Receta Gatimi

Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė

    Qendra "Aksion Plus", pohon se kriza ekonomike po rrit numrin e prostitutave. Raporti i USAID: "Tashmė janė edhe tė arsimuara"



    Varfėri dhe prostitucion. Ėshtė pikėrisht kriza ekonomike qė po ēon nė rritjen e numrit tė femrave, qė, nė kėmbim tė seksit, pėrfitojnė para pėr tė siguruar mbijetesėn. Ky ėshtė njė fenomen qė po vihet re gjithnjė e mė shumė nė vendin tonė. Fatkeqėsia e kėtij realiteti qėndron nė faktin se vetė tė afėrmit i nxisin kėto viktima tė prostituojnė. Kėtė e pohon pėr gazetėn mjeku i qendrės sė "Aksion Plus", Kahreman Harxhi, i cili pret ēdo ditė nė kėtė qendėr jo vetėm pėrdorues droge, por edhe punonjėse seksi. Ndėrsa nė raportin e fundit tė USAID-it pėr viktimat e trafikimit, bėhet e ditur se, tashmė, kėsaj rruge i janė futur edhe femrat e arsimuara.


    Varfėria
    "Kriza ekonomike po reflektohet nė njė mėnyrė shumė tė ashpėr. Po ndikon nė rritjen e numrit tė prostitutave dhe kėtė e vėmė re ēdo ditė e mė shumė gjatė punės sonė tė pėrditshme",- pohon Kahreman Harxhi, duke shtuar se kjo kategori nuk shikon asnjė rrugė tjetėr pėr tė siguruar mbijetesėn. Ndėrkohė, ai pohon se shumė nga pėrdoruesit e drogave, nė pamundėsi pėr tė gjetur tė ardhura pėr tė marrė drogė, ofrojnė shėrbim seksi. Ndėrsa nė raportin e fundit tė USAID-it pėr viktimat e trafikimit, thuhet se 27 pėr qind e femrave janė bėrė viktima tė trafikimit, pėr arsye tė kushteve tė vėshtira ekonomike dhe, 30 pėr qind e tyre kanė rėnė pre e trafikimit nė kėrkim tė njė tė ardhmeje mė tė mirė.


    Arsimimi
    Nėse tė dhėnat e studimeve apo raporteve tė mėparshme, tė pėrgatitura nga organizma tė ndryshėm qeveritarė e joqeveritarė, tregojnė se niveli i ulėt arsimor i viktimave ėshtė njė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm qė krijon rritje tė cenueshmėrisė nga dukuria e tė rėnit pre e trafikimit, raporti i fundit i USAID-it, tregon tė kundėrtėn. "Pothuajse njė e dyta e viktimave tė trafikimit e kanė kryer arsimin e detyrueshėm 8-vjeēar, duke e lėnė shkollėn nė moshėn 14 vjeē. Ndėrsa 18 pėr qind e tyre e kishin mbaruar shkollėn e mesme",- bėhet e ditur nė raport, duke u theksuar se janė shėnuar raste edhe me viktima qė e kanė mbaruar universitetin.


    Raporti i fundit i USAID-it, pėr viktimat e trafikimit: "Vetėm 4 % e tyre janė rrėmbyer me dhunė"
    USAID: Nė 58 % tė rasteve, viktimat trafikohen nga tė afėrmit



    Fenomeni i prostitucionit po bėhet akoma mė tronditės, pasi trafikantėt e tyre, tashmė janė vetė tė afėrmit e tyre. Raporti i fundit i USAID-it pėr Trafikimin e Qenieve Njerėzore, bėn tė ditur se 58 pėr qind e viktimave tė trafikimit qė u ėshtė dhėnė ndihmė nė strehėzat pėrkatėse, rrėfejnė se ishin rekrutuar nga dikush qė e njihnin. "Kėtu pėrfshihen bashkėshortėt, tė fejuarit, fqinjėt, ose tė afėrm tė tjerė tė viktimės. 30 pėr qind e tyre janė rekrutuar nga tė panjohurit dhe vetėm 4 pėr qind janė rrėmbyer me dhunė",- bėhet e ditur nė raportin e fundit tė USAID-it, duke u shtuar se kėrkimi i njė jete mė tė mirė nė vendet e tjera, kryesisht pėr punė, si edhe niveli mė i ulėt ekonomik, janė dy faktorėt shtytės mė kryesorė, qė nxisin cenueshmėrinė e viktimave tė trafikimit. Po sipas kėtij raporti, fėmijė nėn moshėn 18 vjeē dhe pothuajse asnjė rast mbi moshėn 30 vjeē, janė grupmosha mė dominuese e trafikimit. Nė raport bėhet e ditur se kjo grupmoshė ėshtė mė e preferuar pėr trafikantėt, pėr faktin se sjell mė shumė fitime dhe ėshtė mė e lehtė tė bien pre e trafikantėve. Ndėrsa, sa i takon gjendjes civile, mė shumė se njė e dyta, sipas raportit, janė tė pamartuara. "Ka njė korrelacion tė ngushtė midis pjesės 35 pėr qind tė viktimave qė janė tė martuara ose tė shkurorėzuara, dhe pjesės 36 pėr qind tė po tė kėtyre grave dhe vajzave, qė janė tėrhequr pėr tė rėnė nė trafikim, pėrmes premtimeve tė rreme pėr marrėdhėnie dashurie",- thuhet nė raport.


