Sot mbushet plot nje vit nga tragjedia e Gerdecit. Mesditen e 15 marsit te vitit 2008 nje shperthim gjigand vrau 26 persona dhe plagosi qindra te tjere.
Shkateroi pothuajse te gjithe zonen duke lene plage te thella te cilat ende nuk jane mbyllur. Por cfare ka ndodhur ate dite. Ja disa nga momentet qe do te mbahen mend gjate ne kujtesen e te gjitheve. 15 mars 2008, e shtune, ora 11 e 43 minuta. 400 ton municione shperthejne ne punishten e demontimit te armeve ne Gerdec, nje fshat 13 kilometra nga kryeqyteti shqiptar. 26 te vrare, 300 te plagosur, shtepi te shkaterruara.
Momenti i pare i shperthimit ka krijuar kaos, sa do te duheshin minuta te tera per te perceptuar ate qe kishte ndodhur. Perimetri i vatres se shperthimit ishte 3.5 kilometra, ndersa zona e kraterit 18 ha. Zona qe ndjeu ndikimin maksimal te ketij shperthimi shokoi deri ne 3 mije ha perreth punishtes se Gerdecit, ndersa tronditi mijera banore. Lekundjet qe shkaktoi ne toke ishin ato te nje termeti 4 balle.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon e para zyrtarisht lajmin duke derguar ne vendin e ngjarjes 15 ambulanca per transportin e te plagosurve. Stacioni i pare, Spitali Ushtarak ne kryeqytet. Numri i te plagosureve rritet nga minuta ne minute. Vihen ne dispozicion te gjitha pavionet e QSUT-se. Autostrada Tirane-Durres behet e pakalueshme. Automjetet e demtuara ne afersi te Gerdecit mbeten te parkuara aty ku kishin ndaluar ne momentin e shperthimit, ndersa drejtuesit e tyre largohen te frikesuar nga ndonje shperthim i radhes.
Shperthimi i fuqishem ka krijuar kaos. 45 minuta pas ngjarjes konfirmohen zyrtarisht 4 te vdekur dhe 144 te plagosur. Shifra reale nuk u dha e sakte diten e pare, jo vetem per shkak te kaosit te madh qe ekzistonte por edhe per te mos krijuar panik akoma edhe me te madh tek qytetaret. Forca te shumta ushtarake dhe policore rrethuan zonen 2 ore pas shperthimit per te mos lejuar askend te kalonte, per shkak se zona ishte e mbjelle me predha te pashperthyera.
Ne mbremje banoret qe per fatin e tyre te mire i kishin shpetuar kesaj tragjedie u sistemuan per te kaluar naten e pare shokuese ne hotele te ndryshme.
Burimi:Top-Channel