Receta Gatimi

Shkup: Hidhet nė lumė 36 vjeēarja Sadete Jakupi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e burimi_zh
    Anėtarėsimi
    Oct 2007
    Postime
    62
    Reputacioni
    17

    Shkup: Hidhet nė lumė 36 vjeēarja Sadete Jakupi

    Pas divorcit nga bashkėshorti, 36 vjeēarja Sadete Jakupi mendohet se ėshtė vetėvrarė, duke u hedhur nga Ura e Hekurit.
    Pas shumė problemeve familjare, vetėm tre muaj pas divorcit nga bashkėshorti, 36 vjeēarja Sadete Jakupi nga fshati Moranė i Shkupit mendohet se ėshtė vetėvrarė, pėrpara disa ditėsh, duke u hedhur nga Ura e Hekurit. Familjarėt e Jakupit thonė se ajo prej tre muajsh kur ėshtė divorcuar nuk e ka parė vajzėn e saj 6 vjeēare, vetėm fshehurazi e ka vizituar atė nė shkollė. Gjatė vizitės sė fundit qė ia ka bėrė Sadete Jakupi vajzės sė saj tė vogėl tek oborri i shkollės, sipas familjarėve, vajza ka refuzuar ta shohė tė ėmėn dhe nga e gjithė kjo sipas tė gjitha gjasave nėna ėshtė vetėvrarė.

    "Rasti ka ndodhur, ajo ka qenė e martuar, tani mė e divorcuar gati tre muaj, ka njė vajzė 6 vjeēare. Ajo atė ditė ka qenė pėr ta parė vajzėn tek shkolla, por ajo nuk e ka dashtėn hiē, sepse tė familjes sė babait e kanė ftohur prej nėnės...te shkolla veē me e pae, nė shtėpi nuk ka dashur tė vjen vajza, kurse vajza shumė e ka dashur nuk ėshtė ndarė asnjėherė prej nėnės sė vet, por qe tre muaj prej kur ėshtė ndarė prej burrit dhe vajza ėshtė larguar, veē tek shkolla ka mund ta sheh, ka gjysmė ore secilėn tė shtune...", theksoi Nazmi Zejadini, familjarė i Sadete Jakupit.

    Familjarėt e kanė paraqitur rastin nė polici menjėherė pasi ka pasur dėshmitarė qė e kanė parė duke u hedhur nga ura. Ekipet e kėrkimit kanė dalė nė terren pas 4 ditėsh nga ngjarja.

    "Me marrjen e informatės ne menjėherė bėmė mobilizimin e ekipeve tona qė i kemi nė Strumicė dhe nė Strugė. Tash ekipi ėshtė duke u pėrgatitur dhe menjėherė do tė marrin aksion pėr kėrkimin e trupit tė pajetė", tha Ekrem Zendeli, zėvendėsdrejtor nė drejtorinė pėr mbrojtje dhe shpėtim.

    Duke komentuar fenomenin e vetėvrasjes, teologu Bekir Halimi shprehet se problemet familjare nuk duhet tė zgjidhen me vetėvrasje. Sipas Halimit feja dėnon fenomenin e vetėvrasjes, sepse nė kėtė mėnyrė vetėm shtohen problemet nė familje.

    "Qėndrimet fetare tregojnė se besimtarėt duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm, shumė tė ngadalshėm dhe shumė durimtarė nė zgjidhjen e problemit dhe mos tė marrė hapin e divorcimit sepse divorcimi do tė lenė pasoja nė dy personat qė janė ndarė, mes burrit dhe gruas, por gjithashtu do tė lė edhe pasoja nė fėmijėn, e nė kėtė rastė siē kemi informata fėmiju ėshtė shkaku i gjithė kėsaj mosmarrveshjeje dhe gjithė kėtij qėndrimi negativ qė ėshtė marrė rreth kėtij problemi", vlerėson teologu Bekir Halimi.
    Policia ka marrė denoncimin dhe dėshmitė e okularėve, dhe po zhvillon hetimet pėr rastin. Gjithashtu po vazhdojnė edhe kėrkimet pėr gjetjen eventuale tė trupit tė pajetė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e noemi84
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    bologna
    Postime
    139
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    maskara ish bashkeshorti se nuk ka krim me te madh se te ndash femijen nga nena.dhe aq me teper ta vesh kundra nenes.tani si mund te rritet ai femij ne qofte se e mer vesh se nena esht vetvrar se ajo e mohoi e detyruar nga te tjeret,se vet nuk ma me mendia,esht vetem 6vjece mosha ku ka me shum nevoj per ate nene.nuk arrij ta imagjinoj.krim.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shume zgjidhje gabuar dhe vajzen e la jetim!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-05-2013, 04:52 PM
  2. Kevin Mitnick do shfaqet nė Shkup nė muajin tetor?
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 04:52 PM
  3. 22-vjecarja hidhet nga tarraca me femijen 2 vjec
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 10:06 AM
  4. Feston ditelindjen ne lume, e ha krokodili
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:29 PM