    Qahi: Trafikimi i femrave, tashmė brenda kufijve


    Mund t'u them se, tashmė, po vihet re trafikimi brenda territorit tė vendit, dhe kjo ka disa arsye. Kėtė e ka pohuar nė njė intervistė pėr "Shekulli"-n, pak kohė mė parė, drejtori i Qendrės Kombėtare tė Viktimave tė Trafikimit, Xheladin Qahi, i cili ka theksuar se kjo lidhet me disa arsye dhe, e para ėshtė mundėsia qė ky treg ka pėr tė frekuentuar kėto viktima. Arsyeja e dytė, sipas tij, ėshtė vėshtirėsimi i kalimit tė kufijve nė mėnyrė tė paligjshme jashtė vendit, pėr t'i tregtuar ato. Arsyeja e tjetėr ėshtė se ka shumė prej tyre qė vijnė nga zona shumė tė varfra, pa njė bazė ekonomike dhe, shpresa se nė qytetet e mėdha do tė vijnė dhe do tė gjejnė parajsėn, i dėrgon drejt kėsaj rruge, duke u bėrė viktima tė trafikimit. Pjesa mė e madhe e tyre vijnė nga zona rurale dhe gjendja ekonomik e tyre ėshtė mizerabėl. "Nė pėrgjithėsi, janė vajza qė kanė vetėm njėrin prind dhe janė tė papuna. As vetė nuk kanė mundėsi tė punėsohen nė vendet e tyre. Pėr njė jetė mė tė mirė, kėrkojnė ndihmė tek dikush. Fillimisht vijnė pėr njė punė mė tė mirė nė Tiranė ose Durrės dhe fillojnė, kryesisht, punė si kameriere, pastaj i plotėsojnė me shėrbime shtesė, qė ėshtė prostitucioni",- pohon Qahi.


    "Kriza ekonomike po reflektohet nė njė mėnyrė shumė tė ashpėr. Po ndikon nė rritjen e numrit tė prostitutave dhe kėtė e vėmė re ēdo ditė e mė shumė, gjatė punės sonė tė pėrditshme"


    "Pothuajse njė e dyta e viktimave tė trafikimit, e kanė kryer arsimin e detyrueshėm 8-vjeēar, duke e lėnė shkollėn nė moshėn 14 vjeē. Ndėrsa 18 pėr qind e tyre, e kishin mbaruar shkollėn e mesme"
    60 pėr qind e viktimave tė trafikimit janė rekrutuar nga dikush qė e njihnin, sipas raportit tė USAID-it
    4 pėr qind e viktimave tė trafikimit janė rekrutuar nėpėrmjet rrėmbimit, sipas raportit tė USAID-it

    Eglantina Bardhi
    Shekulli Online

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Fatkeqesisht eshte nje realitet me te cilin duhet te perballemi....
    Por eshte dicka e tmerrshme kur ata detyrohen ta kryejne kete profesion, sidomos nga njerez te njohur...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-07-2013, 01:39 AM
  2. Rritet numri i softuerėve dashakeq
    Nga Kliton nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-07-2010, 06:56 PM
  3. Rritet numri i viktimave tė tėrmetit
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-10-2009, 07:48 PM
  4. Rritet numri i viktimave nė Liqenin e Ohrit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 07:47 PM
  5. Nė Gjermani rritet sėrish numri i azilkėrkuesve
    Nga Enkelejda_24 nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 12:02 PM