirie me 15 vjet burg.
    E ardhur nga fshati, e pa punė, ku vajza mė e madhe nuk ka mbushur ende moshėn 17 vjeē dhe djali mė i vogėl ėshtė vetėm 10 vjeē. “Nuk kam as njeri tė mė ndihmojė. Familja ime e origjinės e ka tė pamundur”.

    E ndodhur nė tė tilla kushte, kėrkon ndihmė ekonomike nė njėsinė administrative ku banon, dhe pėrfiton 5400 lekė nė muaj.
    Por, kalvari i vuajtjeve tė kėsaj familje nuk mbaron me kaq.

    Vajza e madhe, nė vitin 2007 rrėmbehet nga persona tė panjohur. Ajo dhunohet sistematikisht pėr 3 muaj nė Vlorė. Rrėmbimi i vajzės nuk denoncohet nė organet pėrkatėse nga nėna. Disa telefonata anonime frikėsojnė gruan e gjorė pėr tė mos bėrė denoncimin nė polici, se do tė kishte pasoja tė rėnda.

    Vajza kthehet nė shtėpi, e zbathur, shtatzėnė dhe e sėmurė me kriza tė rėnda epilepsie. Ajo vuante edhe me parė nga kjo sėmundje, por qė nga koha qė ishte larguar nga shtėpia, sėmundja ėshtė rėnduar mė tepėr dhe krizat i janė shtuar.
    Familjes se M.Pėrrenjasit i shtohet dhe njė gojė tjetėr pėr tė ushqyer.

    E ndėrpres dhe e pyes me kujdes nėse e ka vizituar vajzėn te mjeku. “Jo, - mė pėrgjigj. - Nuk kam as kohe, dhe as lekė. Unė dal nga shtėpia nė mėngjes pėr tė bėrė ndonjė punė, mjaft qė tė fitoj ndonjė lek. Vajza tani ėshtė mė mirė, se rri urtė, po ėshtė ca e trembur, nuk flet, vetėm merret me foshnjėn e saj dhe nuk del jashtė se ka frikė nga njerėzit.”

    Pėrsėris me vete: “Ėshtė mė mirė, se rri urtė dhe nuk flet!!! Si mund tė jetė mirė njeriu kur nuk flet??”
    E vetėdijshme se ndihma ekonomike e akorduar sipas ligjit, pėr kėtė familje vetėm 5400 lekė pėr 6 personash, nuk arrin as pėr bukė, i them si ja del pėr tė ushqyer familjen.
    “Unė punoj punė tė ndryshme, ku tė mundem dhe ēfarė tė mundem, mjaft qė tė sjell lekė nė shtėpi pėr tė ushqyer fėmijėt. Punėt qė gjej janė tė pėrkohshme, mė tepėr pa punė se me punė”.
    “Tė them njė sekret, - mė tha, - unė dal natėn, e mbuluar se mė vjen turp ditėn, bashkė me dy djemtė dhe mbledh kanaēe nė kazanėt e plehrave, shkoj dhe nė Sharre. Vajzat nuk i marr me vete, se kam frikė, po i mbyll nė shtėpi me ēelės. Vetėm kam njė merak, se kohėt e fundit djali i vogėl nuk ha dhe ėshtė i zbehtė. A thua i ka bėrė keq dalja natėn qė kėrkojmė nėpėr kazanė?
    Nė lagje nuk mė japin tjetėr ndihmė. Motrat e Nėnė Terezės mė kanė dhėnė disa herė ndihmė, po tani nuk mė japin mė. ‘Oh, sa shumė janė si puna jote, - mė thonė ato, – ne nuk mund t`i ndihmojmė tė gjithė’. Po ti si mė thua, kush mund tė mė ndihmojė?”

    I tregoj procedurėn qė duhet tė ndjekė pėr tė paraqitur vajzėn e madhe pėr nė KMCAP, nėse mund tė pėrfitojė pagese paaftėsie.
    Me shikon me mosbesim dhe shton: “E ku kam kohė unė, pastaj kėto punė duan lekė, unė nuk i kam as kėto.
    - Si thua ti, nuk ėshtė turp qė mbledh kanaēe mjaft qė tė fitoj ndonjė lek, se ndryshe nuk ja dal dot”? Dhe, papritur pėrgjigje shton: “Nuk ėshtė turp! Jo! Unė prapė do mbledh kanaēe …”
    Duke mė zgjatur dorėn pėr tė mė pėrshėndetur mė thotė:
    “Me fal qė tė mbajta kaq kohė dhe shumė faleminderit qė mė dėgjove, dhe u lehtėsova shumė se nuk kam ndonjė njeri qė tė qaj hallet.”
    U ngrit dhe duke mė falenderuar dhe njėherė, mė pėrqafoi si tė mė kishte ndonjė mikeshė tė vjetėr...
    E mbetur pa fjalė, e habitur se sa pak kėrkonte dhe e pafuqishme pėr ta ndihmuar, e ndoqa me sy deri sa mbylli derėn..
    “Shumė faleminderit qė mė dėgjove! Unė prapė do tė mbledh kanaēe”!
    Mė goditėn si ēekan nė kokė kėto fjalė.

    Parasysh me dolėn me radhė strategjia pėr luftėn kundėr varfėrisė, qeveritarėt dhe politikanėt e tė gjitha ngjyrave, pozantė, tė krekosur nė mitingje, konferenca, nė studiot televizive, me premtimet e pafund nė fushatat elektorale, m’u kujtuan zonjat, kryetare tė shoqatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave, qė me shprehje tė bukura, tė marra hua nėpėr seminare pa fund, tė veshura bukur, qė filozofojnė pėr gratė dhe tė drejtat e tyre, nė konferenca apo nė media.
    Nuk e di a i sheh M.Pėrrenjasi kėto nė televizor!? Ndoshta ajo nuk ka as televizor nė shtėpi!!
    “Shumė faleminderit qė mė dėgjove! Unė prapė do tė mbledh kanaēe!!!”


    (shėnim: Shkrimi ėshtė sjellė nė G.SH. nga njė punonjėse e administratės e cila nuk do tė identifikohet pėr shkak tė pozicionit. Redaksia ka bėrė njė pėrjashtim pėr kėtė botim nisur nga fakti se historia e treguar ėshtė e vėrtetė, rrėqethėse, dhe ka personazhe konkretė)

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18
    shume histori rengjethese !

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    mendoj qe duhen krijuar organizata qe te mund t'u vijne ne ndihme familjeve qe gjenden ne kushte te tilla.
    bashkohem me mendimin e anes, qe eshte histori vertet rrengjethese

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 gjera qė nuk duhet t“ia thoni njė gruaje shtatzėnė
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 09:37 AM
  2. Pershendetje. Profil i kopjuar ne Facebook.
    Nga Emanuela 1 nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-08-2010, 03:22 PM
  3. Dentisti gabimisht ia nxjerrė 13 dhėmbė njė gruaje
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 10:25 AM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 11:00 PM
  5. Si te kemi te njejtin profil-Firefox ne XP dhe Vista
    Nga ReniX nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2008, 11:11 PM