Shumė cilėsi tė njeriut sot kanė humbur si vesa e mėngjesit nga dielli. Edhe te ata pak njerėz qė kanė mbetur, moderniteti i kohės i quan si demode, qė duhet tė futen nė sirtarėt e muzeut dhe tė mos dalin mė.

Po herė pas here mund t’i ēojmė fėmijėt tanė dhe t’i tregojmė se dikur ka qenė dhe kėshtu, se dikur ne kemi qenė tė mirė, pavarėsisht se edhe tani kėshtu e vlerėsojmė veten; se dikur kemi qenė tė sjellshėm, sot duhet tė sillesh arrogant, pasi kėshtu ta kanė frikėn tė tjerėt dhe ti bėhesh zot i tyre; se dikur kemi qenė mikpritės, por sot sofra ėshtė djegur, pavarėsisht se energjia elektrike ka shkuar nė ēdo skaj tė vendit; besnikė, njerėz tė besės, sa shqiptarit i ka dalė dhe nami nė vendet e ndryshme tė botės (Besa e shqiptarit si purteka e arit.), sot jemi kthyer nė njerėz hipokritė, qė ndryshe themi dhe ndryshe bėjmė.
Po tė shikojmė kuptimin e fjalės besnikėri, do tė kishim: Tė qenit besnik ndaj dikujt a diēkaje.

Po besnik, ēfarė kuptimi ka? Besnik, qė e mban deri nė fund zotimin a besėn e dhėnė; qė ndjek pa u lėkundur dikė, qė nuk e tradhton kurrė ose qė ruan deri nė fund dashurinė pėr tė dhe e mbron me tė gjitha forcat.

Drejtimet e saj janė tė ndryshme, duke filluar qe te familja, si bėrthama bazė e shoqėrisė, duke kaluar mė pas te individėt e kėsaj shoqėrie. Sa mė tė lidhur tė jenė pjesėtarėt e njė familjeje, aq mė e lidhur do tė jenė njerėzit me njėri-tjetrin dhe e kundėrta.

Besnikėria ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė tregues i qartė pėr qėndrueshmėrinė e marrėdhėnieve dhe lumturinė familjare. Ajo duhet t’i shoqėrojė bashkėshortėt gjatė gjithė jetės, dhe jo vetėm kaq, por edhe nėse ndėrron jetė dikush prej tyre, tjetri duhet t’i qėndrojė besnik atij deri nė vdekje. Mirėpo, fatkeqėsisht, sot besnikėria bashkėshortore shihet si njė monedhė e rrallė qė i ka kaluar koha.

Sot, fatkeqėsisht, forcat kanė humbur gjatė pėrpjekjeve tė shumta tė pėrballimit tė vėshtirėsive jetėsore, tė mos themi gjatė pėrleshjeve tė vazhdueshme tė sė mirės dhe sė keqes. Ndoshta tani pėr tani kjo fjalė ėshtė larguar, por do tė vijė njė ditė kur njeriu tė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr rolin e tij, kur do t’i dhimbsen mė shumė fėmijėt e tij dhe nuk do tė luajė me jetėn dhe edukimin e tyre.

Themi kėshtu, pasi molla nėn mollė bie. Fėmijėt do tė shohin justifikimet e kota tė prindėrve tė tyre dhe do tė mėsojnė se nė jetė ecet kėshtu. Shkelja e besnikėrisė tė bėn edhe gėnjeshtar edhe hipokrit, tė humb vlerat mė tė bukura njerėzore qė ne i trumbetojmė kudo.

Kėtu do tė pėrmendim shtatė shenja qė argumentojnė besnikėrinė e bashkėshortit pėr gruan e tij dhe anasjelltas:

1. Justifikimi dhe shfajėsimi i bashkėshortes, sidomos kur ajo nuk ėshtė e pranishme.

2. Gruaja nuk duhet ndarė, pėrveēse pėr shkaqe madhore. Ajo nuk duhet tė ndahet pėr shkak tė moshės sė saj tė madhe, as pėr shkak se ajo mund tė sėmuret, as pėr shkak se ajo mund tė jetė e varfėr, as pėr shkak se burri mund tė largohet nė njė vend tjetėr me punė, studime etj.

3. Tė vazhdosh ta duash dhe ta vlerėsosh bashkėshorten edhe pas vdekjes sė saj.

4. Respektimi i shoqeve tė bashkėshortes.

5. Mbajtja e lidhjeve me njerėzit e gruas dhe respektimi i tyre.

6. Gruan duhet ta lavdėrosh, tė lutesh dhe t’i kėrkosh falje Zotit pėr tė.

7. Zbatimi i porosive tė saj, edhe pasi ajo ka vdekur.

Ata duhet tė ruajnė sekretet familjare dhe duhet tė kujdesen tė dy sė bashku pėr miredukimin e fėmijėve. Duhet ta mbrojnė nderin dhe pasurinė, jo vetėm kur janė tė dy tė pranishėm, por edhe nė mungesė tė dikujt prej tyre. Tė gjitha kėto janė pjesė e besnikėrisė bashkėshortore.

Pėrsa i pėrket gjesteve qė vėrtetojnė besnikėrinė bashkėshortore, do tė pėrmendja dy tė tilla, tė cilat mendoj se janė shumė tė rėndėsishme pėr kohėn qė jetojmė.

1. Kultivimi i dashurisė dhe tė shprehurit e vazhdueshėm tė saj nga tė dyja palėt.

2. Moskėrkimi i ndarjes nga tė dyja palėt pa ndonjė shkak madhor.